Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo sallat e sportit, për të festuar festat fetare – Fitër dhe Kurban Bajramin. Ndalimi në Jumilla është i pari që bëhet në Spanjë. Në vendim thuhet se “objektet sportive nuk mund të përdoret për aktivitete fetare apo kulturore të huaja nga identiteti ynë, përveç nëse organizohet nga autoriteti lokal”, raportoi Guardian. Mounir Benjelloun Andaloussi Azhar, kryetar i federatës spanjolle islamike, ka thënë se vendimi është islamofobik dhe diskriminues. “Ata nuk po dalin kundër asnjë feje tjetër, po dalin kundër tonës. Jemi…
Author: tirana
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. Vatrat aktive:Qarku Vlorë – Malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët. Në terren për izolimin e plotë janë angazhuar: 34 efektivë me 10 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe Dropullit, 30 forca vullnetare, forca bashkiake, të pyjores si dhe 30 efektivë të FA me mbështetje ajrore po nga Forcat e Armatosura.Qarku Berat – Zona…
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, la përkohësisht burgun. Sikurse thonë burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha, ish-ministrit i është miratuar leje e kufizuar tetë orëshe nga ora 11:00 deri në orën 17.00, një leje e firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit.Shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Në lirinë e përkohshme ish-ministri, arrestuar nga dhjetori 2021, po shoqërohet edhe nga forca të shumta të policisë së burgjeve.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia.
Për të tretën ditë me radhë zjarri në Franca vijon të jetë aktiv. Zjarrfikësit vijojnë operacionin për të neutralizuar zjarrin më të madh që ka përfshirë vendin, në pothuasje tetë dekada. Zjarri nisi të martën në një zonë pyjore në jug të vendit dhe deri më tani ka djegur më shumë se 160,000 hektarë dhe ka marrë jetën e një personi. Një nga oficerët që drejton operacionin për shuarjen e zjarrit ka thënë se ende nuk është vënë nën kontroll. Zjarri, i cili po përhapet pranë kufirit spanjoll në anën e Mesdheut, ka djegur tashmë një zonë më të madhe…
Një 40-vjeçar i quajtur Gentian Llana është arrestuar nga Policia e Durrësit pas një sërë vjedhjesh të ndodhura në automjete, banesa dhe motoçikleta. Operacioni policor i koduar “Pamjet” çoi në identifikimin dhe kapjen e tij, falë analizimit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera. I dyshuari ishte shpallur më herët në kërkim për disa vjedhje të tjera në lagje të ndryshme të qytetit. Mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet u sekuestruan si prova materiale. Njoftimi i policisë: Vijon puna parandaluese, hetimore dhe zbuluese, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin…
Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy vende të Afrikës Jugore dhe Juglindore. Burime nga Ministria e Jashtme thanë se deri tani nuk ka njoftim për këtë program pilot, por me hyrjen në fuqi të programit, do…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi hyrjen në fuqi të tarifave të reja ndaj dhjetëra vendeve. Pak para mesnatës, ai shkroi: “ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË DOLLARË NË TARIFAT PO RRJEDHIN NË SHBA!”. India u godit me një tarifë 50%, që hyn në fuqi më 27 gusht, nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse. Trump paralajmëroi edhe një tarifë 100% për çipat e prodhuar jashtë SHBA-së. Apple reagoi duke njoftuar investim 100 miliardë dollarë në Amerikë. Laosi, Mianmari dhe Brazili u goditën me tarifa 40-50%. BE pranoi tarifë 15%, ndërsa Tajvani mori 20%, përkohësisht. Kanadaja u përball me tarifë 35%, ndërsa Meksikës…
Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se tashmë pushuesit kanë hapësirën e tyre publike për të shijuar këtë bukuri që ofron Ksamili. “MIRËMËNGJES dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos.
E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, keto destinacione ofrojne nje nderthurje te peizazhit me kulturen. Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, këto destinacione ofrojnë një ndërthurje të peizazhit dhe kulturës. Cilat janë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara? 1-Shqipëria…
Territori shqiptar do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës, deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 10-18m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.
Dashi Mundohuni që të shikoni përpara, të përvishni mëngët edhe pse mund t’iu duket e vështirë për shkak të shumë gjërave me të cilat duhet të përballeni. Ka ardhur momenti që të ndryshoni kapitull dhe të lini pas krahëve çdo gjë që ju shqetëson. Demi Dita e sotme do të jetë shumë më e mirë në raport me ditët e kaluara, ku humori do të jetë më i përmirësuar. Mundohuni që nervozizmin e akumuluar në punë apo në raportin në çift të mos e shfryni kudo. Përpiquni që të relaksoheni, pasi keni nevojë, pas tensionit me të cilin jeni përballur…