Pasi Erion Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi. Ai Blushi shkruan se këshilltarët socialistë votuan edhe vetë shkarkimin e tyre, pasi sipas tij, ata e kanë mbështetur Veliajn në çdo aferë korruptive dhe në çdo akt tjetër. Postimi i plotë Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre. Ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës. Të njëjtët që u ngritën në protesta me thirrjet “Lali…
Author: tirana
Ora e reperit Mozzik e konfiskuar para një jave në Aeroportin e Prishtinës nga Dogana e Kosovës, del të jetë false. Qëndrimi vjen nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, të cilët janë përfaqësues ligjor të markës zvicerane Richard Mille. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kompania ligjore ka konfirmuar se ora e sekuestruar është e falsifikuar, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille. Postimi i plotë Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me studion arkitekturore prestigjoze LUCA DINI Design & Architecture, për hartimin e një strategjie detare për vendin, me qëllim pozicionimin e Shqipërisë si një qendër e re dhe e qëndrueshme në peizazhin mesdhetar të jahteve. Lajmi e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa ishte e pranishme në Konferencën ndërkombëtare për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme, mbajtur në Monaco, ku shoqërohej nga arkitekti i njohur Luca Dini. Vizioni udhëheqës është krijimi i një rrjeti marinash të ndërlidhura, që bashkëpunojnë në vend që të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën dhe Indinë se po financojnë luftën e Moskës kundër Ukrainës përmes blerjeve të produkteve ruse. Duke folur para udhëheqësve botërorë në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 shtator, Trump, i cili do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, tha se ai mund të vendosë sanksione ndaj Rusisë për të ndalur luftimet, por pa veprime të ngjashme nga Evropa “ne të gjithë po humbasim shumë kohë”. “Në rast se Rusia nuk…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Thethi i rilindur, pas lirimit të hapësirave publike. ”Thethi i Rilindur”, ka shkruar Rama në Facebook. Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Thethi vijon të mbetet destinacioni turistik që përmbush pritshmëritë e turistëve dhe vizitorëve me panoramat e rralla që ofron. Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.
Këshilli Bashkiak votoi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në votim nuk mori pjesë Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike, i cili gjatë fjalës së tij tha se procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar. Nga salla u larguan dy këshilltarët e PS, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi, të cilët nuk morën pjesë në votim.
Pas diskutimeve, në formë unamime, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë votuar PRO shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar dhe propozimi i tyre tashmë do të shkojë tek qeveria ”Rama 4”. Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt në fakt është propozim. Ky propozim i dërgohet Prefektit të qarkut, dhe Prefekti ja dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt Qeverisë. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave, që do të certifikojë shkarkimin e Erion Veliajt ose jo. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej.
Këshillari i PD-sl në Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, tha se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve. ”Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin që kjo mbledhje të mbyllet. Ka qenë gjithmonë përpjekjet e opozitës vënies para përgjegjësisë të kryetarit të bashkisë, për aferat. Ai në vetë nuk i ka bërë këto zgjedhje, bashkë me ju i kanë bërë, ju i aprovonit vjedhjet, incineratorin. Te shtëpia ime 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj,…
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Albi Jahelezi ka thumbuar këshilltarët socialit, teksa tha se sot ata po i bëjnë Erion Veliaj vdekjen politike. Ai theksoi se ky vendim është i vonuar. ”Fjala juaj ishte në hyrje ishte mbresëlënëse sesi e admironit punën e kryebashkiakut tashmë të shkarkuar. Por është shumë kontradiktore që sot vini dhe e shkarkoni Erion Veliajn. Ne kërkesën për shkarkimin e Veliajt e kemi që në Maj dhe kjo gjë është me vonesë. Nëse ne do ta kishim marrë këtë vendim që po marrim sot, punët e Bashkisë do te ishin ndryshe. Bashkia do t’i…
Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano tha se kryeqyteti po vuan prej 12 vitesh, dhe jo prej muajit shkurt kur dhe u arrestua Erion Veliaj. ”Jam shumë dakord që Tirana po vuan. Nuk kishte nevojë për një drejtues që nga Shkurti? Nuk po vuan vetëm këto 7 muaj, ka 12 vjet që po vuan. Kam kërkuar të shtohet në rend dite edhe miratimi i bonusit të qirasë. Po bëni çdo gjë sa mos preket qëllimi parësor, aksioma e pushtetit”, tha ndër të tjera Jonathan Pano.
Këshilltari i PD, Dorian Teliti, falënderoi këshilltarët socialistë që sipas tij më në fund u ngritën në lartësinë e detyrës, duke miratuar propozimin për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. ”Keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie dhe kjo i ka munguar Tiranës. Ky është një akt historik, që mund të ndodhë sërish pas 30-40 vitesh. Sot i bashkuat ju me ne votat, jo ne me ju. Faleminderit që po e lironi Tiranën”,-tha Teliti. Ai shtoi se Veliaj duhet të ishte shkarkuar shumë kohë më parë, për abuzimet që ka kryer gjatë mandatit të tij. ”Do të doja ta…
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë e ka forcuar kapacitetin e tij për të kontribuar në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të ardhshme komunale, përmes dislokimit të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR), të cilët e përbëjnë Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it. Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e udhëhoqi ceremoninë zyrtare, ku morën pjesë Ambasadorët e shteteve kontribuese në EUROGENDFOR, për t’i mirëpritur policët shumë të specializuar dhe të aftë të EUROGENDFOR-it, të siguruar nga pesë forcat pjesëmarrëse: Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Xhandarmëria Mbretërore…