Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi të dielën provincën perëndimore të Balıkesir, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan autoritetet turke. Sipas raportimeve nga mediat vendase, viktima është Nihat Onbaş, 81 vjeç, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur në qytetin Sındırgı. Bashkëshortja e tij, Hamide Onbaş, është jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar frakturë në krah. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Nga 29 personat e lënduar, 18 janë tashmë të liruar nga…
Author: tirana
Ky është momenti i shpërthimit të një objekti trekatësh në zonën e Radhimës. Prej më shumë se 4 javësh, në mbarë vendin ka nisur aksioni për objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin. IKMT në vijim të punës së saj, ndërhyri pak ditë më parë në një objekt tre katësh në zonën e Radhimës, i cili u shemb me tritol. Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse. Ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit në kulmin e sezonit turistik, shpërthimi u krye në…
Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 8-12m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.
DASHI Dita ju shtyn të adresoni punët e papërfunduara, veçanërisht në sferën romantike. Nevojitet qartësi, por edhe ndjeshmëri: forca nuk i zgjidh gjithmonë problemet; ndonjëherë, mirëkuptimi bën diferencën. Puna kërkon një frymë përshtatjeje, ndoshta një ndryshim strategjie. Mundohuni të mos e shihni gjithçka si një sfidë, por si një mundësi për rritje. Në mbrëmje, një moment qetësie do t’ju bëjë të reflektoni mbi sa shumë keni ndryshuar kohët e fundit. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox, keni nevojë për siguri, por qielli ju kërkon të lini pak hapësirë për të papriturat. Në dashuri, ka nga ata që ju kërkojnë vazhdimisht,…
Zjarri që nisi këtë pasdite në Poliçan është jashtë kontrollit, pasi era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Gjatë mbrëmjes, flakët iu afruan spitalit të qytetit, ndërkohë që në zonë po punojnë edhe mjetet zjarrfikëse që kanë mbërritur nga Berati. Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës
Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe avokatët e tij. Kjo është një nga gjetjet e Avokatit të Popullit, në një raport konfidencial që Top Channel pati mundësi ta shikojë dhe që do t’i jepet me sugjerimet përkatëse Policisë së Shtetit dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Në raportin e Avokatit të Popullit, thuhet se gjatë arrestimit të ish-presidentit, ka shkelje të të drejtave të njeriut pasi sikurse është vërejtur, në momentin e parë duhet t’i vendosej në dispozicion vendimi i gjykatës, pra…
Secili person ka ritmin e tij, dhe suksesi apo lumturia nuk kufizohet në një kohë të caktuar. Sipas astrologjisë ka disa shenja të cilave fati do u shfaqet më vonë në jetë. Këto shenja kanë tendencë të fitojnë gradualisht përvojë, mençuri dhe pjekuri, dhe kjo u lejon atyre të ndërtojnë rezultate afatgjata. 3 shenjat e zodiakut që kanë më shumë gjasa të pasurohen në moshën madhore janë: Akrepi: I sunduar nga Plutoni, akrepi e ndërton pasurinë duke u rritur nga mosha 30 deri në fillim të të 40-ve. Në këtë moshë akrepi merr avantazh ne fushën e financave. Bricjapi: Saturni,…
Një nga gazetarët e BBC-së, i cili u prezantua me identitet të rremë si emigrant për të fituar besimin e bandës, rrëfen përvojën e tij në një kamp të fshehtë në pyjet pranë Dunkirk-ut, ku u takua me një nga drejtuesit kryesorë të grupit, të njohur si Abdullah. “Po ecja drejt pyllit duke menduar për baterinë në xhepin tim. Telat i kisha fshehur nën dy bluza, por a po punon kamera e fshehtë? A është në këndin e duhur? Kisha maksimumi tre orë jetë baterie për të hyrë në kamp, për ta takuar dhe për të dalë i sigurt,” kujton…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit sot në orët e pasdites, ku tre persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Viktimat janë babai, djali dhe dhëndrri i familjes, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit.Sipas burimeve të para nga policia, dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me fajde. Autori i dyshuar është Mefail Shkodra, një vit më parë ishte arrestuar për fajde është ende në arrati, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij.
Një aksident rrugor me pasojë vetëm dëme materiale është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip Volvo, i drejtuar nga Aldrin Llodos, dhe një Range Rover, me drejtues Artan Rexhepin. Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz. Kontrolli i kryer me testin e alkoolit ndaj të dy drejtuesve rezultoi negativ, me vlerë 0.00 mg/l. Policia, e pranishme në vendngjarje, po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Dy vatra zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Lukovë, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Njëra prej vatrave ndodhet poshtë fshatit, pranë Kishës së Shën e Premtes, në afërsi të zonës së banuar. Sipas banorëve, terreni ku ka rënë zjarri është veçanërisht i rrezikshëm, për shkak të afërsisë me banesat dhe vështirësive për ndërhyrje. Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikës dhe banorë të fshatit, të cilët po përpiqen të ndihmojnë në izolimin e flakëve. Autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Këtë mëngjes një shpërthim vullkanik ndodhi në shpatin jugor të Bocca Nuova në malin Etna, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash. Ngjarja është raportuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Observatori i Etnës, i cili ka nisur menjëherë vëzhgimet dhe studimet në terren.Aktualisht, rrjedha e lavës po lëviz në drejtim të jugut, ndërkohë që nuk janë konstatuar ndryshime të rëndësishme në aktivitetin sizmik. Burimi i dridhjeve vullkanike është lokalizuar në një lartësi prej 2,800 metrash, midis humnerës dhe kraterit verilindor, ndërsa nuk është raportuar asnjë aktivitet i rëndësishëm infrasonik. Nuk ka pasur emetim hiri, dhe Aeroporti i…