Policia në Selanik ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar për akuzën e përdhunimit, pas një denoncimi nga partnerja e tij. Sipas asaj që 20-vjeçarja i raportoi policisë, në orët e para të së dielës së kaluar, ndërsa ajo ishte me 26-vjeçarin në një hotel, gjatë marrëdhënies seksuale, ai u bë i dhunshëm kundër vullnetit të saj. Ajo gjithashtu e akuzoi atë se kishte përdorur më parë drogë, konkretisht kokainë. Pas një kontrolli, oficerët e policisë nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Oreokastro e lokalizuan atë në zonën e Stacionit të Ri Hekurudhor të Selanikut, ku e arrestuan. Një padi është…
Author: tirana
Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje. Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat. Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese. Gjatë vitit të kaluar 31.5 për qind e investimeve…
Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së. Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e…
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se sikurse Rusia edhe Izraeli duhet të përjashtohet nga garat sportive ndërkombëtare. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez bëri thirrje për përjashtimin e Izraelit nga ngjarjet sportive ndërkombëtare. Për fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës Izraeli duhet të trajtohet në mënyrë të ngjashme si Rusia për pushtimin e Ukrainës, tha Sánchez para anëtarëve të Partisë së tij Socialiste. Sánchez u bëri thirrje organizatave sportive të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.
DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTAREVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar…
Shqipëria hapi sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ka deklaruar se mbështet përpjekjet e Shqipërisë që vlerësoi se ka ecur me hapa të shpejtë, ku planifikohet që në 2027 të jetë mbyllur procesi i negociatave. Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur pa hapur vetëm 5 kapituj, ndërsa ka falënderuar ekipin e BE për ndihmën e dhënë në këtë proces. “Kanë mbetur edhe 5 kapituj për t’u hapur.Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve. Edhe unë dua të falënderoj ekipin tuaj në Shqipëri që na rri mbi kokë…
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të martë në dy seanca plenare, pak ditë pas konstituimit të legjislaturës së re dhe zgjedhjes së Niko Peleshit në postin e kryetarit të Kuvendit. Sipas vendimit të firmosur nga kryetari i Kuvendit, seanca e parë plenare është planifikuar në orën 10:00, ndërsa e dyta në orën 17:00. Në seancën e paradites janë parashikuar tre pika në rendin e ditës: votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit. Në seancën e pasdites është planifikuar zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare. Dy seancat plenare pasojnë takimin konsultues të një dite më…
Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar me krenari hapjen e edhe 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në postimin në Facebook, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES 😊 dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë 🫶” Me këtë zhvillim, numri total i kapitujve të hapur nga Shqipëria shkon në 28, një arritje e konsiderueshme në një…
Ditën e martë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një ditë të favorshme për aktivitete në natyrë. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s. Sa i përket kushteve në det, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 ballë, duke krijuar një situatë të qetë në lundrim.
Dashi Do jeni shumë përtacë gjate kësaj dite dhe do e lini rutinën në çift t’iu pushtojë, Kjo në fakt mund të jetë aq e dëmshme saqë ju as nuk e kishit menduar. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sidomos ne orët e mesditës. Do ketë shume persona që do i vrojtojnë. Financat do mbeten në të njëjtën gjendje që kanë qenë edhe kohë më parë. Ruajeni qëndrueshmërinë. Demi Priten disa ndryshime të vogla gjate kësaj ditë në jetën tuaj në çift. Më në fund do e kuptoni se edhe ju keni gabuar diku dhe do gjeni një mënyrë të…
Tashmë është zyrtare, dhe ndeshja e shumë pritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare nuk do të luhet në Beograd. UEFA ka konfirmuar se derbi ballkanik do të luhet Leskovac me 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, një stadium i cili është pranë kufirit me Kosovën. Një vendim i tillë, është marrë pasi ndeshja paraqitet e nivelit të lartë të rrezikut, pasi ndeshjet e të shkuarës i kanë kaluar kufijtë e futbollit. Më 14 tetor 2014, në sfidën Serbi-Shqipëri, një sërë incidentesh ndodhen në fushën e Beogradit!
Presidenti Bajram Begaj, do të niset për një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij, presidentit hungarez, Tamás Sulyok. Kjo vizitë synon të forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunim për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunim për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO. Agjenda e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron parashikon takime të veçanta me Presidentin Sulyok, me Kryeministrit Viktor Orban, si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér. Pjesë e agjendës së kësaj…