Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin në lidhje me zjarret ne vend. Në përditësimin e sotëm, Mbrojtja thotë se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Vatra aktive janë:– Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale. Zjarre të shuar: Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale. Përsërisim thirrjen drejtuar banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se prej datës 1 gusht ka hyrë në fuqi receta mjekësore në formatin unik, e cila tashmë po aplikohet në të gjithë territorin e vendit. Në postim, Rama ka ndarë një video me dëshmi të farmacistëve, të cilët flasin për përfitimet e kësaj risi në sistemin shëndetësor. Sipas Kryeministrit, kjo masë përfaqëson një hap përpara në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, duke sjellë, më shumë siguri për pacientët, më pak burokraci për mjekët dhe farmacistët dhe trajtim dhe ndjekje më të saktë për të sëmurët. “Me zërin e farmacistëve…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve, dërgoi gjykim më 05.08.2025, procedimin penal, nr.229/1 viti 2021 në ngarkim të të pandehurve: 1.Bardhi Koçi, i akuzuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (tre episode) parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal. 2.Pranvera Meshi, e akuzuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 27.08.2021, mbi bazën e akteve të…
Një 23-vjeçar është gjobitur me 50 mijë lekë nga policia pasi qarkulloi me automjet tip “G-Class” në breg të detit dhe cenoi sigurinë e pushuesve. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë. Ai u ndëshkua…
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Kryqëzimi”, pas kapjes me armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme. I riu u ndalua te kryqëzimi i Valiasit, ndërsa lëvizte me një automjet tip “Audi”. Gjatë kontrollit në mjet dhe banesë, atij iu gjetën një pushkë me municion, një thikë, pranga dhe një kapuç për maskim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi Gerald Qordja. Njoftimi i policisë: Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor…
Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për spiunim për Izraelin. Sipas gjyqësorit iranian, personi që u ekzekutua i kishte dërguar informacione Izraelit lidhur me shkencëtarët bërthamorë të cilët u vranë gjatë luftës 12-ditore që Teherani zhvilloi me Izraelin në qershor. “Roozbeh Vadi… u ekzekutua pas proceseve gjyqësore dhe konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata e Lartë”, u tha në ueb-faqen e gjyqësorit, Mizan Online, ku u shtua se ai kishte zbuluar informacion për një “shkencëtar bërthamor që u vra gjatë agresionit të fundit të regjimit sionist”. Ekzekutimi u krye me varje, u tha në njoftim.…
E parë nga ajri, Gaza duket si rrënojat e një qytetërimi të lashtë, të zbuluar pas shekujsh errësire. Një mozaik formash betoni dhe muresh të shkatërruar, lagje të mbushura me kratere, rrënoja dhe rrugë që nuk të çojnë askund.
Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se planet e raportuara të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të ri-pushtuar Gazën janë “thellësisht shqetësuese” dhe mund të rrezikojnë jetën e civilëve palestinezë dhe pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jenča, u shpreh të mërkurën para Këshillit të Sigurimit se, sipas ligjit ndërkombëtar, “Gaza është dhe duhet të mbetet pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez.” Jenča përsëriti kërkesën e OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm, si dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve. Ai theksoi se civilët palestinezë në…
Një aksident me dhjetëra të plagosur ka ndodhur në Rusi. Një autobus plot me pasagjerë u përplas me një kabinë në një autostradë përgjatë rrugës Lugansk-Moskë. Në autobus ndodheshin gjithsej 48 persona, përfshirë pesë fëmijë, ndërsa 39 prej tyre u plagosën si pasojë e përplasjes. Raportohet se pesë prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë në spital. Siç shihet në pamjet filmike, në zonë mbizotëronte mjegull e dendur, ndërsa autoritetet lokale po kryejnë një hetim për rrethanat e aksidentit.
Territori shqiptar këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore, në verilindje e juglindje. Temperaturat do të variojnë nga 18-34 gradë celsius. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi…
Dashi Mund të ndiheni pak të tensionuar sot. Mund të përballeni me situata të papritura, ndaj ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Komunikimi është çelësi. Merrni kohë për të reflektuar para se të flisni. Demi Kjo është një ditë e favorshme për çështje financiare. Mund të merrni një ofertë apo të kuptoni më mirë si të menaxhoni burimet tuaja. Në marrëdhënie personale, shmangni keqkuptimet, qartësia është thelbësore. Binjakët Keni shumë ide dhe energji për të ndarë me të tjerët. Sot është ditë e mirë për takime, biseda dhe plane të reja. Ruani ekuilibrin mes punës dhe pushimit. Gaforrja Ndjenjat janë…
”Sunny Hill Festival” në Prishtinë për 3 ditë, u bë kryefjalë në mbarë Europën dhe jo vetëm. Pas këtij suksesi, Dua Lipa ka treguar ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil. Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës. “Arrita në shtëpi në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi ajo. Herë pas here artistja promovon bukuritë dhe vlerat e Kosovës dhe Shqipërisë në botë, trashëgiminë,…