Author: tirana

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nënshkruar një Memorandum Historik me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues të shqiptarëve të Luginën e Preshevës. Ministri Blendi Gonxhja, thotë se ky momerandum synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e inovacionit, si ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Gonxhja shprehet se memorandumi u arrit edhe me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama. Kjo urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të forcojë diplomacinë kulturore dhe ekonomike shqiptare. Postimi i plotë Pas takimeve zyrtare në Luginën e Preshevës,…

Read More

Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar masë displinore Kujtim Cakranin i cili është avokati i Ilir Metës. Ai ka shkelur rregullat duke lejuar kryerjen e një komunikim me telefonin e tij me ish-presidentin nga qelia, live në një studio televizive. Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, tha se kjo telefonatë e kryer tetorin e një viti më parë. “Sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi dje mbërritjen për herë të parë të një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano, duke theksuar “një fazë të re të modernizimit ushtarak të Shqipërisë”. Po një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se ishte takuar me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake. Ankorimi i Anijes “USS Mount Whitney” e Flotës Ushtarake Amerikane, është një tjetër tregues i faktit se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të…

Read More

400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, mëngjesin e datës 11 shtator, do të jenë në Pallatin e Kongreseve. Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj. Dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, por Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

Read More

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. Për gjykim është dërguar bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza si: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në disa raste. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2,…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike që opozita të reagojë fuqishëm në ditën e parë të Parlamentit më 12 shtator, pra këtë të premte. Salianji është shprehur që të ketë reagim në formën e protestave, siç PD ka mbajtur shpesh gjatë vitit të kaluar jashtë parlamentit. Por kjo kërkesë e Salianjit ka qenë më së shumti një qëndrim i tij, pasi në këtë mbledhje të Kryesisë nuk u diskutua për protestat opozita. Megjithatë, mbetet një alternativë e hapur. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ishin përjashtuar deputetët që…

Read More

Sot ka nisur faza e fundit e regjistrimeve për maturantët fitues në universitetet publike. Faza e 7-të do të zgjasë po 48 orë dhe do të mbyllet pasditen e 11 shtatorit. Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar, deri më tani janë regjistruar 75% e maturantëve. Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë prej 48-orëshe, 12-13 shtator, për çregjistrim për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë. Raundi i dytë i regjistrimeve do të nisë me 9 shtator edhe do të zgjasë deri më 8 tetor. Degët e preferuara…

Read More

Nga 2026, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ilir Binaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT-së, tha se është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. ”Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka uruar presidenten e re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Annalena Baerbock, për marrjen e këtij posti të rëndësishëm. Spiropali krahas urimit, shkruan se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare besnike e OKB-së dhe se do të vazhdojë që të jetë aktive për avancimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh urimet e përzemërta Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj në rolin e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e besueshme e…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim Harry H. Hardman, anëtar i Bordit të Shkollës “Bush” për Qeverisje dhe Shërbim Publik në Universitetin A&M të Teksasit, me mbi 22 vite përvojë në këtë institucion. Në fokus të bisedës ishin mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë dhe Shkollës “Bush”, përmes krijimit të partneriteteve akademike dhe profesionale, shkëmbimit të studentëve dhe stafit pedagogjik, si dhe nxitjes së programeve të përbashkëta të trajnimit. Të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe trajnimit policor, si një hap i rëndësishëm…

Read More

Gjatë konferencës ndërkombëtare për qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama tha se vendi ka bërë një hap shumë të madh në lidhje me digjitalizimin. Rama shprehet se përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë, po bëhet në kohë rekord përkthimi i kapitujve për anëtarësimin në BE. Kreu i qeverisë u ndal te procesi i anëtarësimit në BE, teksa tha se për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar. ”Nga njëra anë kemi procesin e BE, që është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është bekim…

Read More

Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin në Arenën Kombëtare, në ora 19:00. Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola. Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të…

Read More