Egli Tako ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të rëndë që i ndodhi gjatë një udhëtimi në Mal të Zi. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Egli ka rrëfyer përjetimin e saj të vështirë, ku për disa orë është humbur krejtësisht vetëm në majat e thepisura të maleve. Në një prej rrëfimeve të saj, ajo shkruan: ”Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë”. Po ashtu Egli ka treguar gjithashtu se…
Author: tirana
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, dhe jo në kompleksin “Xibraku” siç ishte njoftuar fillimisht. Sipas njoftimit zyrtar, dita dhe ora të caktuara mbeten të pandryshuara: e Enjta, 11 Shtator, ora 09:30. Në komunikimin drejtuar anëtarëve të Asamblesë theksohet se pjesëmarrja e tyre është e domosdoshme për vijimin e punimeve.
Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ishte emër i njohur për policinë. Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ishte emër i njohur për policinë. Në dhjetor të vitit 2023, Gila u arrestua për arsenal armësh, pasi në banesën ku jetonte, iu gjetën sende që përdoreshin nga grupe kriminale në Shkodër dhe sasi të lëndëve narkotike. Dy vite më parë atij iu sekuestruan 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera…
Policia e Shtetit ka publikuar plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Shqipëri – Letoni” që do të zhvillohet më datë 9 shtator 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë. Në planin e masave parashikohen: Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Letonisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas; -Shoqërimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium; -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë…
Ambasadori i BE-së në Shqipëri mori pjesë në një panel të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ku foli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gonzato tha se tashmë mundësia e anëtarësimit në BE është reale dhe i bëri thirrje rinisë shqiptare që të mos largohen nga vendi, por ‘të shfrytëzojnë këtë mundësi të artë për ta dhe për Shqipërinë drejt BE-së’. Ambasadori tha se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për njohuritë dhe për inovacion. -A është i mundur në një të ardhme të afërt anëtarësimi në BE? “Është fantastike të jesh përfaqësues i BE-së…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se autori i vrasjeve ishte liruar megjithëse kishte qenë më parë bashkëpunëtor në krim. Sipas tij, qyteti i Shkodrës është lënë qëllimisht nën sundimin e bandave dhe krimit. Statusi i Sali Berishës: Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur…
Një aksident rrugor është regjistruar sot pranë Portit të Jahteve në Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar i përmbysur, ndërsa paniku ka qenë i madh tek qytetarët që ndodheshin aty. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit shoferin e plagosur. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë. Ky aksident ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe kujdesin e drejtuesve…
Kryetari i Partisë së Lirisë mbetet në qeli, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve. Ilir Meta akuzohet për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se restaurimi i Manastirit të Spilesë, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kombëtare, po shkon drejt përfundimit. Punimet e realizuara përfshijnë ndërhyrje të thelluara restauruese dhe konservuese, me synimin për të ruajtur autenticitetin historik të këtij objekti të shenjtë, në prag të ditës së Lindjes së Hyjlindëses Mari, më 8 shtator.
Personi që shihni në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. 43 vjeçari dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit, por u vranë dy të tjerë. I vdekur mbeti Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç, i njohur ndryshe edhe si Erogen Vaso. Erogen Brajoviç, është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër. Konkretisht të vrarë mbetën të Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa…
Për kryeministrin Edi Rama diplomacia ekonomike është pika më e dobët e bilancit të ambasadave tona nëpër botë. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin tre ditor me ambasadorët e Shqipërisë, krue i qeverisë se kontributi i përfaqësive tona është thuajse inekzistent.“Një element kycc që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për…
Detaje të reja lidhur me masakrën me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, policia njofton se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër. Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet. Ragip Gilaj është personi i paraqitur në foto i cili la të plagosur 3 persona dhe dy viktima në qendër të Shkodrës, ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat dhe motivet e ngjarjes. VoxNews ka siguruar videon e momentit të arrestimit: Njoftimi i policisë: Rreth orës 08:50, në lagjen…