Author: tirana

Zv/kyeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, këtë të premte pati një vizitë tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku u takua me Denisën dhe Nikollaqin. Teksa ka ndarë pamje nga takimi, Balluku shkruan se shumë prej projekteve infrastrukturore të këtij vendi, vepra arti e akse rrugore, mbajnë edhe firmën e tyre. Për këtë zv/kryeministrja nënvizon se burimet njerëzore janë aseti më i rëndësishëm, dhe që meritojnë respekt dhe mirënjohje. ”Denis dhe Nikollaqi kanë “një jetë” që janë pjesë e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Shumë prej projekteve infrastrukturore të këtij vendi, vepra arti e akse rrugore, që sot janë të aksesueshme nga të gjithë, mbajnë…

Read More

Bashkia e Gramshit, një ndër zonat më të prekura nga zjarret, do të nisë të hënën punën në terren për vlerësimin e dëmeve. Kryebashkiaku Besian Ajazi ka publikuar letrën e prefektit të qarkut Elbasan Ilir Bejtja, kjo drejtuar bashkive të tjera të këtij qarku për të ndihmuar në burime njerëzore bashkinë e Gramshit në këtë proces. “Falë mbështetjes së Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja dhe kolegëve të bashkive të qarkut, Elbasan, Librazhd, Cërrik, Prrenjas, Peqin dhe Belsh, të cilët po na mbështesin me burime njerëzore, inxhinierë, topograf, veterinerë dhe agronomë, ditën e hënë nisim punën në terren me 8…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses, e njohur ndryshe edhe si Pashka e Verës, përmes një videoje të veçantë ku shfaqen tri kisha të rëndësishme të Voskopojës, tashmë të restauruara. Në këtë mesazh urimi, ai solli në vëmendje Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, monumente të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që, pas ndërhyrjeve restauruese, janë rikthyer në identitetin dhe madhështinë e dikurshme. Ai theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore që përfaqësojnë këto kisha. Festa e Shën Marisë,…

Read More

Ditët e nxehta të gushtit, kreu i opozitës zgjodhi t’i kalonte në freskinë e maleve. Largimi i Sali Berishës për një pushim të shkurtër në Bjeshkët e Kosovës, ka prishur rutinën e krijuar prej disa muajsh ku nga kjo godinë jepeshim mesazhet politike prej tij. Qetësia mbizotëron në oborrin dhe korridoret e Partisë Demokratike. Të paktë janë ata që hyjnë e dalin nga godina blu. Vetë lideri i opozitës u kujdes që të dokumentonte vizitën e tij në Bjeshkët e Kosovës, duke publikuar disa fotografi. Berisha shihet i shoqëruar me disa ish-politikanë gjermanë, mes tyre Elmar Bruk dhe deputetin e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka një[ mesazh për kremtimin e Ditës së Shën Marisë. Në mesazhin e saj, Spiropali thotë se është një ditë reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores. ”15 gushti shënon kremtimin e Fjetjen e Hyjlindëses, Festën e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, ditën më të rëndësishme kushtuar Shenjtes Mari. Në Shqipëri ka një devotshmëri të veçantë lutjeje për Shën Marinë, pavarësisht besimit fetar. Në këtë ditë feste e reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores, lutje nga ne për të gjithë Ju, nën bekimin e Zojës”,-shkruan Spiropali.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shpreh mirënjohjen për çdo përpjekje dhe sakrificë të zjarrfikësve në këto ditë të vështira kur vendi u përball me situatë kritike të zjarreve të favorizuar nga temperaturat e larta. Nga 54 vatra sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Spiropali në një postim në rrjetet sociale shprehu respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët. Postimi i plotë Mirënjohje për çdo përpjekje dhe sakrificë; nga 54 vatra, sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët. Në veri, sot që prej orëve të para të…

Read More

Dhjetëra familje kanë mbetur pa banesa, pasi zjarri shkatërroi gjithçka, Bashkia e Gramshit thotë se do të ngrihet një komision i posaçëm verifikimi për dëmet e shkaktuara. Nënkryetari i bashkisë, Xhilson Bajrami, thotë se kompensimi do të bëhet ashtu siç deklaroi kryeministri për shtëpitë dhe bagëtitë. Ai tregon se situata është normalizuar plotësisht dhe mbi 40 banorë janë strehuar në konvikte dhe struktura hoteliere. ”Momentalisht kemi rreth 40 banorë në konvikt, nga ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Kemi kërkuar mbështetje me burime njerëzore që grupet e punës të shkojnë në terren për të bërë vlerësimin sa më real…

Read More

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E.G dhe xhaxhai i tij R.G, 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela. Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori i cili mbeti i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime…

Read More

Gjesti në një deklaratë publike dhe të ndjerë, thotë se po përballet me padrejtësi dhe se nuk mund të publikojë projekte të reja muzikore për një kohë të pacaktuar për shkak të problemeve me distributorin e tij të mëparshëm. Sakaq ka ardhur edhe reagimi i palës tjetër të përfshirë në këtë çështje. Onima ka publikuar një reagim zyrtar ku shpreh “keqardhje të thellë” për lajmet e rreme që janë shpërndarë në adresë të kompanisë nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij. Në reagim theksohet se burimi i mosmarrëveshjeve është dëshira e Gjestit për t’u liruar nga kontrata për shpërndarjen dhe monetizimin…

Read More

Pushimet e Leonardo DiCaprio-s në Ibiza u ndërprenë papritur nga një kontroll i policisë. Aktori i njohur u ndalua dhe iu kërkua dokumenti i identifikimit nga Guardia Civil, vetëm disa hapa larg një vile ku po merrte pjesë në një festë private të organizuar nga këngëtari spanjoll Arón Piper, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm.Incidenti, që ndodhi muajin e kaluar, u bë publik vetëm tani pas përhapjes virale të një videoje të shkurtër ku DiCaprio shfaqet duke pritur në radhë me partneren e tij, modelen Vittoria Ceretti, dhe dhjetëra të tjerë, gjatë kontrolleve nga oficerët e policisë. Sipas…

Read More

Fluturimet u pezulluan për pak kohë në aeroportin e Mançesterit të premten në mëngjes, pasi dy aeroplanë të easyJet u përplasën, duke thyer krahët ndërsa po afroheshin drejt pistës për ngritje. Avioni, i cili po fluturonte për në Paris dhe Gjibraltar, ra në kontakt rreth orës 6:30 të mëngjesit, por arriti të kthehej në një vendqëndrim ku zbritën të gjithë pasagjerët. Nuk ka raportime për të lënduar. Një zëdhënës i aeroportit të Mançesterit tha: “Ne i pezulluam operacionet për një kohë të shkurtër ndërsa ata u vlerësuan për të parë nëse mund të ktheheshin në një vendqëndrim, gjë që ata…

Read More