Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti një ditë më parë një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë. Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk. Nga ana e Kishës së Shqipërisë ishin të pranishëm, Mitropoliti i Elbasanit Andoni, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërorthodhokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Orthodhoksisë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet se një qytetari që është zjarrëvënës. Kreu i qeverisë ka treguar se në 24 orët e fundit, Policia e Shtetit ka identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve, ku 10 prej tyre janë arrestuar. ”Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”,-shkruan Rama.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim Presidentin e policisë çeke, gjenerallejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga zëvendëspresidenti i policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga oficeri ndërlidhës i policisë çeke. Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe në luftën kundër krimeve kibernetike. Proda gjatë fjalës së tij, e konsideroi historik bashkëpunimin me policinë çeke si dhe një aset të çmuar për përmirësimin e kapaciteteve policore, garantimin e…
Nga Vladimir Muçaj Në Shqipëri, gazetaria shpesh shihet nga jashtë si një profesion me ndikim, si një tribunë ku fjala e lirë merr jetë dhe ku pushteti kontrollohet përmes pyetjeve të drejtpërdrejta. Por në realitetin e përditshëm të shumë gazetarëve, kjo skenë idealiste mbetet një iluzion. Pas dritave të kamerave dhe faqes së parë të portaleve, fshihet një realitet i hidhur: punë e palodhur pa shpërblimin e merituar, vonesa kronike të pagave, mungesë siguracionesh shoqërore, kontrata të pasigurta, dhe shpesh, presion për të heshtur kur këto padrejtësi ndodhin. Rasti i fundit i TV News 24, pjesë e grupit mediatik të…
Egli Tako u bë dje qendër e thashethemeve për një lidhje të mundshme dashurie. Në rrjet qarkulluan disa video ku ajo shihej në shoqërinë e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në jug. Sipas disa fansave që komentuan pamjet, ai mund të jetë partneri i një shoqeje të saj me të cilën po kalon pushimet. Këngëtarja ka bërë një reagim të ashpër, ku i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se personi në fjalë është një mik i vjetër dhe se edhe nëse do të kishte një lidhje, nuk do ta ekspozonte publikisht në atë mënyrë. Në një reagim të gjatë…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan një emergjencë kombëtare jashtë kontrollit, situatën me zjarret në vend. Ai tha se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë të humbur dhe viktima. Sipas Berishës, qytetarët nga jugu në veri janë lënë të pambrojtur nga shteti, ndërsa zona si Delvina, Fushë-Arrëzi dhe Gramshi ndodhen në rrethim flakësh. Ai akuzoi qeverinë se në vend të mobilizimit për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e popullatës, po…
Një raport i fundit i Bankës Botërore, tregon se Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, veçanërisht zjarreve në pyje. Sipas raportit, 95% e bashkive shqiptare janë prekur nga zjarret në dy dekadat e fundit, ndërsa vetëm në periudhën 1995–2015 janë regjistruar 900 raste, me dëme që llogariten në 134 mijë euro. “Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të rrezikut nga fatkeqësitë dhe ekspozimit ndaj zjarreve në pyje, të cilat kanë prekur 95 përqind të bashkive shqiptare në dy dekadat e fundit. Nga viti 1995 deri në vitin 2015 janë regjistruar në…
Kryebashkiaku i Gramshit Besion Ajazi bën thirrje urgjente për banorët të largohen nga banesat e rrezikuara nga flakët. Më i prekur aktualisht është fshati Nartë, ndërsa Ajazi thotë se po punohet me të gjitha forcat për neutralizimin e flakëve që po dalin jashtë çdo kontrolli “Situata paraqitet alarmante dhe emergjente. Zjarri ka djegur e shkatërruar gjithçka! Po përpiqemi të shpëtojmë banesat. Kemi avakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit. Po punojmë me të gjitha strukturat. Thirrja kryesore është për banorët, të ruajnë gjakftohtësinë pa panik. Të shpëtojmë sa më shumë të mundemi, të kenë besim te këta djem…
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore. Njoftim i Policisë: *Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në…
Identifikohet dhe arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor. Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me zjarret. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë ka shpërthyer një debat, se pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës, por ai siguron se këto ditë vendi ka mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë. Kjo sipas Ramës, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord,…
Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë/ Zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Ky është një krim që kërkon përgjigje para njerëzve e para Zotit. Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur apo për të abuzuar me të duke e shkatërruar. Zjarret rrezikojnë edhe mundin dhe djersën e shumë njerëzve dhe familjeve të tyre. Kemi përgjegjësi të gjithë për të ruajtur si sytë e ballit çdo pëllëmbë vend tonin…