Author: tirana

Vatra e zjarrit në zonën e mbrojtur në Liqenin e Dushkut është më agresive se të tjerat. Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).Operacioni…

Read More

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar një model për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. E gjitha ka të bëjë me një ngjashmëri totale me situatën në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për median britanike The Times. Sipas këtij skenari, Rusia do të kishte kontroll ushtarak dhe ekonomik mbi Ukrainën e pushtuar nën organin e vet qeverisës, duke imituar sundimin de facto të Izraelit mbi territorin palestinez të marrë nga Jordania në vitin 1967, shkruan A2. Ideja u ngrit një javë më parë në diskutimet midis Steve Witkoff, të dërguarit…

Read More

Myslim Murrizi këmbëngul për hetimin e aferës korruptive “Bankers”, e cila, sipas tij, është një ndër më të mëdhatë në vend. Ai ka nxjerrë edhe emrat e disa politikanëve që kanë përfituar miliona euro, duke përfshirë Eduard Halimin. Murrizi thotë se PD është e kapur vetë në këtë aferë, ndaj dhe nuk flet. “Prej 21 vitesh nga viti 2004 ky tren ngarkohet 3 her ne dite me nafte nga nentoka shqiptare dhe udheton nga Ballshi per ne Vlore duke grabitur rreth 15 miliard euro pasuri shqiptaresh pa paguar kokerr leku tatim fitimi ne arken e shtetit. Prej 21 vitesh qent,…

Read More

Zjarret që kanë shpërthyer në Akaia, Prevezë, Kios dhe Kefalonia të Greqisë, po djegin zona pyjore e shtëpi, duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe të kafshëve. Disa banorë luftojnë për të shpëtuar pronat, disa janë evakuuar, ndërsa disa të tjerë, përfshirë vullnetarë dhe zjarrfikësit po përpiqen mes tymit e flakëve të shpëtojnë kafshët e mbetura të izoluara. Banorët kanë shpëtuar bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Fotot nga Akaia kanë bërë xhiron e botës.

Read More

Pas bilancit të policisë, se nga qershori deri më 14 gusht, janë identifikuar 137 persona si autorë të zjarrvënieve, prej të cilëve 46 janë arrestuar, ndërsa 91 të tjerë janë proceduar penalisht, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se numri i zjarrvënësve këtë sezon është rritur, e po ashtu sipas tij, shënohet edhe numri më i madh i kapur nga forcat e rendit. Kontrollet do të vijojnë, shton kreu i qeverisë, edhe me ndihmën e teknologjisë. “Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në…

Read More

Zonja e Parë, Melania Trump ka kërcënuar se do ta padisë Hunter Biden për më shumë se 1 miliardë dollarë pasi ai tha se ajo është prezantuar me Trump përmes Jeffrey Epstein. Avokatët e Zonjës së Parë e përshkruan akuzën si “false, të dëmshme, njollosëse dhe inflamatore”, raporton BBC. Biden, djali i ish-presidentit Joe Biden, i bëri komentet gjatë një interviste ku kritikoi ashpër lidhjet e Trump me Epstein. Donald Trump ishte mik i Epstein, por në vitet 2000 nuk folën më sepse financieri kishte marrë punonjëset që punonin në qendrën estetike të presidentit amerikan në klubin e tij të…

Read More

Përplasjet mes Moskës dhe platformave të huaja teknologjike nuk janë të reja, por janë thelluar ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët thonë se Rusia po e përdor këtë konflikt si një justifikim për të zgjeruar kontrollin mbi internetin dhe për të kufizuar liritë dixhitale. Presidenti Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri mesazhesh, të mbështetur nga shteti dhe të integruar me shërbimet publike, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një “sovranitet dixhital”. Qëllimi është të promovohen platformat vendase dhe të reduktohet varësia nga teknologjitë e huaja. Sipas rregullatorit rus të komunikimeve Roskomnadzor, “po…

Read More

Kompania e integruar me AI të Truth Social bëri një ofertë të papritur prej 29 miliardë eurosh për shfletuesin më të popullarizuar në botë, ndërkohë që Google përballet me veprime të mundshme antitrust në SHBA. Perplexity AI, një nga platformat kryesore të inteligjencës artificiale së bashku me ChatGPT, Claude dhe Google Gemini, paraqiti një ofertë të pa kërkuar për të blerë shfletuesin Chrome, ndërsa Google akuzohet në gjykatat amerikane për mbajtjen e një monopoli në kërkimet online. Në një letër drejtuar Sundar Pichai, CEO i Alphabet (kompania mëmë e Google), Perplexity ofroi 34.5 miliardë dollarë (29 miliardë euro) në para…

Read More

Ligji që synon ti japë më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, e cila u keqpërdoret, hyn në fuqi më datën 16 Gusht. Ky ligj synon të vendosë fre mbi importuesit dhe tregtarët në Shqipëri që kanë mbushur dyqanet dhe tregjet me mallra “fallco” të cilat mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe me çmime të kripura duke mashtruar konsumatorët. Këto përpjekje negative përveçse dëmtojnë interesat ekonomike të pronarëve të markave me reputacion në treg, ato dëmtojnë dhe deformojnë gjithashtu tregun dhe interesat…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku zjarret po përpijnë gjithçka që po u del para. Përmes një video sensibilizuese, socialisti u është drejtuar të gjithë qytetarët që të “harrojnë shpresën” këto ditë dhe të kujdesen me qëllim parandalimin e tragjedive si ajo e Gramshit apo Delvinës ku prej orësh të tëra tanimë flakët janë duke u përhapur me shpejtësi duke djegur banesa, kullota e bagëtitë e banorëve. “Drama e Delvinës edhe e Gramshit Finiqit gjithashtu duhet të na bëjë të mendojmë për…

Read More

Nga Ylli Manjani/ Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY ecc, të hakeruara në Francë me ndihmën e Policisë Hollandeze. Gjithnjë në përgjigje të ftesës publike që na bëri zoti Altin Dumani, përgjatë intervistës së tij me zë e figurë në RTSH me gazetarin Alban Dudushi. Një gjykatë në Zvicër, tek po gjykonte një të akuzuar për kontrabandë armësh, akuzë e bazuar thjesht në të dhënat e SKY ECC, marra me hakerim nga Franca, ka rrëzuar përdorimin e këtyre të dhënave si provë në gjyq.…

Read More

Në qarkun e Kukësit, deri më tani, nuk janë raportuar raste të reja zjarresh. Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele – pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” – si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht.Sipas Prefekturës, zjarret janë vënë nën kontroll dhe janë shuar, ndërsa zonat përkatëse vijojnë të mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkive për të garantuar sigurinë e plotë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkive Kukës dhe Tropojë, si…

Read More