Alarmante është situata në Parkun Natyror të ”Syrit të Kaltër”. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë. Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, i gjendur në aksion, tha se nuk mbante mend një situatë të tillë në Park dhe kjo ishte hera e parë. Gjithashtu pritet ndërhyrja me avion Canadair nga ajri. “Situatë e pafavorshme edhe për shkak të erës. Situatë e paërjetuar edhe më parë, e shihni edhe vetë forcën…
Author: tirana
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e mureve mbajtës si dhe ndërtimi i shtresave. Ndërkohë që ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre. Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së Ballabanit. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni, ndoqën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që kryetari i bashkisë së qytetit të shprehë shqetësime në lidhje me përdorimin e mundshëm të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët në kryeqytetin e vendit. Trump shkroi në një postim në mediat sociale se do të mbante një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar planet e tij për ta bërë Distriktin e Kolumbias “më të sigurt dhe më të bukur se kurrë më parë”. “Të pastrehët duhet të largohen, MENJËHERË”, shkroi…
Pas protestës së zhvilluar sot në mesditë para godinës së News 24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ka ardhur një reagim nga Ministria e Ekonomisë. Në njoftimin e shpërndarë, bëhet me dije se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë. ”Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe…
Nga Ben Blushi Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore. Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më. Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë. Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë. Hamasi akuzon Izraelin se po ndëshkon me vdekje 2 milion banorët e Gazës, kurse Izraeli thotë se Hamasi se po i vjedh ushqimet për të sajuar lajme të rreme. Të…
Nga Fatos Çoçoli Togfjalëshi “Republika e Prokurorëve” përdoret kudo në botë, sidomos në vendet që synojnë të vendosin sundimin e shtetit ligjor, për të përshkruar një situatë ku pushteti dhe ndikimi i organit të akuzës rritet në atë masë, sa të krijojë një disproporcion me balancën tradicionale të pushteteve në një shtet të së drejtës. Rreziku që shoqëria të bjerë nën një republikë prokurorësh është shtuar pas Reformës në Drejtësi dhe krijimit të institucioneve të posaçme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetëror. Këto struktura kanë kompetenca të zgjeruara dhe burime të konsiderueshme. Problemet kryesore që po shfaqen,…
Ksenofon Konomi, pronari i tufës së kuajve që përpara disa ditësh u qëlluan me armë gjahu në mënyrë barbare pranë parku kombëtar të Llogarasë, ka vendosur të flasë për mungesën e reagimit të institucioneve ligjzbatuese në lidhje me rastin e paprecedentë të denoncuar prej tij. “Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë. Në 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogorasë që janë goditur me armë gjahu, me çifte, janë gjetur edhe plumbat në kurrizin e trupin e kafshës. Me veterinerin kemi shkuar, përveç mungesës së policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje, as tek të plagosurat as…
Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit, falë masave të marra është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve. Ky zhvillim ka sjellë lehtësim të dukshëm të procesit për operatorët ekonomikë dhe është mirëpritur nga shoqëritë e transportit, të cilat kanë vlerësuar reduktimin e kohës së pritjes dhe trajtimin më efikas të fluksit. Drejtor i Përgjithshëm i “S2 Albania”, Agron Jaku bëri të ditur se masat shtesë e kanë lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e…
Presidenti Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë. Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë. Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të…
Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani, i cili sipas tij ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama duke mos hapur dosjen McGonigal. Ai tha se McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, por kreu i SPAK hesht për këtë çështje. “Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për…
Gjykata e Posaçme caktoi të mërkurën, 13 gusht ora 10:00, ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës arrest në burg, me masë më të butë sigurie. Seanca do të mbahet nga gjyqtari i çështjes Erjon Çela, i cili do të ndërpresë pushimet verore për të shqyrtuar kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë. Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA. Më 6 gusht, Meta paraqiti…
Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.