Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo risi u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve vendas, por ndihmon gjithashtu edhe turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë Ky projektt u realizua nga GIZ Albania dhe Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Albanian Technology Distribution (ATD). GTFS-RT (Real-Time General Transit Feed Specification) është integruar me sukses në Google Maps. Kjo risi jo vetëm që do të përmirësojnë planifikimin e udhëtimit dhe kohët e sakta të mbërritjes së autobusëve për mijëra pasagjerë të përditshëm,…
Author: tirana
Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta mbahet në sheshin “Skënderbeu”. Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti. Për të lehtësuar pjesëmarrjen, disa komuna kanë siguruar edhe transport falas për qytetarët. Një pjesë e protestuesve tashmë kanë arritur në kryeqytet, ndërsa të tjerë vazhdojnë të vijnë.
Dashi-Ndihesh aq i fortë sa e mashtron veten duke menduar se nuk ke nevojë për askënd. Megjithatë, kjo është një nga arsyet që të çoi në këtë vend të vetmuar ku ndodhesh tani. Për fat të mirë, që nga sot e kupton se nuk është aq keq të kesh një mik pranë teje, që ai madje mund të të ofrojë pikërisht ndihmën që të nevojitet, kur ke nevojë. Thjesht duhet ta kërkosh, ose të paktën ta pranosh. Je vetëm, pranoje. Hap portat dhe lejo dashurinë të pushtojë jetën tënde. Binjakët-Ke shumë ide të mira, por shpesh nuk di si t’i…
Sërish fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga zjarri. Po ashtu edhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët. Era e fortë që fryn nga veri-perëndimi tymin që çlirohet nga djegia e mbeturinave e përhap drejt qytetit. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, ku sipas tij, do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja. Kreu i qeverisë ka ndarë detaje nga shkolla e re. ”Drejt përfundimit rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, që do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me ambiente të reja, klasa moderne dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Fier”,-shkruan Rama.
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani për çështjen “Bankers Petroleum”. Murrizi kërkon nga drejtuesi i SPAK-ut të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje. Ai shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991. Postimi i plotë Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e…
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe drejtues lokalë për shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor, përmes promovimeve dhe inaugurimeve të projekteve publike gjatë periudhës së ndaluar nga ligji elektoral. Berisha u ndal në Bashkinë e Durrësit dhe atë të Beratit, duke përmendur me emra kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, dhe ish-kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo. Sipas tij, në muajin janar 2025 janë mbajtur disa aktivitete promovuese nga Bashkia Durrës: 17 Janar 2025: Prezantimi i infrastrukturës së re për varrezat në Durrës.20 Janar 2025: Shpallja për përfundimin e punimeve në rrugën “Bletaj”, Rrashbull.27 Janar 2025: Promovimi i shëtitores së…
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi, këtë të enjte inspektuan zonën e njësisë 9 në kryeqytetit për të parë ecurinë e aksionit për lirimin e hapësirave publike. Nënkryetari Sulaj tha se Bashkia e Tiranës është e angazhuar që të gjitha sipërfaqet publike të cilat janë zënë në kundërshtim me ligjin nga bizneset apo të tjerë, t’u rikthehen qytetarëve. ”Sot jemi në zonën e “Don Boskos”, në njësinë administrative nr. 9, ku vihet re që qytetarët kanë marrë masa, bizneset kanë…
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për ngjarjen në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, kjo për humbjen e jetës së të burgosurit Besnik Koçiu. Në një deklaratë ata shprehen se 51-vjeçari qëndroi në qeli për 8 ditë pavarësisht shqetësimeve që kishte pasur. Njoftimi i plotë Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit B.K përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e…
Nga Elton METAJ/ Një deklaratë e përbashkët e qeverive të 14 vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria🇦🇱, për kërcënimet nga shërbimet inteligjente të Iranit🇮🇷 kaloi pa u vënë shumë re në median shqiptare, pak ditë më parë. Më 31 korrik 2025, krahas vendit tonë, edhe Austria🇦🇹, Belgjika🇧🇪, Kanadaja🇨🇦, Çekia🇨🇿, Danimarka🇩🇰, Finlanda🇫🇮, Holanda🇳🇱, Spanja🇪🇸 dhe Suedia🇸🇪 shprehën hapur shqetësimin për veprimet armiqësore të Teheranit. Mbi të gjitha kësaj deklarate iu bashkuan edhe tre shtete të rëndësishme për sigurinë europiane dhe globale, si SHBA🇺🇸, Mbretëria e Bashkuar🇬🇧 dhe Franca🇫🇷.Në mënyrë të qartë të 14 qeveritë folën për kërcënime në rritje nga shërbimet…
Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook, një video me pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike duke e shoqëruar me diçiturën: Çarja e bllokadave vazhdon. Rama ka paralajmëruar tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit që cënojnë hapësirat e dedikuara për qytetarët.
Një incident me të shtëna ndodhi pak kohë më parë në një dyqan McDonald’s në Cherkasy të Ukrainës. Sipas raportimeve fillestare, një burrë i armatosur hyri brenda dhe filloi të qëllonte, më pas u plagos. Videoja tregon autorin e krimit duke u nxjerrë nga dyqani me barelë, i shoqëruar nga oficerë policie. Nuk ka informacione për të lënduar të tjerë deri në këtë moment, por autoritetet evakuuan zonën.