Author: tirana

11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas. Kjo e çon në 212 totalin e personave që kanë humbur jetën nga kequshqyerja në enklavën e copëtuar, përfshirë 98 fëmijë. Sipas mediave izraelite qeveria ka caktuar një afat 2 mujor para nisjes së operacionit ushtarak në qytetin kryesor të Gazës, që do të përkojë edhe me dy vjetorin e nisjes së luftës. Plani i ri, i aprovuar nga kabineti i sigurisë izraelite dhe i detajuar të premten liston 5 parime për ti dhënë fund luftës në Gaza, përfshirë marrjen…

Read More

Pas performancës së saj të paharrueshme në “Sunny Hill Festival 2025”, ku Dua Lipa dha një shfaqje të jashtëzakonshme live, ajo zgjodhi të relaksohej dhe të rimbushte energjitë në peizazhin e qetë dhe piktoresk të plazheve të virgjëra të Shqipërisë. Në imazhe, Lipa shihet duke shijuar diellin dhe detin me familjen e saj, ndërsa mban veshur një veshje elegante të bardhë. Ajo vesh një bluzë të bardhë të gjatë të zbukuruar me detaje delikate dantelle, të kombinuar me një fund bikini që shfaq elegancë të lehtë. Pamja përmirësohet më tej nga aksesorët e saj: vathë të mëdhenj, tërheqës, varëse të…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se numri i regjistrimeve në arsimin profesional ka arritur nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një “arritje historike”. Sipas tij, aktualisht 19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në arsimin profesional, një tregues që shënon rritje të ndjeshme dhe i atribuohet reformave të ndërmarra nga qeveria. “Falë investimeve moderne, laboratorëve të pajisur, stafit mësimdhënës të kualifikuar, profileve të reja dhe arsimit dual, rezultatet janë të prekshme. Jemi në rrugën drejt objektivit që deri në vitin 2030, një në tre nxënës…

Read More

Këtë të shtunë pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar një fluks të lartë hyrjesh nga Greqia drejt Shqipërisë. Dhjetëra automjete janë rreshtuar në kolonë, ndërsa pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe dy në dalje, duke aplikuar procedurë të përshpejtuar për të shmangur pritjet e gjata. Nga ana tjetër, pala greke ka hapur katër sportele në dalje, por për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që po kthehen për pushime, është krijuar ngarkesë në segmentin kufitar. Sipas të dhënave zyrtare, më 8 gusht 2025, në Kapshticë kanë hyrë 6242 shtetas dhe kanë dalë…

Read More

Këtët të shtunë, një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan. Flakët kanë djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rreziku i përhapjes drejt banesave është i lartë. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Read More

E lexova me interes shkrimin e fundit të Ben Blushit – një ndër zërat më të artikuluar publikë, që nuk i ka munguar asnjëherë guximi për të provokuar, por që shpesh ia lejon vetes luksin e përgjithësimeve të rrezikshme. Dhe kjo ndodh pikërisht kur flet për sipërmarrjen shqiptare në arsim, duke e reduktuar në një klishe populiste: “ata nuk marketojnë, nuk zgjerohen, janë mendjengushtë”. Koha YouTube ChannelBlushi është një stilist i fjalës, por si shumë stilistë, rrezikon ta përdorë mjeshtërinë si zbukurim dhe jo si mjet për të gërmuar thellë në realitetin kompleks. Po zgjedh t’i përgjigjem me fakte, jo…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vlerësuar veprimin e policit Klajdi Mustaj, që shpëtoi 4 persona në një aksident rrugor në Qafën e Koshovicës në Fier mbrëmjen e së premtes. Proda i akordoi policit Klajdi Mustaj Certifikatën për Shërbime të Dalluara! Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ai ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master. ”Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë…

Read More

Një grua është kthyer në simbol përkushtimi dhe humanizmi, në qendrën shëndetësore të Velipojës. Është Vjollca Vocaj me 30 vite eksperiencë në shërbim ndaj pacientëve. Çdo sezon veror, ajo është mbështetja e qindra pushuesve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore pranë plazhit. “Kur kam një pacient shumë rëndë, e ndjej edhe vetë moralisht, shpirtërisht për t’i dhënë jetën. Raste-raste nuk kam marrë parasysh as jetën time. Vetëm të shpëtoja njerëz”. Jeta e ka përballur me sfida. Është sezoni i parë pa bashkëshortin e saj, Fredi Vocaj, i cili për mbi 40 vite kishte shërbyer si shofer ambulancë, por fatkeqesisht…

Read More

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 55-vjeçari nga Orikumi. Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme. Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një prej kuajve. 4 kuaj kanë ngordhur në vend, ndërsa disa të tjerë mendohet se janë plagosur duke u futur në zonën pyjore të Karaburunit për t’u shpëtuar saçmeve të armëve të gjahut që u shkrehën mbi…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e godinës së televizionit News24, e cila ndodhet në ambientet shtetërore të ish-Uzinës së Autotraktorëve, në Shkozë të Tiranës. Ai e ka cilësuar operacionin e policisë si një sulm ndaj fjalës së lirë. Berisha theksoi se qeveria urdhëroi policinë që “të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri”. Berisha thekson se Partia Demokratike “duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën sulmin ndaj fjalës…

Read More

Ministria e Mbrojtjes informon se po përpiqen të izolojnë zjarret, që janë të përqëndruara në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë. Në fshatin Livinë, zjarri është nën kontroll dhe banesat nuk rrezikohen. Po operohet nga ajri me avion Canadair kroat dhe helikopter i Forcave Ajrore, ndërsa mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë të pozicionuara në gatishmëri rreth fshatit. Mallakastër-Forcat e Armatosura dhe MZSH Mallakastër po punojnë në një zonë ndarëse midis pyllit dhe pronave private për të ulur intensitetin e flakëve. Mirditë-Po ndërhyhet nga ajri me avion Canadair italian dhe nga toka për izolimin e vatrave. Forcat tokësore janë angazhuar maksimalisht për…

Read More

Lufta hibride është një term që ka gjetur një përhapje të gjerë. Një vend me një infrastrukturë të kufizuar teknologjike dhe me institucione të brishta, Shqipëria vendosi të përballej me këtë fenomen, vetëm vitin e kaluar. Më 11 prill të 2024-ës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me 73 votat e socialistëve ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar “Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ose siç njihet gjerësisht tashmë, Komisioni i Dezinformimit.Nevoja ishte fare evidente. Ne ishim nën sulm, nën atak. Një atak që vazhdon në mënyrë konsistente. Të…

Read More