Author: tirana

‘Syri i Kaltër” në Delvinë ishte një nga zonat e nxehta që u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit. Për këtë ngjarje, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka një qëndrim. Në analizën që ai bën, shkon përtej imagjinatës dhe aludon se zjarret mund të kenë qenë të qëllimshme për t’i hapur rrugë ndërtimeve dhe betonizmit të zonës. Meta e thotë këtë duke marrë në analizë një deklaratë të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, disa muaj më parë, kur tha në Parlament se një “pikëz e vogël” në zonën e Manastirit në Sarandë…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Evropës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorit e Evropës jugore, pra në aksin midis Spanjës dhe Turqisë ku gjendemi edhe ne dhe bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale me qytetarët, Rama mori shembullin e Spanjës dhe Turqisë që gjithashtu po vuajnë pasojat e zjarreve masive këtë verë të nxehtë. ”Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO-s, është një nga ekonomitë më të mëdha, është një nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama shpreh solidaritet me të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga zjarret e ditëve të fundit në vendin tonë. “Tani që flasim, janë 207 shtëpi të dëmtuara, por në këtë numër hyjnë 40 familje të cilat faktikisht e kanë humbur plotësisht banesën. I siguroj të gjithë se ne po bëjmë inventarizimin e plotë të dëmeve dhe padiskutim që askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë. Ashtu sikundër edhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen…

Read More

Pas dy ditësh betejë me flakët të mijëra forcave të emergjencave situata nga zjarret në vend te enjten sipas ministrisë së mbrojtjes paraqitet më e stabilizuar. Në Delvinë vijon puna për fikjen e flakëve në vatrën pranë Syrit të Kaltër. Zjarri vazhdon të jetë aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit dhe në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq të Finiqit. Në fshatin Kuç të Vlorës flakët vijojnë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Një vatër zjarri është shfaqur dhe në fashtin Brataj. Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në Hormovë të Tepelenës. Në Gramsh puna për shuarjen…

Read More

Turqia do të ndihmojë Sirinë me armatime, pajisje logjistike dhe trajnime ushtarake, sipas një burimi nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, në kuadër të një marrëveshjeje të re bashkëpunimi ushtarak të firmosur mes dy vendeve. Nëpërmjet një memorandumi mirëkuptimi të arritur pas negociatave disamujore, Ankaraja dhe Damasku kanë hedhur hapin e parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë në fushën ushtarake, që përfshin trajnimin e ushtrisë siriane, ndihmën për pajisje dhe ndarjen e informacionit dhe përvojës. “Memorandumi synon të koordinojë dhe planifikojë trajnime ushtarake, të ofrojë këshillim, ndarje informacioni dhe përvojash, si dhe sigurimin e pajisjeve ushtarake, sistemeve të armatimit,…

Read More

Në videokonferencën e djeshme, sipas burimeve, Donald Trump ka pranuar dy kërkesat kryesore të ngritura nga Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë. E para: Do të jenë vetë ukrainasit që do të vendosin për fatin e territoreve të tyre të pushtuara. E dyta: Amerikanët janë të gatshëm të ofrojnë, së bashku me evropianët, garanci sigurie për ta mbrojtur Ukrainën nga sulme të ardhshme.Këto janë rezultatet politike më të rëndësishme, të cilat tani duhet të verifikohen në praktikë, duke filluar nga samiti i shumëpritur i nesërm mes presidentit amerikan dhe Vladimir Putinit. Liderët evropianë ranë dakord për një plan me pesë pika,…

Read More

Melania Trump, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar se do të padisë Hunter Biden, djalin e ish presidentit Amerikan Joe Biden duke kërkuar prej tij një dëmshpërblim prej më shumë se 1 miliardë dollarë, pas deklaratave të tij se ajo ishte prezantuar me bashkëshortin e saj Donald Trump nga trafikanti seksual Jeffrey Epstein. Avokatët e zonjës Trump e kanë përshkruar pretendimin si “të rremë, shpifës, fyes dhe nxitës”. Në një intervistë të dhënë më herët këtë muaj, Hunter Biden kritikoi ashpër lidhjet e dikurshme të Donald Trump me Epstein-in, duke thënë se ky i fundit…

Read More

Vatra e zjarrit në zonën e mbrojtur në Liqenin e Dushkut është më agresive se të tjerat. Qarku Elbasan është një ndër më të prekurit nga zjarret në vendin tonë.Sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak).Operacioni…

Read More

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar një model për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. E gjitha ka të bëjë me një ngjashmëri totale me situatën në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për median britanike The Times. Sipas këtij skenari, Rusia do të kishte kontroll ushtarak dhe ekonomik mbi Ukrainën e pushtuar nën organin e vet qeverisës, duke imituar sundimin de facto të Izraelit mbi territorin palestinez të marrë nga Jordania në vitin 1967, shkruan A2. Ideja u ngrit një javë më parë në diskutimet midis Steve Witkoff, të dërguarit…

Read More

Myslim Murrizi këmbëngul për hetimin e aferës korruptive “Bankers”, e cila, sipas tij, është një ndër më të mëdhatë në vend. Ai ka nxjerrë edhe emrat e disa politikanëve që kanë përfituar miliona euro, duke përfshirë Eduard Halimin. Murrizi thotë se PD është e kapur vetë në këtë aferë, ndaj dhe nuk flet. “Prej 21 vitesh nga viti 2004 ky tren ngarkohet 3 her ne dite me nafte nga nentoka shqiptare dhe udheton nga Ballshi per ne Vlore duke grabitur rreth 15 miliard euro pasuri shqiptaresh pa paguar kokerr leku tatim fitimi ne arken e shtetit. Prej 21 vitesh qent,…

Read More

Zjarret që kanë shpërthyer në Akaia, Prevezë, Kios dhe Kefalonia të Greqisë, po djegin zona pyjore e shtëpi, duke kërcënuar jetën e njerëzve dhe të kafshëve. Disa banorë luftojnë për të shpëtuar pronat, disa janë evakuuar, ndërsa disa të tjerë, përfshirë vullnetarë dhe zjarrfikësit po përpiqen mes tymit e flakëve të shpëtojnë kafshët e mbetura të izoluara. Banorët kanë shpëtuar bagëtitë e çdo gjë të gjallë duke i marrë në krah për t’i larguar nga zjarret. Fotot nga Akaia kanë bërë xhiron e botës.

Read More

Pas bilancit të policisë, se nga qershori deri më 14 gusht, janë identifikuar 137 persona si autorë të zjarrvënieve, prej të cilëve 46 janë arrestuar, ndërsa 91 të tjerë janë proceduar penalisht, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se numri i zjarrvënësve këtë sezon është rritur, e po ashtu sipas tij, shënohet edhe numri më i madh i kapur nga forcat e rendit. Kontrollet do të vijojnë, shton kreu i qeverisë, edhe me ndihmën e teknologjisë. “Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në…

Read More