Author: tirana

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.

Read More

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike. Të prekurit në shumicën e rasteve nuk marrin ndihmën e duhur. Në mbarë botën mbi një miliard vetë vuajnë nga çrregullimet psikike, sikurse konstatohet në një raport aktual të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Kjo shifër përbën 14 përqind të popullsisë botërore duke krijuar kështu problemin më të madh global shëndetësor. Çrregullimet psikike prekin njerëz të çdo moshe, prejardhjeje dhe niveli të ardhurash. Shumica e të prekurve nga sëmundje të tilla, sipas OBSH-së jetojnë në vende me të ardhura të…

Read More

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut. Në relievet malore të zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s. Deti…

Read More

Për kryeministrin Edi Rama diplomacia ekonomike është pika më e dobët e bilancit të ambasadave tona nëpër botë. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin tre ditor me ambasadorët e Shqipërisë, krue i qeverisë se kontributi i përfaqësive tona është thuajse inekzistent.“Një element kycc që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për…

Read More

Ngjarja e rëndë me armë zjarri e ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës ka një bilanc më të rëndë nga sa u raportua fillimisht. Përveç viktimës Armando Pali, janë plagosur edhe tre persona të tjerë, mes tyre një grua, punonjëse si kamariere në lokalin ku ndodhi ngjarja. Armando Pali, viktima, ishte punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe një figurë e njohur lokale, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ai mbeti i vdekur në vend si pasojë e breshërisë së kallashnikovit. Ndër të plagosurit konfirmohet edhe Erogen Vaso, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, si edhe…

Read More

Nis sot viti i ri shkollor 2025-2026. Këtë vit në rrethin e Beratit, kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 58 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme, publike dhe private). Nga shifrat e këtij viti, të krahasuara me një vit më parë, vihet re një rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, ndërkohë që në rënie ka qenë edhe numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Sipas shifrave zyrtare, në bankat e shkollave këtë vit do të ulen 4980 nxënës në shkollat publike dhe 860 nxënës në shkollat…

Read More

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso. Raportohet se autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër. Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik…

Read More

Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka uruar suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave. 365 mijë nxënës nisin këtë të hënë mësimin, nga ku 26,500 prej tyre janë nxënës të klasave të para. “Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024. Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare. Librat janë shpërndarë falas…

Read More

DASHI Pas disa ditësh disi konfuze, dëshira për të ndërmarrë veprime kthehet: Hëna në sektorin tuaj të miqësisë ju mbështet, duke sjellë qartësi në marrëdhëniet dhe mendjen tuaj. Përdoreni këtë energji për të transformuar idetë në projekte konkrete: keni forcën për të bërë përparim të sinqertë, veçanërisht nëse keni propozime për të vlerësuar ose kontakte të reja për të kultivuar. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 8 shtator 2025), qielli është i lodhshëm: ndiheni paksa dembelë apo edhe të ngadaltë, sikur diçka brenda jush po i frenon. Mos u stresoni: pranoni ritmin më të ngadaltë dhe përdoreni këtë…

Read More

Nga Lea Ypi “A e ke parë foton e gjyshes që të është bërë virale në Facebook?”, lexova mesazhin e një të afërmi. “Nuk ka mbetur njeri pa e përfolur atë foto”. Fotografia bardhë e zi ishte përhapur me shpejtësi marramendëse në rrjetet sociale pas postimit nga një njeri që nuk e kisha dëgjuar apo takuar ndonjëherë. Në fotografi, një çift i ri, i veshur hijshëm, merrte pozë në verandën e një hoteli luksoz. Mbështetur në murin anësor, nën harqet e hyrjes së ndërtesës, ishin vendosur një palë ski. Buzëqeshja e çiltër dhe shprehja fëminore e fytyrës së gruas në…

Read More