Author: tirana

Aksident ne aksin e vjeter Mamurras – Thumane tre te plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta ne pare, ne aksident jane perfshire dy autovetura, njera me shtetas ukrainas. Dy te rinj te plagosur jane derguar ne spitalin e traumes ne gjendje te rende, ndersa nje grua qe udhetonte me shtetasin e huaj jashte rrezikut. Ne vendngjarje grupi hetimor per te zbardhur shkaqet e aksidentit.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish. Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve. “Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër…

Read More

Në Kukës, këtë të hënë ka filluar aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku bizneset kanë çmontuar vullnetarisht strukturat e vendosura në trotuare dhe në hapësira të tjera të përbashkëta. Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e këtyre hapësirave. Gjatë zbatimit të aksionit është vërejtur mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e tyre. Drejtori i IMT-së, Admir Oruçi, deklaroi se procesi ka nisur pa kundërshtime, me vetë bizneset që kanë ndërhyrë për të çmontuar konstruksionet e tyre. “Fillimisht, ndërhyrjet janë përqendruar në rrugët kryesore të qytetit, me qëllim heqjen…

Read More

Java e fundit ka shënuar pikun e mbërritjeve në Portin e Durrësit për këtë sezon veror. Që nga data 6 gusht e deri në orët e paradites së sotme, mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete kanë hyrë në vend përmes trageteve, pjesa më e madhe shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Vetëm nga e mërkura e kaluar deri të dielën, sipas shifrave zyrtare, kanë mbërritur me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona plot 29 mijë e 424 pasagjerë dhe 9 mijë e 469 automjete. Për…

Read More

Dogana e Kapshticës po përjeton një fluks të shtuar hyrjesh, edhe në mesditën e sotme, teksa shumë emigrantë po kthehen në vendlindje për pushimet verore. Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, deri në orët e mesditës, kanë hyrë mbi 3 mijë shtetas. Për të përballuar fluksin, në të dyja kahet e kalimit kufitar po punohet me kapacitet të plotë, duke u hapur deri në katër sportele aktive. Siç bëjnë me dije autoritetet kufitare, numri i sporteleve përcaktohet në varësi të fluksit në moment. Sipas të dhënave zyrtare për datën 10 gusht 2025: Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 7,449…

Read More

Një punonjës ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia teksa po punonte. Policia njofton se rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.

Read More

Një burrë 57-vjeçar me origjinë kineze është arrestuar në Boltiere, provinca e Bergamos, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Popullore e Kinës. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të një fqinji në vitin 1995, në lagjen Goacheng, si dhe për plagosjen e rëndë të vëllait të viktimës. Sipas autoriteteve kineze, krimi ndodhi pas një konflikti personal, kur 57-vjeçari dyshohet se goditi disa herë me thikë fqinjën e tij, duke e vrarë në vend, dhe më pas sulmoi edhe të vëllanë e tij. Ngjarja shkaktoi tronditje të madhe në komunitet, duke çuar në lëshimin e një urdhër-arresti…

Read More

Vijon të jetë problematike situata me vatrat akive të zjarrit në vend. më kritike situata raportohet në bashkinë e Finiqit. Zjarri i nisur shtatë ditë më parë në Dhivër ka përfshirë mbrëmë edhe fshatin Leshnicë e Poshtme, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë djegien e disa banesave. Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve, është marrë masa e evakuimit të banorëve. Këtë të hënë zjarri vijon të përhapet drejt Leshnicës së Sipërme, ndërsa situata mbetet kritike. Autoritetet dhe forcat zjarrfikëse janë në terren, por përballen me vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe erërave që favorizojnë…

Read More

Gjykata e posaçme cakton datën 13 gusht, ora dhjetë si ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg. Data është caktuar nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Cela që do të ndërpresë pushimet e verës dhe do të kthehet në punë, pasi javën e kaluar gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli mos kompetencën. Ilir Meta javën e kaluar përmes avokatit insistoi se kërkesa e tij duhet shqyrtuar nga gjyqtari i çështjes e po ashtu duhet të jenë të pranishëm dhe njëri nga prokurorët e dosjes

Read More

Pesë gazetarë që punonin për Al Jazeera në Gaza janë vrarë në një sulm izraelit, në atë që transmetuesi e quan një “sulm të qëllimshëm” pranë spitalit Al-Shifa të qytetit të Gazës. Midis të vrarëve ishte edhe korrespondent i profilit të lartë Anas al-Sharif, të cilin Izraeli e ka akuzuar si anëtar të Hamasit. Al Jazeera thotë se vrasja e stafit të tyre, përfshirë një korrespondent tjetër dhe tre operatorë kameramanësh, ishte “një tjetër sulm i hapur dhe i paramenduar ndaj lirisë së shtypit”. Krahas Anas al-Sharif ishin kolegët korrespondent Mohammed Qreiqeh dhe kameramanët Ibrahim Zaher, Mohammed Noufal dhe Moamen…

Read More

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, në një veprim që shton presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit, pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Britania dhe Kanadaja. “Australia do të njohë Shtetin e Palestinës për të kontribuar në përshpejtimin e zgjidhjes me dy shtete, arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve,” – thuhet në deklaratën zyrtare të Albanese. Duke folur për gazetarët në Canberra, Albanese theksoi se njohja varet nga angazhimet që Australia ka marrë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga shembja e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë, duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë. Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta. “Dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij…

Read More