Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet. Policia e Tiranës informon se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit, u referuan materialet për gjendje të lirë.
Author: tirana
Ilir Meta vijon qëndrimin në burg. Gjyqi u shty, pasi Mbrojtja e tij theksoi se kërkesa nuk mund të shqyrtohej nga një gjyqtar i gatshëm, por nga gjyqtari i hetimit paraprak. Gjyqtari i gatshëm që do të jepte vendimin në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë ishte Erjon Bani. Ai vetë shpalli moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën, me një masë më të butë sigurie. Edhe avokati Kujtim Cakrani sqaroi për median se gjyqtari që duhet të japë vendimin është Erjon Çela. “Duket se edhe…
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar. Mësohet se 11 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër. Aktualisht janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi shoferit” në autostradën Lushnje-Fier. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale por është bllokuar qarkullimi rrugor duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në autostradë. Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka devijuar kalimin e mjeteve nga autostrada drejt fshatrave Kemishtaj dhe Krutje përkohësisht deri ne normalizimin e trafikut. Ndërkohë grupi i punës po dokumenton aksidentin ku disa makina janë përplasur dhe kanë pësuar dëme materiale. Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë në këtë periudhë.
Vijon puna për goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike në të gjithë vendin. Një person është arrestuar në Gjirokastër pasi policia i gjeti 48 bimë narkotike në oborrin e banesës në fshatin Lazarat. Njoftimi: Gjirokastër/Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”. Arrestohet 1 shtetas që kishte kultivuar 48 bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat. Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike,…
Vijon të jetë aktive prej tre ditësh vatra e zjarrit në masivin pyjor Lofkënd-Drenie-Vlosh të bashkisë Mallakastër. Sipas përgjegjësit të sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj gjatë ditës së sotme po me operohet me 5 mjete zjarrfikëse të cilët po operojnë në një terren tepër të vështirë. Ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për neutralizimin e plotë të vatrës masive të zjarrit. Ndërkohë situata e zjarrit në Lofkënd u monitorua në terren pasditen e djeshme edhe nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë kombëtare te mbrojtjes civile Haki Çako.
Ai u shpreh krenar për transformimin e sistemit arsimor dhe ndërtimin e shkollave moderne për gjeneratën e re. Shkolla është projektuar nga studioja vendase “CommonSense” dhe mban emrin e ish-kancelares gjermane në shenjë mirënjohjeje për ndihmën pas tërmetit. Investimi është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me mbështetjen e qeverisë dhe bashkëpunimin e Bashkisë Kamëz.
Policia e Tiranës ka arrestuar një anëtar të një grupi kriminal në Shkodër. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.M., 28-vjeç, u shiste armë personave që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. I riu është me precedent kriminal për prodhim dhe shitje narkotikësh. Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në zonën e Alliasit, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta. Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpall me krenari një arritje historike. Më 4 gusht 2025, aeroporti regjistroi ditën më të ngarkuar ndonjëherë, duke përpunuar 50,892 pasagjerë dhe duke menaxhuar 298 lëvizje avionësh. Kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur më 16 gusht 2024, kur TIA kishte pritur 44,885 pasagjerë dhe kishte operuar 251 fluturime, duke shënuar një rritje të ndjeshme si në numrin e udhëtarëve, ashtu edhe në lëvizjet ajrore, krahasuar me një vit më parë. Korrik 2025 – Rritje e qëndrueshme për 43 muaj radhazi Performanca e TIA-s është rezultat i një tendence të qëndrueshme rritjeje gjatë katër…
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive. Vatrat aktive: – Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura. – Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të…
Vijon lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike në vend. 77 bimë kanabisi janë gjetur dhe asgjësuar në Fshatin Visokë të Mallakastrës. Për pasojë është vënë në pranga shtetasi me iniciale K.Xh., 58 vjeç. Njoftimi: Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një…
Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkasin fshatarëve të zonës së Dukatit, janë sulmuar me armë gjahu, (çifte), duke sjellë vrasjen e 7 prej tyre dhe plagosjen e 3 kafsheve te tjera. Policia e Vlorës është njoftuar për këtë krim mostruoz, duke shkuar në vengjarje së bashku me disa pronarë të Kafshëve, të cilët kanë konstatuar të vrara në mal, dy mushka, 5 të tjera të zhdukura, pasi ende nuk kanë gjendur dhe 3 kuaj të tjerë janë plagosur me saçma në pjesën e qafës. Pamjet filmike…