Author: tirana

Nga Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga dhjetëra qytetarë, madje edhe në shëtitjen e tij buzë detit. Vila është nën sekuestro nga një vendim i Gjykatës Antikorrupsion pas kërkesës së SPAK. Nuk është e qartë nëse SPAK i ka dhënë leje Berishës ta përdorë atë në verë apo jo. Normalisht duhet t’i japë. Pasuritë nën sekuestro konservative nuk është e thënë që detyrimisht duhet të merren nën kontroll nga administrimi shtetëror. Ato thjesht duhet të dokumentojnë të ardhura nëse janë biznes,…

Read More

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë bërë hapin e madh në marrëdhënien. Georgina ka postuar një foto, ku shihet me një unazë gjigante diamanti, ndërsa mban edhe dorën e futbollistit të famshëm. ”Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas” (“Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”), duke konfirmuar propozimin romantik. Historia e çiftit filloi në vitin 2016, kur ata u njohën në një dyqan luksoz të modës në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Cristiano, i magjepsur nga thjeshtësia dhe bukuria e saj, nisi një romancë që shumë shpejt u bë publike. Që…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”, theksoi ministri Mazniku. Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren…

Read More

Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e erërave ka dalë jashtë kontrolli. Policia ka kryer evakuimin e banorëve. Në këtë vatër kemi kërkuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri”, u shpreh ai. Forca të shumta operojnë nga terreni, por flakët të ndihmuara…

Read More

Vatrat e zjarrit në vend janë rikthyer në problematike. Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht është shfaqur në territorin grek e më pas ka kaluar në tokën shqiptare. Vendi ku ndodhet vatra e zjarrit, është ende një fushë e minuar thonë burimet lokale. Forca të policisë kufitare, punonjës të MZSH dhe shërbimi pyjor ndodhet në afërsi të zonës për të monitoruar situatën e zjarrit dhe mos lejuar për përhapjen e tij.

Read More

Projekti kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, po vijon në sitin arkeologjik të Apolonisë dhe këtë vit është përqendruar në tri zona kryesore të tij. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, vijon me përkushtim bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë), UMR 8546 – AOrOc Paris, Shkollës Franceze të Athinës (EfA), Shkollës Franceze të Romës (EfR), Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (Universiteti i Tiranës), IKTK-së dhe Parkut…

Read More

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi thotë se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë është shkatërruar plotësisht për shkak të zjarreve. Për të qeveria nuk ka asnjë helikopter për fikjen e zjarreve, teksa fajësoi dhe strukturat për paaftësi. “Kurora e pishave në syrin e kaltër është djegur e gjitha. Në 4 orë qeveria nuk ka ngritur një helikopter. 30 minuta duhen nga Tirana për të shkuar në syrin e Kaltër. Lehtësia atje është që e ke ujin atje. Helikopterët mund të furnizohen me ujë të Syri i Kaltër. Nuk ka shkuar helikopteri pasi MM nuk…

Read More

Rikthimi në Parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë. Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë. Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje. Vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit…

Read More

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike. “Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan një video ku tregohen sesi bizneset po lirojnë hapësirat e zaptuara, që tashmë po u rikthehen qytetarëve. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Read More

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit. “Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku I “LARTË” në të gjitha qarqet. Nё disa qarqe pritet rrezik “SHUMË I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Lezhë (Veri), qarku Elbasan (Perëndim)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbrojtjes. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42°C në zonat e ulëta dhe autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të…

Read More

Një akt dhune ndodhi në metronë e Londrës, Britani e Madhe, kur një burrë u zhvesh lakuriq para pasagjerëve dhe u sulmua pasi refuzoi të zbriste nga treni. Incidenti ndodhi midis stacioneve Upton Park dhe East Ham, kur burri filloi të bërtiste pak pasi treni me drejtim lindje ishte nisur. Ai uli pantallonat, e mbështolli rripin rreth qafës dhe mbeti lakuriq nga beli e poshtë. Pak më vonë, pasagjerët e metrosë filluan ta godisnin me shqelma dhe grushte burrin lakuriq derisa arritën ta mbërthenin në dyshemenë e vagonit. Burri u dërgua më pas në stacionin e metrosë East Ham, ndërsa…

Read More

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend janë të regjistruara 38 vatra zjarri dhe prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera janë lokalizuar. Ajo ka thënë se është duke e menaxhuar situatën në koordinim të plotë me njësitet e zjarrfikjes dhe shpëtimit, por nuk ka treguar saktësisht se në cilën zonë janë aktive zjarret. Sipas raportimeve në media lokale, situatë e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi aty janë djegur edhe shtëpi banimi. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura mbi 30 gradë…

Read More