Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook, një foto nga Gjiri i Lalzit, e cila është e ngjashme me një pikturë. Nga ana tjetër, hapësira publike e zënë nga çadrat dhe shezlongët në plazhin e gjirit të Lalzit ka marrë tjetër pamje, si pasojë e një nisme që është ndërmarrë prej disa javësh nga qeveria.
Author: tirana
Genti Nehani, inspektor i IMT për ndërtimet në Theth, ka reaguar pas debateve që pati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, lidhur me ndërtimet në zonën e Thethit. Ai thotë se që prej muajit shkurt të këtij viti, për ndërtimet pa leje, janë ndërmarrë mbi 50 procedura për prishje të këtyre objekteve në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Postimi i plotë E kam ndjekur me vëmendje deklaratën e zotit Sokoli në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, lidhur me ndërtimet në zonën e Thethit. Jam punësuar në Bashkinë Shkodër që në vitin 2021, ku kam mbajtur edhe detyrën e…
Ministrat dhe zyrtarë të lartë të qeverisë greke janë përfshirë në një nga skandalet më të mëdha financiare në vitet e fundit në vend, pasi dyshohen për pjesëmarrje në një mashtrim masiv me subvencionet bujqësore të Bashkimit Evropian. Sipas një dosjeje 3.000-faqëshe të siguruar nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian, zyrtarët grekë përfituan në mënyrë të paligjshme qindra miliona euro duke përdorur prona që nuk i zotëronin, ose duke paraqitur projekte të rreme bujqësore, në dëm të fermerëve të ndershëm. Disa ministra aktualë dhe ish-ministra të dyshuar për skandalin e fondeve të BE-së, hetimet e mëtejshme po pengohen nga vetë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se është në një mendim me homologun amerikan Donald Trump se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë. Deklarata erdhi pas një telefonate mes tyre, zhvilluar menjëherë pas takimit të dërguarit special amerikan, Steve Witkoff, me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin. ”Qëndrimi ynë i përbashkët me partnerët është i qartë: lufta duhet të marrë fund dhe përfundimi duhet të jetë i drejtë”,-tha Zelensky, duke shtuar se në bisedë morën pjesë edhe disa liderë evropianë, të cilët falënderoi për mbështetjen ndaj Ukrainës. ”Diskutuam për gjithçka që ndodhi në Moskë. Ukraina do të mbrojë patjetër pavarësinë e…
Në Patos rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë. Masivi pyjor ka dekada pa pastruar ndaj është dhe shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Nëse nuk do të ketë ndërhyrje përveç mjeteve rrethanore, situata do të dalë jashtë kontrollit e madje rrezikohen edhe zonat e banuara të fshatrave përreth. Zjarrfikësit, strukturat e bashkisë dhe banorët e zonës po luftojnë me flakët me mjete rrethanore, ndërkohë që era favorizon përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë situatën edhe më kritike.
Kryeministri britanik Keir Starmer, thotë se kishte një “ndjenjë neverie” për vuajtjet në Gaza, ndërsa mbrojti planin e tij për të njohur potencialisht shtetin palestinez. Starmer ka thënë se Britania e Madhe do të njohë një shtet palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk pranon të përmbushë kushte të caktuara, duke përfshirë menaxhimin e krizës humanitare, zbatimin e një armëpushimi dhe ringjalljen e perspektivës së një zgjidhjeje me dy shtete. Por ai këmbënguli se ky veprim nuk ishte një nxitje propagande për Hamasin, duke thënë se organizata terroriste nuk mund të luante asnjë rol në asnjë qeveri të ardhshme. Qasja e…
Këtë të mërkurë një vatër zjarri ka rënë edhe në pyllin pranë Uzinës së Poliçanit. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, teksa janë siguruar edhe pamjet e këtij zjarri. Më problematike situata është pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar zjarfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për hedhje të ujit nga ajri. Edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë. Sipas tij, shpërthimi në magazina ku ndodhen lëndët plasëse, do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila…
Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni i PD-së mbetet i njëjtë, komision hetimor për të bërë politikë me humbjen. 4 vite nga dështimi i komisionit që u bë në vitin 2021, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën. Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farsë. Anëtari i komisionit hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit, Ferdinand Xhaferaj heq një paralele mes kryetarit dhe ish kryetarit të partisë. ”Po, dëshmojnë se po ecin me gjurmët e Lulzim…
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.
Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, zhvilloi një takim me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. “Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. Postimi i plotë Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim…
Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni. Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta. Ky është një “bast” personal i sekretarit të “Lega Nord” dhe ministrit të Transportit Matteo Salvini, i cili këmbënguli veçanërisht në domosdoshmërinë e projektit, me logjikën se ndër të tjera do…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të gjykatës më të lartë të vendit në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të vendosë më së largu deri më 8 gusht lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. “Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thënë se e respektojmë…