Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër. Në terren ndodhen prej orëve të para të zjarrit forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet serioze, por ndërhyrja nga ajri me një helikopter ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në izolimin e vatrave aktive. Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e…
Author: tirana
Në Prishtinë u mbajt një protestë masive kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në një reagim për këtë zhvillim, shkruan që drejtësia nuk mund të përmbyset, dhe se viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima ”Protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt…
Nga: The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që pritet të botohet së shpejti, banditët debatonin nëse korrupsioni ishte “shkaku i mjerimit shqiptar apo pasoja më e natyrshme e tij”. Të njëjtin argument mund ta dëgjosh edhe sot në kryeqytetin e Shqipërisë. Një gjë, megjithatë, ka ndryshuar: për herë të parë në historinë njëqindvjeçare të shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur kundër korrupsionit po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, duke vepruar, me sa duket, pa frikë apo favorizim. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)…
Situata nga zjarret në Finiq po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe toka. Një helikopter i Forcave Ajrore ndërhyri nga ajri, ndërsa nga toka u angazhuan 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull. Në operacion morën pjesë edhe 30 trupa të Forcave të Armatosura, 3 zjarrfikëse shtesë, 5 punonjës të shërbimit pyjor, si dhe 40 forca vullnetare. Puna nga toka vijon me intensitet për të eliminuar çdo vatër që mund të riaktivizohet gjatë orëve në vijim, veçanërisht në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë. Banorët po kthehen…
Ish-kreu i bashkisë së Matit, deputet i PS-së i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Agron Malaj ka zhvilluar një inspektim në lagjen ”Partizani”, aty ku vijon puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve. ”Vijon puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve. Aktualisht po punohet tek pallatet e lagjes “Partizani”. Ky investim i domosdoshëm përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve dhe ndikon drejtpërdrejt në uljen e kostove të energjisë. Punimet për fasadat do të vijojnë në çdo bllok pallatesh në qytetin e Burrelit. Mirëqenia e komunitetit është prioriteti ynë kryesor”,-shkruan Malaj.
Egli Tako, finalistja e ”Big Brother Albania Vip 4”, dhe një nga këngëtaret më të komentuara në këtë showbizz ka treguar më shumë për pikëpyetjet që e kanë shoqëruar në këto kohë. Por jo në ekran, pasi 10 pyetjet janë bërë nga ndjekëset e saja. Kështu Egli tregon se është single, dhe sesi kanë qenë këto muaj kur edhe ajo nisi koncertet. Si i përgjigjet komenteve negative? ”Qëndroj e heshtur përballë shumë diskutimeve sepse më duken pa vlerë për t’u dhënë energjinë time. Kritikat e atyre që më duan, po”. Intervista e plotë 1-Duke parë gjithë këtë rrugëtim, cfarë ke…
Hetuesja e njohur në rastin e gjykimit të Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, Neveka Tromp ka kritikuar zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë një proteste të mbajtur kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ajo tha se ish-krerët e UÇK-së kishin mbështetur themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, sepse kishin besuar në drejtësi dhe ndershmëri. ”Ata që sot po akuzohen, ishin vetë ata që mbështetën krijimin e Dhomave të Specializuara, sepse besonin në drejtësi dhe ndershmëri, Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selektive, ajo rrezikon të kthehet në padrejtësi. Në raste të tilla, gjykimet…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka treguar se ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas postimit të Zelenskyt, Rama është informuar për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike. ”Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”,-shprehet ai mes të tjerash në rrjetin X. Telefonata vjen vetëm një ditë pas takimeve intensiv dhe diskutimeve që i dërguari i SHBA-ve pati me presidentin rus Vladimir Putin, bisedës së këtij të fundit me presidentin amerikan Donald Trump. Kjo në…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Korçë ka ngritur grupet e punës në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Sipas Edi Bitrit, drejtor rajonal i IKMT Korçë, nga monitorimet e deritanishme në terren janë evidentuar rreth 370 subjekte që kanë zënë hapësira publike në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar sigurinë rrugore dhe kombëtare. Fjala është për rrethime banesash, tabela të karburanteve, si dhe biznese të ndryshme që merren me servise apo automjete të çmontuara, të cilat kanë pushtuar pjesë të rrugëve. Të gjitha subjektet janë paralajmëruar të marrin masa për çmontimin vullnetar të strukturave që kanë zënë hapësirat, dhe…
Organizatorët e çmimit prestigjioz Topi i Artë kanë njoftuar zyrtarisht 30 emrat që do të garojnë për trofeun në ceremoninë që do të zhvillohet më 22 shtator në Paris. Tridhjetë emra të mëdhenj, me disa surpriza, por me shumë konfirmime. Natyrisht, prania masive e lojtarëve të PSG-së bie në sy, pasi ishin ekipi që dominoi sezonin e kaluar dhe do të konkurrojë për trofeun me Dembelé-n, Vitinha-n dhe Donnarumma-n mbi të gjithë. Gigio është gjithashtu i vetmi italian në listë, ndërsa “italianët”, që do të thotë lojtarë të Serie A, përfshijnë vetëm Dumfries dhe Lautaro Martinez nga Interi dhe McTominay…
Skandaloze dhe të orkestruara, i quan kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, të zhvilluar fundjavën e kaluar në qytetin e Kumanovës. Nga Pogradeci pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së këtij qytetit, Taravari fajësoi kryeministrin maqedonas Mickovski. Një ditë para ndeshjes basketbollit ka fyer shqiptarët në fjalimin e tij, ndërsa ka treguar se bota serbe ka ndikim të veçantë në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, koalicioni i Besëlidhja e Aleancës Kombëtare për Integrim do…
Në të gjithë vendin ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni që po kryhet për lirimin e këtyre hapësirave në akset kombëtare në qarkun e Durrësit. Rama tha se “subjektet duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”. ”Njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkërisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si…