Vihet nën kontroll situata në Gramsh. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre. Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes. Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm. Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.
Author: tirana
Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet malore. Në mesditë deri pasdite, vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, po ashtu në verilindje në relievet në male. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi i detit pritet…
Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi. Demi Pasioni do shtohet mjaft ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë serish vështirësi për ta gjetur princin e tyre te kaltër…
Shqipëria ditët e fundit ka qenë në alarm, kjo për shkak të zjarreve apokaliptike që u përhapën furishëm. Zjarrfikësit kanë qenë në krye të detyrës që në momentin e ndezjes së disa vatrave të zjarrit, e më pas u vendos evakuimi i menjëhershëm i banorëve në disa fshatra. Në fotot e siguruara dhe publikuara nga MIA (Agjencia për Media dhe Informim), shihen disa nga momentet më të vështira që kanë kaluar zjarrfikësit, ushtria dhe banorët, të pafuqishëm përpara agresivitetit të flakëve. Nga flakët u prek Gramshi, Delvina dhe Berati, aty ku banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe…
Nga Elton METAJ Një delegacion i Kishës Ortodokse të Rusisë ishte në Tiranë për të takuar kreun e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në një vizitë jo të zakontë po të mbahen parasysh marrëdhëniet mes dy shteteve. Tirana dhe Moska janë haptazi në marrëdhënie jomiqësore me njëra-tjetrën, thuajse armiqësore, ndikuar edhe nga zhvillimet në Ukrainë më tepër se 3 vitet e fundit. Por padyshim thelbi i ftohtësisë ruso-shqiptare mbetet #Kosova dhe pavarësia e saj, krahas qasjes euroatlantike të Tiranës. Megjithëse çështjet fetare në Shqipëri dhe qëndrimi i komuniteteve zyrtare nuk ka lidhje dhe nuk përfaqëson qëndrimin shtetëror, ashtu…
Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur ndaj shkollimit të vajzave, ka lënë miliona fëmijë jashtë klasave shkollore që kur grupi u rikthye në pushtet katër vjet më parë. “Në një kohë kur disa po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet me talibanët, unë bëj thirrje që komuniteti ndërkombëtar të mbetet më i mobilizuar se kurrë për rivendosjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtës së grave afgane për arsimim”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e Agjencisë Kulturore dhe Arsimore të OKB-së, UNESCO. Afër 2.2…
Një 14-vjeçar është vrarë në fshatin Pirg në Maliq. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe dyshohet se është përdorur një thikë. Si pasojë e plagëve të marra, adoleshenti E.XH ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar, gjithashtu 14 vjeç, është shoqëruar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë. Autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Ajo çka dihet është se të rinjtë kanë debatuar edhe në rrjetet sociale më parë. Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur…
Studentët në Serbi do të vijojnë me tubimet protestuese edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të tensionuara që ndodhën gjatë natës së 13 dhe 14 gushtit. Në Beograd, protestat pritet të fillojnë në orën 19:30. Një ditë më parë, tubime u mbajtën në rreth 30 qytete të ndryshme nën moton “Serbi, zgjohu”, ku përplasjet më të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit u regjistruan në Beograd dhe Novi Sad, kryesisht pranë selive të Partisë Progresive Serbe (SNS). Studentët nënvizuan se protesta po zhvillohen si reagim ndaj dhunës së ushtruar në qytetin Vrbas, ku protestuesit u sulmuan nga mbështetës…
Avokati i njohur Saimir Vishaj fitoi “gjyqin” më të rëndësishëm të jetës, atë kundër sëmundjes së rëndë me të cilën luftoi për disa javë. Pasi mposhti sëmundjen dhe doli nga gjendja e komës, profesori i njohur i juridikut tregon se ligji më i rëndësishëm i kujtdo duhet të jetë të mos dorëzohesh, sado e rëndë të jetë situata. ”Aktualisht jam në rikuperim e sipër, gjendja është e kënaqshme, i gjithë ekipi mjekësor është fokusuar në shëndetin tim, kalova një gjendje shumë të rëndë kome dhe intubim. Në Shqipëri mu dha ndihma e parë nga QSUT rreth 15 ditë, por ishte…
Presidenti amerikan Donald Trump zbeh shpresat për një arritje të rëndësishme gjatë takimit të së premtes me Vladimir Putin, duke thënë se nuk ka shumë besim për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm. ”Megjithatë, herët a vonë do t’ia arrijmë”, pohon ai në një intervistë për radion Fox News. Trump riktheksoi se takimi në Alaskë mund t’i hapë rrugën një takimi tjetër trepalësh me Zelenskyn, edhe pse pranon se ka 25 për qind mundësi që bisedimet të mos jenë të suksesshme. Trump tha se do të duhet të ketë marrë e dhënie kufijsh mes Kievit dhe Moskës. Gjatë një bisede…
Reperi Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, duke sjellë një bashkëpunim që pritet të zgjojë interes të madh te publiku. Ai është bashkuar me Ukay, DJ dhe producent shqiptar i njohur për sukseset e tij në skenën ndërkombëtare. Kënga mban titullin “One and Only”, me produksion të realizuar nga Ukay dhe tekst të shkruar nga vetë Capital T. Ky projekt shënon një ndërthurje të stilit të veçantë të reperit me aftësitë kreative të producentit, duke krijuar një atmosferë ritmike dhe moderne. Ukay nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka qenë pjesë e suksesit…
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Çinar në njësinë administrative Fier Shegan në bashkinë Lushnje. Zjarri ra kur në banesë nuk ka pasur asnjë pjesëtar të familjes sepse ishin në punë bujqësore. Kanë qenë komshinjtë të cilët pasi kanë parë zjarrin kanë njoftuar sektorin zjarrfikës dhe të zotin e shtëpisë. Banorët e lagjes janë përpjekur me mjete rrethanore, por edhe ardhja e zjarrfikësve të Lushnjës nuk kanë mundur të parandalojnë shkatërrimin total të banesës. Në këtë banesë nuk ka mbetur asgjë dhe as një orendi shtëpiake dhe gjithçka është shkrumbuar duke mbetur vetëm muret anësore. Familja e…