Author: tirana

Në një kohë së situata me zjarret është alarmuese, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reflektim për reformën territoriale që u bë në vitin 2015, thotë se sot 15 vite më vonë s’kemi bashki për qytetarët, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. ”Zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informon se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AREB) janë të angazhuara në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjitha vatrat e përfshira. Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë. “Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori”, u shpreh ajo. Ministrja u bëri apel…

Read More

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio përjetoi një shqetësim në Ibiza. Kjo pasi policia nuk e njohu dhe videoja tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale. Oficerët e ndaluan atë dhe grupin e tij përpara se të hynin në festë. DiCaprio shikoi telefonin e tij ndërsa priste radhën e tij për t’u kontrolluar. Në sfond, dëgjohet një grua që thotë: “Po më kontrollojnë me kujdes tani”. Nuk dihet nëse është e dashura e DiCaprio-s, Vittoria Ceretti, e cila ishte me të në Ibiza. Një burim i tha Page Six se policia nuk e ndaloi vetëm DiCaprio-n, siç u raportua fillimisht nga…

Read More

Zjarret në bashkinë e Gramshit po përshkallëzohen, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një emergjencë serioze shëndetësore. Flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh, si dhe kanë rrënuar dhjetëra e qindra krerë bagëti që nuk arritën të shpëtonin nga përhapja e shpejtë e zjarreve. Ministria e Bujqësisë ka nisur groposjen emergjente të kafshëve të djegura, për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive. Ekspertët paralajmërojnë se dekompozimi i trupave të kafshëve në temperatura të larta krijon një vatër serioze infeksioni, duke rrezikuar shëndetin e popullsisë së këtyre fshatrave. Ekipet e emergjencës kanë bërë thirrje për evakuim…

Read More

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se qëndrimet e Ukrainës, aleatëve të saj evropianë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump janë “shumë të përputhshme” përpara një takimi të planifikuar midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, më vonë këtë javë. ”Në Alaska, interesat themelore të sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen. Ky ishte mesazhi që ne evropianët i dhamë sot presidentit Trump”, tha Merz pas bisedimeve online në Berlin. ”Mund të them se ishim shumë të përafërt si për vlerësimin e pozicionit fillestar ashtu edhe për qëllimin e arritshëm për këtë të premte”, tha kancelari gjerman, duke folur…

Read More

Deputeti i zgjedhur i PS-së, Vasil Llajo dhe nënprefekti Kristaq Kiço, flasin për zjarret në Finiq dhe Delvinë. Llajo tha se situata tashmë në këto zona është më e qetë dhe aktualisht po ndërhyhet edhe nga ajri. ”Në Bistricë të Finiqit. Situata është në kontroll, por me ardhjen e dy helikopterëve, një Canadair dhe strukturat e zjarrfikësve kanë bërë të mundur që situata të jetë në kontroll. Nuk kemi viktima në njerëz. Policia ka shkuar shtëpi më shtëpi për të ndihmuar banorët. Dhe sot nuk kemi viktima. Kemi një situatë më të qetë dhe vatra të vogla”, tha Llajo. Nënprefekti…

Read More

Një situatë atmosferike që i përngjante një furri, kështu janë këto ditë në Tiranë. Kryeqyteti ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11 gusht 2025, termometri shënoi temperaturën 43.6 gradë Celsius. Edhe në Durrës u shënua temperaturë e lartë, 42.4 gradë Celsius. Për shkak të këtyre temperaturave jo tipike për vendin tonë, por që janë rrymat e nxehta afrikane, Shqipëria po digjet nga zjarret anembanë vendit prej disa ditësh, ku situata më alarmante është në jug.

Read More

Ministria e Mbrojtjes, tha se janë 37 vatra aktive. Sakaq mësohet edhe se flakët e zjarrit që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë pushtuar edhe malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Zjarri i favorizuar nga era dhe thatësira, kërcënon edhe qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat. Forcat zjarrfikëse së bashku me banorë të Lazaratit po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Read More

Teksa situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike. Sakaq Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve gjatë ditës së sotme, ku janë regjistruar deri tani 37 vatra zjarri dhe që janë aktive në vend. Grupet operacionale po vijojnë të punojnë nga toka dhe ajri me mjete, forca, avionë dhe helikopterë, për të shuar flakët në të gjithë territorin, që deri tani kanë shkaktuar 1 viktimë, dhjetëra të lënduar e shtëpi të djegura, si bagëti të ngordhura e sipërfaqe të tëra me tokë, bimësi, pyje e pemëtari të shkrumbuara. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Qarku Vlorë Në bashkinë…

Read More

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se këtë vit janë djegur mbi 12,600 hektarë, me një vlerë dëmi prej rreth 78 milionë euro, duke e cilësuar situatën si dyfish më të rëndë se në vitin 2024. “Po të analizojmë gjendjen e deri tanishme të këtij viti, përkon me një dëm të caktuar me një dëm të shkaktuar në një sipërfaqe mbi 12 mijë e 600 hektarë me një vlerë rreth 78 milionë euro, dëm i përllogaritur të paktën deri në muajin e fundit të korrikut dhe është dyfishi i sipërfaqes së dëmtuar në raport me 2024. Këtu kemi 3 elementë,…

Read More

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit vijon që të jetë në gjendje të rëndë. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga ajri. ”Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në komunën Tërban. Është situatë kritike. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit”.

Read More

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën alarmuese me zjarret. Ndihma është me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve. Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku…

Read More