Temperaturat përvëluese po djegin edhe Greqinë. Shteti fqinj po vuan nga zjarre të shumtë që kanë shpërthyer në të katër anët e vendit. Sipas mediave greke, situata më problematike është në Kefalonia, Zakynthos, Fokida dhe Vonitsa. Autoritetet kanë dërguar SMS në telefonat e banorëve të këtyre zonave, duke i vënë në dijeni për situatën e rrezikshme dhe u kërkojnë të evakuohen. Forca të shumta zjarrfikësish veprojnë nga terreni, ndërsa avionë dhe helikopterë po hedhin ujë nga ajri për të neutralizuar zjarret. Flakët po favorizohen edhe nga era e fortë. Emergjencat Civile në Greqi kanë paralajmëruar për rrezik shumë të lartë…
Author: tirana
Cristiano Ronaldo do të martohet! Ylli portugez i futbollit ka marrë një tjetër “po” historike, këtë herë jashtë fushës. Partnerja e tij prej vitesh, Georgina Rodriguez, ka ndarë me ndjekësit lajmin e shumëpritur: ajo ka pranuar propozimin për martesë nga CR7. Në një postim romantik në Instagram, Georgina ka publikuar një foto ku shfaqet unaza mahnitëse e fejesës, shoqëruar me mbishkrimin: “Po, e dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia.” Çifti është bashkë që nga viti 2016 dhe historia e tyre e dashurisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Së bashku, ata kanë ndërtuar një familje…
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë të martën se “Ukraina ka të drejtën e natyrshme të zgjedhë vetë fatin e saj”. Ky qëndrim i bllokut evropian vjen tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar për përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës që ka nisur më 2022. “Ne, udhëheqësit e BE-së, mirëpresim përpjekjet e presidentit Trump drejt përfundimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe arritjes të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe të sigurisë për Ukrainën”, u tha në deklaratë. “Një paqe e qëndrueshme që sjell…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Rilindjes së Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ku po vijojnë punimet për transformimin e kësaj qendre të rëndësishme kulturore. Sipas Ramës, dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti që do t’i shtojë kryeqytetit jo vetëm ambiente më të mëdha për ekspozita, por edhe kushte moderne për ruajtjen dhe restaurimin e veprave të artit, përmes një laboratori të avancuar dhe pajisjeve me teknologji të fundit.
Moti i së martës, më 12 gusht 2025, do të sjellë një tjetër ditë përvëluese për qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që në shumë zona do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Qytetet e zonës perëndimore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin, do të jenë më të ekspozuarat ndaj vapës përvëluese. Orët më të nxehta priten të jenë mes orës 12:00 dhe 17:00, kur termometri do të ngjitet mbi 40°C. Edhe në zonat malore, ku zakonisht moti është më i…
DASHI Një ditë perfekte për një pushim: tensionet e ditëve të fundit ju kanë shtyrë në limit, dhe tani, me Marsin në opozitë, duhet të relaksoheni. Çështjet burokratike ose kujtimet bezdisëse duket se shumohen, por izolimi i vetes mund t’ju japë forcën dhe qartësinë për të vendosur gjithçka në vendin e vet. Gjeni pak hapësirë për të marrë frymë; qetësia rikthen energjinë e çmuar. DEMISipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 12 gusht 2025), Hëna është paksa djallëzore: është e lehtë të lodhesh, ashtu si edhe të ndihesh nën presion. Është më mirë të ngadalësosh dhe të kujdesesh për çdo…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatën nga zjarret në vend. Gjatë orëve të fundit të sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë evidentuar 30 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit janë aktive në qarqet Vlorë, Lezhë, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe Kukës. Qarku Vlorë Bashkia Finiq – Zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Kjo vatër është përballë Syrit të Kaltër. Në këtë zonë janë problematikë fshatrat Krane, Krongj dhe Leshnicë e poshtme. Në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Finiq, të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 30…
Pas incidentit që u përfol në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, Shpat Kasapi ka bërë sërish reagim në rrjetet sociale, duke publikuar një video të re. Ky është reagimi i tij i dytë publik, pasi më parë kishte folur për situatën, por duket se ka dashur të qetësojë edhe më shumë fansat dhe të vërtetojë se është në gjendje të mirë. Në videon e fundit, Shpati u shfaq i qetë dhe me humor, duke thënë: “Jam mirë si molla”.
U shpëtua, por këtë të hënë u dha lajmi i trishtë të ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së premtes në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona humbi kontrollin dhe u përmbys në anë të rrugës. Brenda automjetit mbetën të bllokuar të plagosur katër persona, përfshirë edhe të miturin. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dalë tym i dendur, duke rrezikuar një shpërthim të mundshëm. Në këtë moment, ndërhyri efektivi 26-vjeçar i policisë, Klajdi Mustaj,…
Parku i liqenit të Tiranës vazhdon të mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët, duke ofruar një peizazh magjepsës në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga perëndimi i diellit, i cili ka “përflakur” liqenin e Tiranës. Parku i madh i liqenit të Tiranës përfaqëson masivin më të madh të gjelbërimit në Tiranë dhe përmbush nevojat e popullsisë për pushim, argëtim, sport dhe aktivitet fizik në natyrë për të gjitha grup-moshat.
Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të gjitha strukturat që kam marrë në telefon po nuk ka ndërhyrje. Vetëm me mjetet që kemi vetë dhe me bashkinë e Pukës. Situata është shumë e vështirë, Në fshatin Xath është shumë e vështirë. Shtëpiat…
Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi rrahu në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për Top Channel se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sejdi u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë dhe më pas u la i lirë. “Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit, jemi përlesh, për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij,…