Author: tirana

Ragip Gila u arrestua si autori i dyshuar i masakrës së ditës së sotme në Shkodër, ku mbetën të vdekur Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri. ”Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Ragip Gila, raporton A2 CNN. “Erogen Vaso më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se theksoi se takimi u zhvillua në kuadër të hapave që qeveria shqiptare po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si dhe për ecurinë e projekteve strategjike si Korridori VIII dhe Porti i Ri i Durrësit. Gjatë këtij takimi përveç Ramës ishte i pramishëm edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. ”Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht SPAK me një shkresë për çështjen McGonigal, pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të drejtësisë. Postimi i plotë Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të heshtë edhe shumë gjatë! Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal. Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin…

Read More

Trajneri i ekipit kuqezi, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë para medieve në prag të ndeshjes Shqipëri-Letoni, e cila luhet nesër në orën 20:45 në Tiranë. Dueli është i rëndësishëm pasi vetëm tri pikë na bëjnë punë në garën për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026 e cila zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Gjimshiti tha se sfida është e vështirë dhe fokusi duhet të jetë në çdo moment, pasi përballë kanë një ekip me vlera. “Ekipi është përgatitur mirë, nuk është e thjeshtë por jemi pozitivë. Kemi presion, kështu që përqëndrimi është më i lartë.…

Read More

Dashi-Je në disa udhëkryeqe, Dash? Ndalo së mbajturi mbi shpatulla peshën e botës dhe problemet e të gjithëve. Sa më pak energji t’u japësh të tjerëve dhe sa më shumë ta rikthesh te vetja, aq më mirë do ndihesh. Shkëpute fijen e negativitetit dhe vendos qëllimin për energji më të mira në jetë. Demi-Ja si është puna: Miqtë e tu nuk e kanë shumë për zemër këtë personin me të cilin ti po del, prandaj duhet të krijosh një urë që i afron së bashku. Pas disa takimeve, do bëhen shokë të ngushtë. Gjithçka që duhet të bësh është t’i…

Read More

Flori Mumajesi në një postim në Instastory, na ka bërë super konfuzë. Kantautori që ka kohë që ka ikur nga skena, ka publikuar një video me sfond të errët në të cilën dëgjohet ndër të tjera një zë që shumë njerëz e kanë cilësuar si ai i Evlanës. “A do ta heqësh qafe si njeri, apo e do në jetën tënde? Thuaj të drejtën tani!”, dëgjohet në sfond zëri që ndezi aludime. “S’e di”, përgjigjet kantautori. Më tej, në video përfshihet teksti i këngës “Pa jetë”, konkretisht vargu: “Si mund të të dojë dikush ty nuk e di, kur ti…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të ketë një godinë të re. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ku aktualisht po zhvillohen punimet për ndërtimin e kësaj godine, ”Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve”, shkruan Rama në Facebook. Godina e re e DPSHTRR do të ketë një arkitekturë moderne, ku në katin e parë parashikohet të vendosen automjete të ndryshme. Ndërsa në brendësi, sipas projektit, do të ketë një ndërthyrje mes hapësirave të gjelbërta dhe drurit.

Read More

Në emër të çdo nxënësi në vend shpenzohen 368 lekë në ditë. Duke përfshirë pagat e mësuesve, sanitareve, shpenzimet për libra, mjete kancelarike në klasa dhe gjithçka tjetër që prek mësimdhënien për rreth 1 mijë e 300 shkollat e gjimnazet e vendit u vunë në dispozicion 45.7 miliardë lekë këtë vit. Për çdo një nga rreth 345 mijë të regjistruarit në arsim janë 132 mijë e 511 lekë në dispozicion në vit apo 11 mijë e 42 lekë në muaj. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian.…

Read More

SPAK ka dhënë informacion zyrtar për vizitën në Amerikë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat 2 dhe 3 shtator. Altin Dumani u takua në Uashington me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë të SPAK me agjencitë ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Njoftimi i plotë nga SPAK Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka përcjellë një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, ku thekson se siguria në shkolla mbetet prioriteti kryesor i Policisë. ”Ne besojmë se vetëm së bashku mund t’u japim fëmijëve tanë atë që meritojnë: një vit të qetë, të sigurt dhe të mbushur me dije. Ftoj të gjithë aktorët që i ngarkon ligji për zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, që të kontribuojnë në interesin e përbashkët: sigurinë e fëmijëve tanë”,-thuhet në mesazhin e Prodës. Mesazhi i Ilir Prodës Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, çdo fillim i…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar datën 12 shtator, ora 10:00 për mbledhjen e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në mesazhin drejtuar deputetëve, kreu i Shtetit thekson se vendi është në një moment historik, atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka fituar 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët e saj 50 vende deputetësh, PSD 3 mandate, Mundësia 2 mandate, Lëvizja Bashkë 1 mandat dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat. ”Kjo legjislaturë bashkon deputetë me përvojë dhe të rinj të zgjedhur për herë të parë. Vazhdimësia dhe përvoja e kombinuar…

Read More

Nis sot viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues. Në bankat e shkollës do të ulen për herë të parë 26 500 nxënës, një numër në ulje ky krahasuar me një vit më parë, ku më klasën e parë u regjistruan 28 mijë nxënës. Nga shkolla “Angela Merkel” në Kamëz që këtë 8 shtator hapi dyert për herë të parë për më shumë se 1,100 nxënës, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se infrastruktura shkollore dhe kushtet për nxënësit e mësuesit janë përmirësuar. “Sot, në ditën e parë të shkollës, ne kemi hapur 30…

Read More