Policia serbe ka arrestuar një burrë në Merdare, pikëkalimin kufitar me Kosovën. Sipas autoriteteve serbe, ai është arrestuar nën dyshimin për “krime lufte” gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99. Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e bëri të ditur kombësinë e të dyshuarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeçar. Nuk është e qartë kur është arrestuar ai, por Ministria serbe tha se ai është dërguar në paraburgim për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngrihet aktakuzë. Arrestimi i tij vjen rreth një muaj pasi autoritetet serbe arrestuan dy persona në Horegosh, pika kufitare mes…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme, apo ata që abuzojnë me lejen. Gjatë prezantimit të masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama tha se edhe ndërtuesit që shesin dy herë një apartament, do të ndëshkohen dhe objekti do të konfiskohet menjëherë. “Nuk bën vaki më me hapjen e platformave deri të rruga. E dyta është për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm. Një tjetër fenomen që do e ndalim njëherë e mirë. Ka një përmirësim të ndjeshëm, por nuk na intereson përmirësimi, por vetëm çfarë nuk shkon.…
Ajlin Petrela, regjisorja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë rreth arsyeve që çuan në fundin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave, Ajër dhe E’dua. Në një intervistë për MCN, Petrela theksoi se vendimi për ndarjen u mor nga të dy dhe kishte si prioritet mirëqenien e vajzave. “Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi”, tha ajo, duke shtuar se nuk donte që vajzat të përjetonin trauma…
“Propozojmë te shtohen dy paragrafë të reja. Kur ndërtimi kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike të dënohet 3-7 vjet. Kush ka një rol për të luajtur për shkak të detyrës në kontrollin e territorit, duhet të ndëshkohet penalisht Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, apo kryhet si ndërtim brenda infrastrukturës kritike, dënimi 5-10 vite burg. Element tjetër është zënia e tokës, që përbën kundravajtje penale. Propozojmë ndryshim rrënjësor të nenit, do ketë 4 paragrafë. Zënia e tokës kryhet në një tokë brenda zonave të mbrojtura, 1-5 vite.”-u shpreh Manja.
Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Vihet në pranga dhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur. Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Together”. Gjatë operacionit u kapën…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë një paketë të re ligjore, në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe territorit. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të paketës ligjore, Rama u shpreh se ajo do të jetë në tryezën e qeverisë së re, si një ndër vendimet më të para. Sipas kreut të qeverisë, përmes kësaj pakete, do të ketë instrumente të reja për të mbrojtur territorin. “Me përfaqësues nga institucionet dhe grupet e interesit lidhur me një thellim të reformës për mbrojtjen e territorit përmes një pakete të re ndërhyrjesh ligjore që do të jenë në tryezën e…
“Shkolla 9-vjeçare “Kajo Karafili” në fshatin Gështenjas të Pogradecit e ka nisur vitin e ri shkollor duke mirëpritur nxënësit dhe mësuesit në ambiente të rilindura me klasa moderne, pajisje bashkëkohore dhe kushte që plotësojnë të gjitha standardet për një arsim cilësor📚👩🏻💻🧑🏻💻💡👩🏫⛹🏻♂️⛹️♀️ 🧑💻📚 Investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e një programi kombëtar për përmirësimin e kushteve në shkolla, duke garantuar që çdo nxënës, pavarësisht zonës ku jeton, të ketë mundësinë të mësojë në kushte të barabarta”, shkruan Rama.
“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës. Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”-u shpreh Celibashi.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se në vendin tonë janë ndërtuar mbi 1 mijë kilometra rrugë. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2025″, ajo u shpreh gjithashtu janë ndërtuar edhe 30 kilometra tunele e më shumë se 20 mijë metra ura. “Janë projekte rajonale të rëndësishme që kontribuojnë në ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor dhe, nga ana tjetër, duke pasur parasysh pozicionin gjeografik të jashtëzakonshëm të vendit tonë, e bëjnë Shqipërinë një portë hyrëse përmes Italisë dhe Greqisë në BE. Kemi investuar shumë në vitet e fundit në infrastrukturën rrugore, si një nga infastrukturat parësore. Kemi…
Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës. Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.Në vijim të…
Pas suksesit të romanit “Gjithçka që ke”, shkrimtari Enkelejd Lamaj vjen sërish për lexuesin, këtë herë me një histori që nuk të le të marrësh frymë deri në faqen e fundit. Në vitin 2021, Lamaj tërhoqi vëmendjen e lexuesve me thrillerin e errët “Gjithçka që ke”, i cili solli edhe vrasësin e parë serial në Tiranë, me historinë drithëruese të Adelinës, një grua që luftonte për të mbijetuar mes dhimbjes dhe terrorit. Libri u vlerësua për tensionin narrativ dhe stilin unik të autorit, duke e rikonfirmuar atë si një nga zërat më të veçantë të zhanrit horror dhe thriller në…
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po…