Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
Author: tirana
Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu si e keni ëndërruar prej kohesh. Beqaret do jene te vendosur te gjejnë një person për ta pasur ne krah dhe do ia arrijnë qëllimit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes sidomos sot qe do jete një dite e vështirë. Demi Jeta ne çift do ece me se miri gjate kësaj dite. Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojnë gjithë kohës kështu qe mos u shqetësoni për asgjë. Beqaret do kenë komunikimin…
Gramshi është në luftë me egër me zjarret. Një banor asfiksuar nga zjarri, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit shprehet se situata në fshat është e vështirë pasi është djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por mund të kishte qenë fatal vendimi i tij për të mos u larguar, derisa erdhi Ushtria dhe Policia. Ai shprehet se nuk donte të largohej, pasi kishte banesën dhe gjënë e gjallë dhe ishte vetëm. ”Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e…
Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” u ndërpre në minutën e 84-të, pasi energjia elektrike u shkëput, duke lënë fushën në errësirë. Me 6 minuta lojë të mbetura dhe rezultatin 4-2 për shkodranët, situata u normalizua pas disa minutash falë gjeneratorit, duke bërë të mundur rifillimin e lojës.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim për situatën me zjarret në vend, thotë se flakët përpijnë pyje, shtëpi e jetë njerëzish dhe për të shteti është i pafuqishëm, pa mjetet dhe infrastrukturën. po ashtu ka edhe një mesazh mbështetës për sakrificën e punonjësve. ”Punonjësit që luftojnë me zjarrin meritojnë mirënjohje të veçantë: në kushte ekstreme dhe temperatura përvëluese, ata punojnë me përkushtim në vijën e parë të rrezikut. Por sakrifica e tyre nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit”,-shkruan Tabaku. Postimi i plotë Këtë vit, Shqipëria është përballur me një bilanc të rëndë nga zjarret: pas Borshit, Kaninës,…
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kujdesit maksimal për shkak të zjarreve të shumta që po përfshijnë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada kërkon që amerikanët të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim, apo çdo lloj udhëzimi të policisë. ”Ambasada e SHBA-së në Tiranë vazhdon të monitorojë disa zjarre në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret”, thekson ambasada në një njoftim. Ndër veprimet që duhen ndërmarrë, Ambasada shprehet…
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eleminator. Ndeshja nisi mirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Fabrice Tambas, pas asistimit nga Besart Ibraimi. Por gëzimi zgjati pak, pasi vetëm gjashtë minuta më vonë, Qarabag barazoi me një autogol të Klinsman Cakës. Brenda pak minutash, vendasit shënuan edhe tri herë të tjera, duke përfunduar pjesën e parë me rezultatin 4-1. Në pjesën e dytë, përkundër disa zëvendësimeve…
Një vatër zjarri ka shpërthyer në fshatin Lekël të Tepelenës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë përpirë disa hektarë me pyje dhe të mbjella, ndërsa janë djegur disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë. Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, e shpallur monument kulture i kategorisë II. Kisha, e ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandat i Ali Pashë Tepelenës, është shkatërruar plotësisht nga flakët. Situata është përkeqësuar më tej nga shpërthimi i dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat janë aktivizuar për shkak…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e atletikës dhe fusha e futbollit në Universitetin e Sporteve. Kreu i qeverisë shkruan se puna po ecën me ritme të shpejta, dhe se do t’iu shërbejë studentëve por edhe sportistëve elitarë, komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të merren me sport. ”Punimet për pistën e atletikës dhe fushën e futbollit që po ndërtohen në Universitetin e Sporteve po ecin më ritme të shpejta. Ky investim i rëndësishëm i mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit do t’iu shërbejë studentëve por edhe sportistëve elitarë, komunitetit dhe të rinjve që dëshirojnë të merren…
Banorët që janë evakuuar nga fshatrat të cilat u dogjën prej flakët masive, akuzojnë shtetin për reagim të vonuar dhe jo proporcional me rrezikshmërinë e situatës. ”Shkrumb me banesë, me lopë, të gjitha. Na dogji zjarri. Për çfarë e kemi shtetin, për çfarë e duam shtetin. Mundësi shteti pati ta fikte, vërtetë ka zjarr në tërë rrethet, ama të bëhet shteti pak i gjallë. Ne e marrim në telefon, ai fik telefonin. Në orën 09:00 ka ardhur një zjarrfikëse. Një zjarrfikëse erdhi që në mëngjes, kur u kthye që erdhi zjarri te neve. Rroftë ai autobusi i fshatit që erdhi…
Rreth 200 banorë janë evakuuar nga zonat e prekura nga zjarret, pasi flakët kanë përfshirë 5 fshatra dhe vijojnë ende aktive në Gramsh. Për strehimin e tyre, autoritetet kanë vendosur që të përdorin konviktet, hotelet dhe çadrat që do të ngrihen në fushën e sportit, në varësi të numrit të të evakuuarve.
Juristi Kreshnik Spahiu teksa flet për alarmin që është dhënë në disa zona për zjarret, sugjeron shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve në operacion për parandalim dhe shuarje flakësh. ”Do ishte e udhës që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile dhe gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke parë situatën ku ndodhemi. Ka tre nivele të kësaj shkalle emergjence dhe meqë ka vatra në të gjithë vendin situata mund të percipitojë. Qeveria duhet t’i paraprijë me masa dhe infrastrukturë, nuk ka asgjë të keqe po të shpallet. Nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, të…