Author: tirana

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Në Gramsh ka humbur jetën një i moshuar rreth 80-vjeç. Policia thotë se viktima ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij në fshatin Kullollas, që për pasojë mori përmasa tragjike duke u përhapur masivisht në të gjithë fshatrat e tjerë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën. “Rreth…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre. “Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”-njofton ministria. Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen. Përveç fshatrave të përmendur, vatra zjarri ka edhe në Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj, ndërsa janë nisur 4 helikopterë.

Read More

Diplomati Lyn Debevoise “do të marrë në dorë” dosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, pasi është emëruar së fundmi zëvendësdrejtor i Zyrës për Çështjet e jugut të Evropës Qendrore (SCE) pranë Departamentit të Shtetit, duke shërbyer edhe si drejtor i komanduar i njësisë që mbulon Shqipërinë. Kjo zyrë mbulon, krahas Shqipërisë🇦🇱, edhe Bosnje-Hercegovinën🇧🇦, Kroacinë🇭🇷, Kosovën🇽🇰, Maqedoninë e Veriut🇲🇰, Malin e Zi🇲🇪 dhe Serbinë🇷🇸. Debevoise ka qenë i ngarkuar më parë me çështjet e gadishullit korean dhe Mongolisë, pas detyrave që ka patur në Kiev e Riga dhe angazhimeve në Kinë dhe Sllovaki. Megjithatë njohja e tij me rajonin është më e hershme…

Read More

Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Read More

Zjarri që përfshiu dje zonën turistike të Syrit të Kaltër, ku u evakuuan rreth 500 turistë, është arritur të vihet plotësisht nën kontroll. Forcat zjarrfikëse dhe mjetet ajrore kanë ndërhyrë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës, duke shmangur përhapjen në zonat përreth. Aktualisht, vëmendja e emergjencave është përqendruar në dy vatra të tjera aktive, një mbi fshatin Pecë dhe tjetra pranë fshatit Kardhikaq, ku vijon puna për shuarjen e flakëve.

Read More

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një rast, ku ambienti pranë shkollës “At Zef Pllumi” përdoret si parkim privat. Në rrjetet sociale, ai publikoi një video, ku duket një burrë që merr para për vendin e parkimit, kur në fakt prona është publike.“Njerëzit më të padurueshëm në këtë qytet janë hilebërësit. Bënë sikur u bindën, por ja që kane hequr barrierat e çdo darkë parkojnë makina, bëjnë lekë prej tyre. Ndërkohë, akoma u marrin leke njerëzve që parkojnë në anë të rrugëve, si këtu. Do lusja çdo institucion t’i jepte fund njëherë e mirë këtij abuzimi që bezdis pafund njerëzit…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e qarkut Shkodër janë regjistruar dhjetëra vatra zjarri, shumica e të cilave janë izoluar nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, policisë, shërbimit pyjor dhe ushtrisë. Në Shkodër janë shënuar 11 raste zjarri në zona të ndryshme, përfshirë fshatrat Dragoç, Postribë, Ura e Shtrejtë, Bardhaj, Dajç, Suka Dajç, Berdicë dhe lagjen Kiras në qytet. Të gjitha vatrat u shuan në kohë, duke shmangur përhapjen. Gjithashtu, është ndërhyrë në një vatër në zonën pyjore Baks–Rrjoll (Kënetë Domni), e cila aktualisht është e izoluar nga sipërfaqja ujore. Përveç ndërhyrjeve në territorin e saj, Bashkia Shkodër dërgoi 2…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare Kakavijë janë përpunuar rreth 12.400 shtetas dhe mbi 4.100 mjete. Nga këta, afërsisht 8.000 kanë hyrë në Shqipëri dhe rreth 4.400 kanë dalë, ndërsa në hyrje janë regjistruar rreth 2.600 mjete dhe në dalje 1.500. Nga 1 deri më 10 gusht 2025, totali i kalimeve ka arritur mbi 112.000 shtetas dhe rreth 37.500 mjete, me një fluks rreth 20% më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht, në Kakavijë po punohet me 4 sportele nga pala shqiptare, 2 në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke…

Read More

SHBA-të dhe Kina kanë zgjatur armëpushimin tregtar deri më 10 nëntor, vetëm disa orë përpara se dy ekonomitë më të mëdha në botë të vendosnin rritje të tarifave doganore ndaj njëra-tjetrës. Tarifat më të larta do të pezullohen për 90 ditë të tjera, thanë Pekini dhe Uashingtoni në një deklaratë të përbashkët. Bisedimet muajin e kaluar përfunduan me të dyja palët që i quajtën diskutimet “konstruktive”. Kryenegociatori i Kinës tha në atë kohë se të dy vendet do të punonin për të zgjatur armëpushimin, ndërsa zyrtarët amerikanë deklaruan se po prisnin miratimin përfundimtar të Trump. Të hënën, Trump nënshkroi një…

Read More

Një person është arrestuar, pasi i është gjetur drogë që kap vlerën e rreth 300 mijë eurove, njoftoi Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, H.K (1994), u arrestua në Prizren më 11 gusht dhe gjatë kontrolleve të realizuara në dy lokacione, autoritetet gjetën substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë totale prej 4 kilogramë e 440 gramë. I arrestuari, pas intervistimit, është dërguar në ndalim policor prej 48-orësh. “Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300 mijë euro”, u tha në njoftimin e Policisë. Autoritetet po ashtu thanë se…

Read More

Të paktën dy punëtorë humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë koksi – një lloj qymyri i ngurtë që përdoret në industri – sipas të dhënave të fundit të publikuara nga policia. Ngjarja ndodhi në fabrikën Clairton Coke Works, në pronësi të US Steel, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Pitsburgut, në shtetin e Pensilvanisë. Sipas James Mandalinski, zëdhënës i policisë së Qarkut Allegheny, shpërthimi ka ndodhur “në sektorin e brendshëm ku ndodhen bateritë e uzinës së prodhimit të koksit”. Shkaqet e incidentit mbeten ende të…

Read More