Humbja e PD në zgjedhjet e 11 Majit, nuk do të kalojë lehtë. Sali Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe ish-deputetja Dhurata Çupi. “PD është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin…
Author: tirana
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon edhe në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion, ku ka edhe një mesazh. “Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
Tilman Fertitta, miliarderi 68-vjeçar nga Teksasi dhe pronar i ekipit të basketbollit Houston Rockets, i emëruar ambasador i SHBA-së në Itali nga Donald Trump në dhjetor dhe i konfirmuar nga Senati në prill, nuk u vendos menjëherë në rezidencën zyrtare në Romë, Villa Taverna. Fertitta, një figurë e njohur në industrinë e hotelerisë dhe pronar i rrjetit të restoranteve dhe kazinove Landry’s, zgjodhi të jetojë për rreth 3 javë e gjysmë në jahtin e tij prej 150 milionë dollarësh, “Boardwalk”, gjatë kohës që në Villa Taverna kryheshin renovime në ambientet familjare. Sipas një zëdhënësi të kompanisë së tij, shpenzimet për…
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.
Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit, Jakov Millatoviq, menjëherë pasi është bërë publike se kreu i shtetit e ka kthyer Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim. Në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Millatoviqit e ka thirrur kryeministrin Millojko Spajiq që menjëherë ta shkarkojë Gjeloshajn, dhe që gjithçka është raportuar te drejtori i Policisë, shkruan Evropa e Lirë. Zyra e presidentit vlerëson se arsyeja për kërcënime ka të bëjë me disa konteste në gjykatë që…
Emanilda Rama vrau në bashkëpunim me të dashurin, babanë e saj. Krimi që tronditi shqiptarët ndodhi në fshatin Frashër të Fierit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar një procedim penal në lidhje me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më 23 korrik 2025 në fshatin Frashër. Tre persona po procedohen penalisht për dy vepra të rënda penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas hetimeve paraprake, rreth orës 21:16 të asaj dite, një telefonatë në Sallën Operative të…
Po vijon puna për rrugën e Dukagjinit, apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj. Teksa ka ndarë pamje, kryeministri Edi Rama shkruan se ky është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibajn në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë. “Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj”, shkruan Rama. “Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që…
Ditën e sotme, 2 gusht, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve. Në zonat malore do të ngjiten deri në 30 gradë dhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë 35 gradë celsius. Era e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s.
DASHI Ndërkohë që të tjerët janë përfshirë në një debat të ashpër, ju keni fatin të shihni të dyja anët e debatit. Mos hezito të ndërhyni dhe të qetësoni situatën, të tjerët do të jenë mirënjohës. DEMI Mundohuni të përshtatni të renë me të vjetrën dhe suksesi nuk do të mungojë. Mbajtja e një dialogu të hapur, të ndershëm dhe të qëndrueshëm me njerëzit përreth do të jetë thelbësore. Jeni në pozitën e duhur për të bërë progresë. BINJAKËT Qëndrimi i hidhur dhe i zhgënjyer i dikujt mund t’ju prishë ditën sot. Ka gjasa që këta persona të përpiqen t’ju…
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po vazhdon vendosjen e shenjave të reja përgjatë vijës së kufijve të Kosovës. KFOR-i thotë se do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë vijës kufitare. Ndryshe, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e…
Minstrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë pamje nga aksioni për pastrimin e aksit kombëtar, Gjirokastër-Tepelenë. Për të rruga nuk është kosh, ndërsa theksoi se po vazhdon lufta me mbetjet edhe në akset kombëtare. ”Anët e rrugëve shndërrohen në kosha plehrash për mbetjet e të paudhëve që nuk u dhimbset shëmtia dhe dëmi që shkaktojnë”. Ministrja Kumbaro cilësoi se aksi Gjirokastër-Tepelenë përshkohet nga mijëra udhëtarë e vizitorë çdo ditë, teksa ritheksoi thirrjen që të denoncohet në Policinë e Shtetit çdo rast i ndotjes nga makinat, pasi çdo ndotje është krim mjedisor”.
Në diskutimet e fundit për draftin e Kodit të ri Penal, kundër ka dalë kundër edhe Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK). Ekrem Spahiu tha se propozimet e bëra janë masë ndëshkuese për qytetaret dhe lehtësuese për botën e krimit, për sa kohë, sipas tij, parashikohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë. ”Në draftin e Kodit të Ri penal vihen re dy prirje të rrezikshme: njëra është që shkeljet e vogla i klasifikon si vepra penale dhe i dënon me burgim, gjë që është një masë represive ndaj qytetarëve. Ndërsa tjetra është ajo që vrasësit serialë, të dënuar me…