Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Thethi i rilindur, pas lirimit të hapësirave publike. ”Thethi i Rilindur”, ka shkruar Rama në Facebook. Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Thethi vijon të mbetet destinacioni turistik që përmbush pritshmëritë e turistëve dhe vizitorëve me panoramat e rralla që ofron. Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Read More

Këshilli Bashkiak votoi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në votim nuk mori pjesë Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike, i cili gjatë fjalës së tij tha se procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar. Nga salla u larguan dy këshilltarët e PS, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi, të cilët nuk morën pjesë në votim.

Read More

Pas diskutimeve, në formë unamime, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë votuar PRO shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar dhe propozimi i tyre tashmë do të shkojë tek qeveria ”Rama 4”. Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt në fakt është propozim. Ky propozim i dërgohet Prefektit të qarkut, dhe Prefekti ja dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt Qeverisë. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave, që do të certifikojë shkarkimin e Erion Veliajt ose jo. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej.

Read More

Këshillari i PD-sl në Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, tha se këshilltarët socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve. ”Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin që kjo mbledhje të mbyllet. Ka qenë gjithmonë përpjekjet e opozitës vënies para përgjegjësisë të kryetarit të bashkisë, për aferat. Ai në vetë nuk i ka bërë këto zgjedhje, bashkë me ju i kanë bërë, ju i aprovonit vjedhjet, incineratorin. Te shtëpia ime 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj,…

Read More

Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Albi Jahelezi ka thumbuar këshilltarët socialit, teksa tha se sot ata po i bëjnë Erion Veliaj vdekjen politike. Ai theksoi se ky vendim është i vonuar. ”Fjala juaj ishte në hyrje ishte mbresëlënëse sesi e admironit punën e kryebashkiakut tashmë të shkarkuar. Por është shumë kontradiktore që sot vini dhe e shkarkoni Erion Veliajn. Ne kërkesën për shkarkimin e Veliajt e kemi që në Maj dhe kjo gjë është me vonesë. Nëse ne do ta kishim marrë këtë vendim që po marrim sot, punët e Bashkisë do te ishin ndryshe. Bashkia do t’i…

Read More

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano tha se kryeqyteti po vuan prej 12 vitesh, dhe jo prej muajit shkurt kur dhe u arrestua Erion Veliaj. ”Jam shumë dakord që Tirana po vuan. Nuk kishte nevojë për një drejtues që nga Shkurti? Nuk po vuan vetëm këto 7 muaj, ka 12 vjet që po vuan. Kam kërkuar të shtohet në rend dite edhe miratimi i bonusit të qirasë. Po bëni çdo gjë sa mos preket qëllimi parësor, aksioma e pushtetit”, tha ndër të tjera Jonathan Pano.

Read More

Këshilltari i PD, Dorian Teliti, falënderoi këshilltarët socialistë që sipas tij më në fund u ngritën në lartësinë e detyrës, duke miratuar propozimin për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. ”Keni 7 muaj që i keni munguar kësaj lartësie dhe kjo i ka munguar Tiranës. Ky është një akt historik, që mund të ndodhë sërish pas 30-40 vitesh. Sot i bashkuat ju me ne votat, jo ne me ju. Faleminderit që po e lironi Tiranën”,-tha Teliti. Ai shtoi se Veliaj duhet të ishte shkarkuar shumë kohë më parë, për abuzimet që ka kryer gjatë mandatit të tij. ”Do të doja ta…

Read More

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë e ka forcuar kapacitetin e tij për të kontribuar në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të ardhshme komunale, përmes dislokimit të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR), të cilët e përbëjnë Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it. Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e udhëhoqi ceremoninë zyrtare, ku morën pjesë Ambasadorët e shteteve kontribuese në EUROGENDFOR, për t’i mirëpritur policët shumë të specializuar dhe të aftë të EUROGENDFOR-it, të siguruar nga pesë forcat pjesëmarrëse: Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Xhandarmëria Mbretërore…

Read More

Këshilltari bashkiak në Tiranë, Luan Bregasi tha se nuk po i bëhet gjyqi Erion Veliajt. Për të kjo është një mbledhje normale për raportin e Veliajt me Këshillin Bashkiak. ”Duhet konsideruar një mbledhje normale, rend dite, nuk duhet menduar se po bëhet një gjyq. Gjyqin Erion Veliajt do ja bëjnë institucionet gjyqësore. Ky akt që ne bëjmë sot është normal në kuptimin e një raporti që ka kryetari i një bashkie me një këshill bashkiak. Është raport ligjor. Opozita mund të ketë të drejtën që i erdhi rasti tani, mund ta bëni, por ne nuk po i bëjmë gjyq Erion Veliajt.…

Read More

Këshilltarja e PD-së, Ilda Zhulali e pranishme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt, tha se PS nuk e lejoi të merrte pjesë në mbledhje dhe renditi disa akuza. Sakaq kryetarja e Këshillit, Megi Fino i ndërpreu fjalën duke thënë se është jashtë objektit. Zhulali: Veliaj është gjallë, nuk ndodhet sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat, jam e kënaqur që sot mori shijen e gjellës që ka gatuar ndër vite, këtë gjellë që ia gatuat ju sot, ta provojë Veliaj nga qelia…

Read More

Ka nis mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Mbledhja u hap nga Megi Fino, kryetare e Këshillit Bashkiak, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve. ”Kujtojmë të gjithë se ishte tetori në 2015 kur Erion Veliaj nisi transformimin e Tiranës pas agonisë së kryebashkiut të mëparshëm, ishim dëshmitarë të transformimit. Nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë. Sot është dita të marrim një vendim për qytetarët…

Read More

Sekretari i Këshillit Bashkiak i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt. Në letër thuhet se s’ka vendim për të ndaluar prezencën në mbledhje. Në orën 16:00 do të mbahet mbledhja në Këshillin Bashkiak ku do të votohet për shkarkimin e Veliaj nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë. ”I nderuar kryetar, Ne vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çojë kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për…

Read More