Thatësira që po vijon edhe gjatë muajit shtator po zgjat problematikën e banorëve të qytetit të Kukësit, të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët e kateve të larta të pallateve, prej muajsh vuajnë mungesën e ujit, duke u detyruar të blejnë ujë për të mbushur depozitat e tyre. Qytetarët që jetojnë në katet e ulëta ankohen se furnizim është i pamjaftueshëm për nevojat e familjes. Në lidhje me këtë situatë, jashtë kamerave, drejtues të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kukësit shprehen se rënia e prurjeve të burimeve të Lojmës dhe Kolosjanit si dhe shpërdorimi i ujit për vaditje nga…
Author: tirana
Policia në Fier ka arrestuar një 41-vjeçar që cilësohet si koka e një grupi kriminal, të goditur gjatë një operacioni ndërkombëtar të nisur nga Antimafia e Firences, në Itali. Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, ka rënë në pranga shtetasi Edi Hoxha (alias Edison Hoxha). Hetimet që çuan në goditjen e grupit të koordinuar nga 41-vjeçari nisën disa muaj më parë dhe u shtrinë në të dyja shtetet. Sipas policisë kjo organizate kriminale akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021. Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9…
Pasi në Asamblenë e PS-së kryeministri Edi Rama tha se Ogerta Manastirliu është kandidate e PS-së për zgjedhjet që do të mbahen në Bashkinë Tiranë. Kështu këtë të mërkurë Rama ka nisur takimet. Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, lideri i socialistëve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë. Rama ka thirrur në zyrën e tij nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu. Në orën 18:00 do të vijojë takimi i Ramës me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku tema e…
Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Berisha pretendon që fotoja është bërë në qelinë e burgut ku po vuan dënimin e mbetur. Në pamjet Dako duket i shtrirë në krevat dhe në dorë mban një telefon celular.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu kritikon vonesat procedurale të shkaktuara nga opozita në Kuvend, në një seancë që ishte parashikuar pa debate. Sipas ministrit, mbi 90 minuta u humbën për shkak të atyre që i quan “kollotumba” procedurale të opozitës. “Mbi 90 minuta të shpenzuara sot me “kollotumba” proceduriale, jo nga ne. Procesverbali është dokument formal, jo kasetë që riluhet sa herë i leverdis dikujt për të përsëritur të njëjtat akuza, jo për qytetarët, vetëm për vete”, shkruan Gogu. Kuvendi ka miratuar emrat e anëtarëve të 11 Komisioneve të Përhershme Parlamentare me 93 vota pro, 3…
Kamëz Vodhi një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, identifikohet dhe kapet menjeherë pas krimit, 44-vjeçari. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz. 44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku…
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 1723 bimë të dyshuara kanabis sativa. Për pasojë janë arrestuar babë e bir, të dyshuar për kultivimin e 165 bimëve narkotike, në fshatin Vukpalaj. Po ashtu procedohen penalisht gjashtë kryetarë fshatrash, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Njoftimi: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), të dyshuar për kultivimin e 165 bimëve narkotike, në fshatin Vukpalaj. Procedohen penalisht 6…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se “për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës” “Me Presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i…
Kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 18:00 takim në Kryeministri me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë. Takimi vjen në kuadër të shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj. E pranishme në takim, mësohet se do jetë edhe Ogerta Manastirliu. Takimi pritet të zhvillohet në Kryeministri në orën 18.00.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës. Sipas uniformave blu, e mitura ndodhet aktualisht në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. “Po këta specialistë u referuan materiale për vlerësim pasi, më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Bulqizë/ Aksident në një subjekt minerar humb jetën një minator 50 vjeç “Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.“-njofton policia.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. Ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi, sundimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës ishin temat kryesore të diskutimit.“Kënaqësi të prisja sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj. Nancy VanHorn. Diskutuam për ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi, sundimin e ligjit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, për ta bërë të pakthyeshëm progresin e arritur deri më tani dhe për të garantuar anëtarësimin në BE brenda vitit…