Përsëritet krimi mes të miturëve. Një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri në lokal në fshatin Pirg të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme. I mituri E.XH ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri është duke marrë mjekim, nën mbikëqyrjen e Policisë. Viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në zonën e Pirgut. Paraprakisht informohet se gjatë sherrit të miturit janë përleshur me thika mes tyre dhe kanë marrë të dy plagë. Rrethanat dhe dinamika…
Author: tirana
Këtë të enjte, kreu i PD-së, Sali Berisha mungoi në konferencën për shtyp, si rrallëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku kreu i demokratëve merr pjesë në një ditëlindjen e 60-të të biznesmenit të njohur në Kosovë, Gani Dreshaj. Berisha ishte ulur në tavolinën kryesore me Dreshajn dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, teksa shijonin një gotë me verë nën tingujt e daulleve dhe lodrave muzikore në Kosovë.
Një 14-vjeçar është vrarë dhe ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Pirg të Maliqit në Korçë. ”Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-informon Policia.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues. ”Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama. Më herët ishte Berisha ai që ndau një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.
Fotot e kalit të djegur nga zjarret në Delvinë, bënë xhiron e rrjetit dhe më gjerë. Menjëherë pas lajmit, aktivisti Endri Goxhaj njoftoi sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, se kali i plagosur nga zjarri në Delvinë ishte marrë në kujdestari, pas trajtimit paraprake me ndihmën e Shërbimit Veterinar Vlorë. Ai ka publikuar disa foto të kafshës e lyer me preparat mjekësor veterinar kundër djegieve (ngjyra blu), për të parandaluar infeksionet dhe ngordhjen e kafshës, teksa do i bëhet edhe trajtim i mëtejshëm veterinar.
Ministri i Mbrojtjes informon se situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në disa zona, por aktualisht janë edhe aktive 23 vatra. Më problematike mbeten Syri i Kaltër në Delvinë, ku po ndërhyhet me avion “Canadair”, dhe Zhapokikë në Poliçan, ku dje u evakuuan 20 banorë dhe po përdoren tre helikopterë, përfshirë dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Raporti i plotë Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet në këto zona:
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazës së re të kompanisë ajrore “Ryanair”, e cila pritet të nisë operimet në prill 2026. Kjo bazë e re do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës ajrore dhe turizmit në Shqipëri. Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të operojnë fluturime drejt 10 destinacioneve të reja: Birmingam (MB); Dublin (IR); Milano (IT); Maltë (MT); Napoli (IT); Peskara (IT); Poznan (PL); Trieste (IT); Torino (IT); Verona (IT). Krahas destinacioneve të reja, “Ryanair” do të rrisë edhe frekuencat në…
Publicisti Kim Mehmeti komenton thirrjet antishqiptare që u bënë në Maqedoninë e Veriut, ku thotë se elitat politike dhe shoqërore ndikojnë në krijimin e një klime tensioni. ”Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë antishqiptare. Shumica kanë urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe ata që kërkojnë vrasje të shqiptarëve shpesh vetëm e shprehin dëshirën e elitave politike dhe elitave të tjera”, tha Mehmeti. Sipas Mehmetit, këto mesazhe negative dhe thirrjet për dhunë nuk lindin rastësisht, por pasqyrojnë ndikimin e ideologjive dhe qëndrimeve të një pjese të shoqërisë dhe udhëheqësve të saj. ”Këta janë fëmijë që kërkojnë dhunë ndaj shqiptarëve, por në fakt vetëm…
Lufta me flakët po vijon në zonat ku ka zjarre. Siç shihet në videon e mëposhtme, edhe situata në Tërnovë është e rëndë pasi është djegur një pjesë e malit, por falë punës është bërë e mundur që zjarret të shuhen, edhe pse ka ende tym në zonë.
Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi i hapësirave publike nuk është një aksion i përkohshëm, por është një program katërvjeçar që quhet “Rilindja Urbane 2.0”. Rama ka ndarë pamje nga çmontimi i një tjetër strukture metalike që kishte zënë hapësirat publike. Për të ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare. Postimi i plotë Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk…
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi sot lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. ”Është e trishtë të shohësh kaq shumë pemë, shtëpi dhe fshatra të tërë nën kërcënimin e zjarreve në Shqipëri”, theksoi Gonzato në një postim në rrjetet sociale. Ai falënderoi zjarrfikësit dhe ata që punojnë për të përballuar këtë emergjencë. ”Një falënderim i madh shkon për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që po punojnë pa u lodhur për të përballuar këtë emergjencë”, theksoi Gonzato. Po ashtu ambasadori shprehet krenar që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE treguan solidaritet në këtë moment të vështirë. ”Kjo…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, informon se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave. Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet zhvillimi i një interviste. Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit…