Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si “jashtëzakonisht produktiv” takimin me presidentin rus Vladimir Putin, zhvilluar në Anchorage të Alaskës. Pas rreth tre orësh negociata me dyer të mbyllura, Trump u shpreh se është bërë përparim i madh, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Ramë dakord për shumë pika, disa janë të vogla, njëra është shumë e rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se “do të nisin telefonatat me NATO-n dhe presidentin Zelensky” për t’i informuar mbi bisedimet.
Author: tirana
Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri në të dendura, më të theksuara në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes. Në këto zona parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore do të shfaqen shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 8 m/s. Valëzimi në det pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.
Pas dëmeve që shkaktuan zjarret në vend, kryeministri Edi Rama është shprehur se kushdo që humbi shtëpinë do t’i rindërtohet falas. Nga ana tjetër edhe fermerët që humbën krerët do të rifinancohen. ”Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve. Ky grup realizon inventarizimin e…
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda të reja amerikane, ceremonia e dorëzimit të së cilave është realizuar sot në Prishtinë. Kryeninistri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se sot janë pranuar autoblindat e reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. “Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë…
Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Florenc Spaho ka vizituar sot ambientet e Shërbimit Onkologjik për të komunikuar drejtpërdrejt me pacientët. Spaho ka vizituar shërbimin onkologjik për t’u njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Vetë pacientët në shërbime të tjera kanë konfirmuar me herët se drejtori i përgjithshëm Spaho ka vizituar thuajse çdo shërbim të QSUT për të prekur nga afër çdo problematikë në shërbime. Spaho që prej marrjes së detyrës ka theksuar se fokusi i shërbimit është pacienti dhe trajtimi dinjitoz i tyre.
Nëse nuk do të dali me një rezultat armëpushimi nga bisedimet maratonë të ditës së sotme në samitin e Alaskës, presidenti Donald Trump nuk do të ishte i kënaqur. “Dua të shoh një armëpushim. Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot”, është shprehur Trump. Presidenti i SHBA-së e deklaroi këtë afërsisht dy orë para samitit të Alaskës me udhëheqësin rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë zbuloi më herët sot se nëse armëpushimi dështon, kreu i SHBA-ve është i përgatitur të largohet nga samiti i Anchorage.
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20. Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. Tërmeti me thellësi fokale 5 km, e kishte epiqendrën rreth 7 km në jugperëndim të Krujës.
Qeveria Rama ka premtuan dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur pa to, ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu ka dhënë detaje të mëtejshme sesi do të realizohet kjo gjë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se në çdo bashki do të ngrihet Grupi i Konstatimit me urdhër të kryetarit që do të verifikojë dëmet dhe do të plotësojë formularët me kostot financiare. Më pas do të përgatiten lista për subjektet e dëmtuar dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili…
Për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, këngëtari Luiz Ejlli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo ngjarje është pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar. Ndër të tjera këngëtari shprehet se pas kësaj tragjedie sy nëna sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. “Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti…
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se në pasditen e së premtes është mbyllur pika kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë, për shkak të përhapjes së zjarreve. Përmes një postimi në Facebook, kjo organizatë qeveritare ka thënë se është njoftuar nga pala maqedonase se zjarret janë afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë, ndërsa vendimin për mbylljen e kufirit e ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme. Vendet e Ballkanit dhe një pjesë e mirë e kontinentit evropian po përballen këtë javë me temperatura rreth apo mbi 40 gradë Celsius. Agjencia për Menaxhim…
Me rastin e festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari, e njohur edhe si Pashka e verës për besimtarët ortodoksë, kryeministri Edi Rama përcolli urimet për këtë ditë të shënuar të kalendarit fetar. ”Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari për të gjithë besimtarët ortodoksë”, uron Rama. Festa e Shën Marisë përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit liturgjik për Kishën Ortodokse. Ajo ngjall ndjenja të thella përkushtimi, reflektimi dhe shprese, duke bashkuar mijëra besimtarë në lutje, përkushtim dhe kremtim të jetës dhe shenjtërisë së Hyjlindëses.
Policia e Shtetit ka gjetur fëmijën e humbur në plazhin e Shëngjinit. Efektivët e Rendit në Shëngjin njoftuan sot se i dorëzuan familjes në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova. “Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte…