Author: tirana

Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu.

Read More

Jemi në pikun e sezonit turistik, dhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh të cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të një dite më parë rezulton se në Kapshticë kanë hyrë 3937 ndërsa kanë dalë 3428 shtetas. Në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 5311 shtetas, ndërsa kanë dalë 4516 të tjerë.

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon të denoncojë atë që sipas tij është farsa elektorale e 11 majit. Këtë herë në deklaratën që e ka të përditshme nga selia blu, u përqëndrua tek bonusi prej 100 eurosh që qeveria shpërndau për pensionistët duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka bërë me qëllim për t’u blerë votën. Ky akt për të duhet të ishte objekt i SPAK-ut, por kreu i saj, Altin Dumani, sipas Berishës, po mbron krimet elektorale. ”Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistë, për 760 mijë pensionistë, për të ndikuar për votën në një kohë kur…

Read More

Sali Berisha: Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Ata janë përfaqësuesit e shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve. Dhe kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike,…

Read More

Ish presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë. Sipas Top Channel Meta thotë në kërkesë që nuk ka asnjë rrezik të ndikojë e inçaktojë provat dhe nga ana tjetër sugjeron që gjykata të vendosë ndaj tij masë më të butë, atë të ndalimit për të dalë kashtë vendit. Në padi thuhet më tej ” Në datën 04 gusht nga prokuroria e posaçme u njohëm me përfundimin e hetimeve lidhur me të pandehurin ish presidentin Ilir Metaj. Sipas procedurës u njohëm edhe me aktet fashikujt hetimorë…

Read More

Me gjithë masat e ashpra dhe thirrjes se autoriteteve për të ndalur pastrimin e tokës nga bimësia duke i djegur, fermerët ne Fier vazhdojnë të shkaktojnë zjarre dhe dëmtim të pronës private. Një dite më parë, tymi i shkaktuar nga djegia e barishteve në Daullas dhe Mbostar mbuloi gjysmën e qytetit dhe një segment te By Passit. Dy vatra zjarri që u shfaqen njëkohësisht dolën jashtë kontrollit duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore. Sipas policisë shkaktaret kryesore te zjarreve në Fier janë bujqit. Gjate verës janë arrestuar 15 persona me akuzën e shkatërrimit te pronës me zjarr dhe janë…

Read More

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Sarajevë ka miratuar vendimin për t’ia hequr mandatin presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Heqja e mandatit vjen pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e ka dënuar me vendim të formës së prerë Dodikun me një vit burg, si dhe me ndalim të ushtrimit të kësaj dhe funksioneve të tjera politike në vend për gjashtë vitet e ardhshme, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.Mandati do të hiqet Dodikut pas skadimit të afatit për ankesë. Ankesë për këtë vendim mund…

Read More

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në një nga minierat private më Zonën D ku një minator me detyrë armator, teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë ka humbur jetën për shkak të shembjes masive të mineralit.

Read More

Një nga drejtuesit e mjeteve, që u përfshinë në aksident në rrethrrotullimin e Levanit, dyshohet se ka pësuar gjendje të fikëti dhe për pasojë ka humbur kontrollin. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën Luftar Braçja, me kombësi shqiptare dhe pasaportë italiane, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë, pritet zbardhja e plotë e aksidentit. Në vendngjarje, duken automjetet e dëmtuara rëndë, si pasojë e përplasjes.

Read More

“WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues që synojnë njerëz në mbarë botën në gjysmën e parë të këtij viti”, kështu thuhet në njoftimin e Meta-s. Shumë prej tyre ishin të lidhur me qendra mashtrimi të drejtuara nga kriminelë të organizuar në Azinë Juglindore, të cilët shpesh përdornin punë të detyruar në operacionet e tyre. Meta e bëri njoftimin ndërsa WhatsApp nxori masa të reja kundër mashtrimit për të njoftuar përdoruesit për aktivitete të mundshme mashtruese, siç është shtimi i një përdoruesi në një bisedë në grup nga dikush që nuk është në listën e tij të…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin në lidhje me zjarret ne vend. Në përditësimin e sotëm, Mbrojtja thotë se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Vatra aktive janë:– Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale. Zjarre të shuar: Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale. Përsërisim thirrjen drejtuar banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se prej datës 1 gusht ka hyrë në fuqi receta mjekësore në formatin unik, e cila tashmë po aplikohet në të gjithë territorin e vendit. Në postim, Rama ka ndarë një video me dëshmi të farmacistëve, të cilët flasin për përfitimet e kësaj risi në sistemin shëndetësor. Sipas Kryeministrit, kjo masë përfaqëson një hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, duke sjellë, më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët dhe trajtim dhe ndjekje më të saktë për të sëmurët. “Me zërin e farmacistëve…

Read More