Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit është diçka e gabuar. Po ashtu shton edhe se është një veprim i pavend dhe pa mend. ”Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një organizate si OSBE-ja që organizon monitorimin e zgjedhjeve në gjithë botën dhe i kërkon që të mbajë anë në këtë proces dhe të mos përdoret raporti në dëm të mazhorancës. Më duket një veprim…
Author: tirana
Plani për të ndaluar paratë e gatshme deri në fund të dekadës do të jetë i vështirë për t’u realizuar, në një vend ku nuk u besohet bankave, sipas “Politico.eu”. Në një vend ku paratë e gatshme janë mbret, ambicia e kryeministrit Edi Rama për ta lënë Shqipërinë pa para deri në vitin 2030 do ta kthente shoqërinë përmbys. Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën dyshek pranë AK-47-shit të tyre, sipas një shakaje kombëtare në vend që t’i fusnin në banka. Por nëse Rama e plotëson dëshirën e tij, Shqipëria do të bëhet…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmon vendimin për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje. “Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X. “Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”. Zyra e Kryeministrit tha gjithashtu në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen”.
Spitali Rajonal i Vlorës ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se Vlora është vendi ku takohet historia me mikpritjen, ndërsa spitali është një pikë kyçe sigurie për pushuesit, në gatishmëri 24/7 për çdo rast urgjent, me një ekip të përkushtuar dhe shërbim cilësor. Sipas Koçiut që nga 1 qershori, mbi 5,800 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe 360 turistë të huaj, të cilët kanë gjetur kujdes…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen e institucioneve dhe mungesën e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së MV. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste në vendin ku janë bashkëthemelues të shtetit”, tha Emir…
Nga Lufti Dervishi Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një gur në dorë. I vetëm. Pa shoqëri. Pa sponsor. Pa hashtag. Pa kamera. Natën. Goditi një xham të godinës së bashkisë. Ky burrë, në moshë madhore, nuk është pjesë e ndonjë grupi rebel, nuk ka bërë thirrje për revolucion, as ka kërcënuar askënd. Thjesht nuk duroi më. Mediat kombëtare e morën videon e publikuar, nga vetë protestuesi në TikTok, dhe ia përcollën menjëherë per analizë të detajuar institucioneve kompetente. Zyrtarisht thuhet se protestuesi është ndaluar nga policia, por…
Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga “Paketa e Maleve” është i lartë. Prej tri javësh qytetarët po shprehin interes për të marrë në pronësi tokën në mënyrë që më pas të zhvillojnë në projekt biznesi. Enkelejd Musabelliu, zv/ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u shpreh se, “janë 3175 shprehje interesi që kanë ardhur në këtë platformë. Janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë por zonat me kërkesë më të madhe janë ato zona ku edhe ka pasur mungesë të titujve të…
Është ndarë nga jeta pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, Robert Papavrami dhe babai i Tedi Papavramit. Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta. “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni…
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi fshatin Bishnicë në rrethin e Pogradecit, ku organizata gjermane humanitare “Christliches Hilfswerk Wismar” prej shumë vitesh zhvillon punë sociale dhe me të rinjtë. Ambasada financoi sigurimin e materialeve të ndërtimit për një qendër shëndetësore, e cila u ndërtua me punë vullnetare. Mirëmbajtja e godinës sigurohet nga Bashkia e Pogradecit, e cila në të njëjtën ndërtesë menaxhon edhe një shkollë komunitare. Ky projekt është një shembull i bukur i ndihmës “Hilfe zur Selbsthilfe” dhe i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme. Ambasada gjermane shprehu në një postim në rrjetet sociale falenderime të përzemërta për…
Dua Lipa ka ndarë ndjesitë e saj të thella pas përfundimit të edicionit të sivjetshëm të ”Sunny Hill Festival”. Në një status të ndjerë, Dua shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e saj për të gjithë ata që e bënë festivalin kaq të veçantë këtë vit. Duke filluar nga artistët, të afërm dhe po ashtu fansat e këtij edicioni, artistja shqiptare me famë botërore, ndau falënderimin e saj, përmes një postimi të gjatë. “Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të S unny Hill Festival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për…
Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit, ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH. Teksa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri. Pas publikimit të këtij lajmi, Continental Strategy…
Gazetari Blendi Fevziu është mëse aktiv me video në rrjete sociale, nga çdo cep i Shqipërisë, duke prezantuar dhe trajtuar tema të ndryshme. Por kjo qasje nuk po i pëlqen, madje e ka bezdisur ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin. Ai ka një këshillë për gazetarin. ”Nejse, aman Fevzo kujdes”. Postimi i plotë Në google e në Facebook me del gjithandej Fevziu, duke u hedhur në det, në liqene, pellgje natyrore. Nuk e di juve, po mua më del gjithandej. I ka zënë vendin atij që e bënte vjet këtë punë, por e lidhën te 313-ta korbin. Tani pret rezultatin e…