Author: tirana

Një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 09:20, në zonën e Gjirit të Sarandës. Sipas të dhënave të para nga institucionet sizmologjike, epiqendra ka qenë brenda gjirit, ndërsa thellësia e lëkundjes është vlerësuar 10 kilometra. Lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e qytetit dhe zonave përreth, pa shkaktuar dëme.

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me atë rus Vladimir Putin më 15 gusht në Alaska për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë. Njoftimin e shumëpritur e bëri kreu i Shtëpisë së Bardhë në një postim në rrjetet sociale, pasi tha se palët ishin pranë një marrëveshje që mund të zgjidhte konfiktin më shumë se 3-vjeçar. Ujdia mund t’i kërkojë Ukrainës të dorëzojë një pjesë të konsiderueshme territori. Teksa ju drejtua gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump sugjeroi se marrëveshja mund të përfshijë shkëmbime: “Është e komplikuar. Në fakt, nuk është asgjë e lehtë. Është shumë e komplikuar.…

Read More

Vështirësitë e Rodrit vazhdojnë. Duke pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar shtatorin e kaluar, fituesi i “Topit të Artë” u rikthye për të luajtur në Kupën e Botës për Klube me Manchester Cityn. Manchester Evening News raportoi në orët e fundit se Rodri ishte stërvitur kryesisht larg skuadrës, që nga rinisja javën e kaluar. Kurse trajneri i tij Pep Guardiola nuk duket se po mbështetet tek ai për fillimin e sezonit. “Ai është më mirë, por pati një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit kundër Al-Hilal, Po ashtu është stërvitur më mirë ditët e fundit. Shpresoj se do…

Read More

Forcë dhe humanizëm u shënua pasditen e djeshme në Qafë Koshovicë, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit. 26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, u gjend rastësisht pranë vendit të ngjarjes. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Në…

Read More

Porti i Vlorës në fundjavën e dytë të gushtit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve që vijnë me tragete nga Italia. Sot mbërritën 1019 pasagjerë dhe 267 automjeteve, ndërsa në mbrëmje pritet të vijë edhe një tjetër traget me pasagjerë nga Italia. Ky numër i lartë udhëtarësh vjen në kulmin e sezonit veror, duke shtuar ndjeshëm lëvizjen në qytet dhe sjellë edhe rritje të aktivitetit ekonomik në zonën bregdetare të Vlorës. Bregdeti i bukur i Vlorës, infrastruktura e përmirësuar dukshëm dhe hapësira atraktive të tilla si Lungomare me lokalet e shumta, apo bulevardi Vlorë-Skelë, përbëjnë disa nga faktorët…

Read More

Rithemelim të PD duke afruar të gjithë të larguarit, këtë shikon si zgjidhje ish-deputeti demolrat, Kreshnik Çollaku për situatën në të cilën ndodhet forca më e madhe opozitare. Në një intervistë për A2cnn, ai kërkon riformatim të të gjithë strukturave. “PD duhet të jetë një parti që të dëgjojë më shumë shoqërinë, duhet ta shoh veten edhe me ata që nuk e votojnë dhe e kundërshtojnë, jo si një parti në konflikt me shoqërinë”, tha Çollaku. E kur vjen puna te reformimi i Partisë Demokratike, Çollaku nuk mendon se ky proces duhet të prekë domosdoshmërisht lidershipin e Sali Berishës. Sipas…

Read More

Mëngjesin e kësaj të shtune, Policia e Shtetit nuk ka lejuar hyrjen e punonjësve dhe gazetarëve të news24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut në një ndertesë që është shtetrore. Avokatura e Shtetit ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ambjentet e News 24. “Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale”. Deklarata e plotë: Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura…

Read More

Këngëtari dhe fyelltari i Vranishtit të Labërisë, Lavdosh Shkurtaj ka performuar disa melodi baritore shqiptare në Xhaminë Blu (Sulltanahmet) në Stamboll të Turqisë. Instrumenti popullor i Labërisë, cula dyjare (e njohur edhe si cyla ose cylja dyjare sipas zonave të krahinës së Labërisë) ka një histori mëse 2000 vjeçare. Kjo vegël e veçantë muzikore mendohet se i ka fillesat në shekullin e V e të IV para erës sonë, në mos edhe më herët. Cula dyjare bëhet me drurin e panjës që gjendet në malet e Labërisë, dhe ka dy rrugë të ajrit të cilat kombinohen mjeshtërisht nga barinjtë e…

Read More

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era fiton shpejtësi 7-15 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 3 ballë.

Read More

DASHI Këtë të shtunë keni një energji të fuqishme, pothuajse të vluar, por është e rëndësishme ta kanalizoni në mënyrën e duhur. Në punë mund të merrni një propozim interesant ose të përfshiheni në një projekt ambicioz: pranoni, por mos e humbni nga sytë kujdesin për detajet. Në dashuri mund të dukeni pak të ftohtë ose shumë të drejtpërdrejtë. Emocionet ekzistojnë, por ju e keni të vështirë t’i shprehni. Ata që janë në çift mund të kenë një debat të vogël verbal: ruani gjakftohtësinë. Mbrëmja është ideale për t’u çlodhur, ndoshta me aktivitet fizik ose në ajër të pastër. —…

Read More

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell është takuar fshehurazi me liderin e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi. Në takim ishte e pranishme edhe një kongresiste republikane nga SHBA. Takimi nuk është organizuar nga autoritetet malazeze dhe konsiderohet privat dhe jozyrtar. Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe nga të dhënat e aplikacionit të ndjekjes së fluturimeve, që regjistruan kthimin e avionit të qeverisë së Republikës Serbe.

Read More