Author: tirana

Ermal Dredha ka komunikuar largimin dhe doreheqjen e tij ndersa nje sms e ka percjelle edhe ne stafin e tij menjehere sapo ka marre vendimin per doreheqje. “Kënaqësi të ju shërbeja, edhe pse nuk arrita t’ju zgjidhja të gjitha hallet. Faleminderit dhe më ndjeni që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbeja. Ju uroj më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali.”-shprehet Dredha në mesazhin e tij.

Read More

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”. Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri…

Read More

DASHI Asgjë e veçantë për të dashuruarit gjatë kësaj dite. Rutina do e pushtojë lidhjen e tyre dhe nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Beqarët nga ana tjetër do bëjnë për vete shumë persona. E ardhmja e tyre do jetë shumë më ndryshe se më parë. Sektori i të ardhurave do përballet me surpriza të këqija. Asgjë nuk do ecë si ju e kishit menduar, prandaj duhen marrë masa strikte. DEMI Ditë e këndshme edhe pse jo e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni më realistë se kurrë më parë. Beqarët do bien në…

Read More

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, kanë reaguar pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj tij. Ata thonë se kryebashkiaku vijon t’i mohojë të gjitha akuzat. Sipas avokatëve, nuk provohet asnjë lidhje e detyrës si kryebashkiak me privilegjet ndaj kompanive. Deklaratë për shtyp e avokatëve Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet: asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka një apel drejtuar pronarëve të lavazheve në vend, kjo që t’i largojnë ato në mënyrë vullnetare nga çdo qytet. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga puna për prishjen e lavazheve, që ndodhen në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Më herët kryeministri Rama ka deklaruar se “asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, ndryshe do të gjobiten”. Rama i ka ftuar gjithashtu subjektet që të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave, jo për lavazh në rrugë. Në gjithë vendin po vijon…

Read More

Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet. ”Nuk mendoj se mund ta normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në evente ndërkombëtare sikur s’po ndodh asgjë”,-tha Urtasun. Gjatë një interviste, Urtasun tha se pjesëmarrja e Izraelit në konkurs nuk mund të tolerohet. “Ngjarje si Eurovision apo Vuelta a España sjellin një përfaqësim të veçantë të vendit”, tha ai duke iu referuar protestave kundër ekipit të çiklistëve Israel-Premier Tech gjatë këtij edicioni të garës. ”Në rastin e Eurovision nuk është një artist individual që merr pjesë, por dikush që merr…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë pasditen e sotme në ceremoninë e organizuar në bordin e anijes së Marinës Amerikane “Mount Whitney”, në Porto Romano. “Në bordin e “Mount Whitney”, anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano, me kapitenin Colin Price që drejton ekuipazhin e marinës amerikane, në këtë ndalesë, e cila simbolizon aleancën e pathyeshme Shqipëri-SHBA, si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Read More

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas lajmit se dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë. Sipas mediave të huaja, në llogarinë e tij në Truth Social, Trump ka ngritur pyetjen se çfarë po ndodh me Rusinë që ka kryer këtë akt. ”Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi”, ka shkruar Trump në rrjetin social.

Read More

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin u prit në Rinas nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka. “Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë. Mirë se erdhe në Tiranë, z. Čeferin”,-shkruan Presidenti Duka në statusin…

Read More

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. SPAK bën të ditur se vendimi është marrë pas një operacioni të zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët po kryejnë kontrolle në disa ambiente, përfshirë edhe zyrën e avokatit. Logu dyshohet se mori 8 mijë euro për të ndikuar te prokurorë e gjyqtarë të Tiranës që të lehtësonte masën e sigurisë për një të akuzuar për mashtrim me TVSH. Njoftimi i plotë nga SPAK Datë 10.09.2025 SPAK cakton masën e sigurisë…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se shumë shpejt opozita do të organizojë protesta, por nuk bëri të ditur një datë fikse. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha për gazetarët se është dakord me propozimin që dha Ervin Salianji, por nuk ka ende një datë kur do të nisin këto protesta. Edhe para 11 majit të njëjtën retorikë kishit z.Berisha? Berisha: Shumë më ndryshe. Më ndryshe, sepse siç e sheh ti, janë nja pesë rezoluta ndërkombëtare, të bazuara në dokumentacionet e paraqitura nga Partia Demokratike, që damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti, si njeri që…

Read More