Author: tirana

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve. BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë. Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i…

Read More

Qendra Rinore në Korçë është transformuar në një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kjo qendër, e cila ofron të gjitha kushtet e nevojshme që të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku. “Qendra Rinore Korçë, një hapësirë në shërbim të të rinjve të qytetit, të cilët do të mund të kalojnë kohë cilësore duke zhvilluar talentet e tyre dhe marrë pjesë në aktivitete kulturore, duke u argëtuar e mësuar së bashku”, shkruan Rama. Qendra Rinore në Korçë ka një sallë kinemaje,…

Read More

Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Madrid, është arrestuar në Spanjë një 34-vjeçar shqiptar. Fjala është për Juxhin Drazhi, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe grup kriminal. Arrestimi u bë i mundur në kuadër të operacionit Ura. Njoftimi i policisë Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të…

Read More

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, sipas mediave “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore. SPAK ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar. Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë nga veprimtaritë kriminale. Përmes të ashtuquajturit “Hawala-Banking”, klani dyshohet se ka transferuar miliona nga Zvicra drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Por si funksionon saktësisht ky sistem? Dhe si arriti prokuroria shqiptare të…

Read More

Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike. Rama thotë se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më europiane dhe më të pastra. ”Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i…

Read More

Nga Eurovizioni ku nuk munguan elementet e muzikës tradicionale, te Shkodra e tyre, skena në sheshin para bashkisë ka bërë bashkëqytetarë e turistë që kanë shijuar atmosferën e krijuar jo vetëm nga Shkodra Elektronike, por edhe nga Ledri Vula. Drejtorja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja thotë se që nga nisja e sezonit veror, qyteti ka përjetuar një seri eventesh festive duke siguruar se edhe në ditët dhe javët në vijim, në çdo zonë turistike të Shkodrës do të organizohen koncerte dhe aktivitete me emra të njohur të artit shqiptar. Koncertet e verës të organizuara nga Bashkia Shkodër do…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj. Kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për…

Read More

Nga data 2 shtator e këtij viti, do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. ”Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive…

Read More

Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020. “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë. Ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe…

Read More

Nga Afrim Krasniqi Shqipëria është pjesë e vendeve nënshkruese të deklaratës të lëshuar nga 14 vende, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë, përmes të cilës dënohen operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata përfaqëson një akt të rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe natyrisht edhe një dokument referues historik. Departamenti Amerikan i Shtetit e publikoi me 31 korrik në faqen zyrtare, BM (UK) me 1 gusht, vendet e tjera gjithashtu në data të përafërta. Shqipëria (ende) nuk e ka publikuar. Mediat tona iu referuan në publikimet e tyre publikimeve nga burime amerikane (ambasada amerikane në…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu komenton strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë përfaqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së. ”Të drejtën e marrëveshjeve e kanë vetëm liderët e partive të mëdha, kreu i opzoitës apo i mazhorancës dhe kjo s’është e drejtë. Unë mendoj se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët…

Read More

Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet. Policia e Tiranës informon se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit, u referuan materialet për gjendje të lirë.

Read More