Author: tirana

Dhjetëra naftëtarë të Bankers kanë vijuar dhe të shtunën protestën në Marinzë ku kërkojnë një marrëveshje të re me kompaninë Bankers Petroleum. Në protestën e organizuar nga sindikata e sektorit Hidrokarbur, naftëtarët me pankarta në duar, kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre. “Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo…

Read More

Tucker Carlson në podkastin e tij ka folur me të ftuarin e tij, Shawn Ryan për një histori që duket e dalë nga faqet e një romani spiunazhi, por nuk është trillim. Bëhet fjalë për Blerim Skoron, një njeri që CIA e rekrutoi menjëherë pas 11 Shtatorit, për ta futur në mesin e terroristëve dhe për të krijuar një rrjet që do të shtrihej nga Maqedonia deri në Pakistan, Afganistan, Siri, Irak, Iran dhe madje edhe në Rusi. Ai pretendon se ka qenë një hap larg Bin Ladenit, i ka mbijetuar një atentati dhe ka parë nga afër operacione të…

Read More

Të paktën gjashtë raste vjedhjesh në Memaliaj dhe Përmet janë zbardhur nga policia. Vjedhjet janë kryer për një periudhë kohore nga maji në shtator. Një 67-vjeçare është ndaluar nga policia ndërsa është shpallur në kërkim djali i saj 36-vjeçar. Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit, konkretisht: 04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – në banesën e shtetasit P. Ll., kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe…

Read More

Policia e Tiranës ka nisur procedimin për pronaren dhe drejtuesin teknik të një firme, pas aksidentit që ndodhi në ambientet e kompanisë ku humbi jetën roja i objektit. Sipas njoftimit të policisë, procedim në gjendje të lirë ka nisur për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e premte, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në kompani, humbi jetën pas mbylljes së portës hyrëse të objektit e cila e zuri poshtë.

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, po vijon në të gjitha bashkitë e vendit. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga lirimi i hapësirave publike nga qytetarët apo subjektet që i kishin zaptuar ato pa leje. “S’ka pushim”, shkruan Rama krahas pamjeve të ndara në Facebook. Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit, jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në…

Read More

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla, të cilët këtë vit do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla. Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Duke folur për rëndësinë e forcimit të strukturave që merren me sigurinë në shkolla, Manastirliu tha se “për ne është…

Read More

Trazirat shpërthyen gjatë një proteste studentore në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë, të premten në mbrëmje. Demonstruesit hodhën gurë dhe shishe drejt oficerëve të policisë jashtë ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Novi Sadit, dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Studentët akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe kërkojnë llogaridhënie pas shembjes së një tendë betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit nëntorin e kaluar, e cila vrau 16 persona. Protestuesit kanë organizuar demonstrata në Beograd dhe qytete të tjera për muaj të tërë, ndërsa kanë bllokuar edhe institucionet arsimore. Përleshjet e së premtes…

Read More

Greqia po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin. Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026, do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh.Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte për vitin 2025-2026 — një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe…

Read More

Policia rrugore ka identifikuar dhe gjobitur një drejtues mjeti me masë administrative 15 000 lekë pasi lëvizi me krah të kundërt në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”. Reagimi erdhi pas postimit të videos në rrjetet sociale. Njoftim i Policisë: Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që përshkon karrugën kundravajtë dhe nuk respekton distancën e sigurisë, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ju informojmë se: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij masën administrative 15 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit…

Read More

Një shtetas kosovar 27-vjeçar është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për veprën penale të “Mashtrimit”, me një dënim maksimal deri në 10 vjet burg. Operacioni u realizua nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, si pjesë e kontrolleve të imta në kufi për të parandaluar lëvizjet ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim.Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë përmes Interpol Tiranës, u konfirmua se shtetasi S.M. ishte objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të Gjykatës së Mynihut. Aktualisht, Interpol…

Read More

Kate Middleton ka surprizuar me një ndryshim të ri në pamjen e saj, duke çelur ngjyrën e flokëve nga gështenjë në një nuancë bionde të errët me reflektime mjalti. Princesha e Uellsit, e cila vitin e kaluar u përball me kancerin, u shfaq me look-un e ri gjatë një vizite në kopshtet e rinovuara të Muzeut të Historisë Natyrore në Londër.Për këtë dalje, Kate kishte zgjedhur një xhaketë elegante të Ralph Lauren, një këmishë të bardhë klasike nga WNU, pantallona të zeza dhe këpucë të sheshta prej kadifeje kafe nga Pretty Ballerinas. Aksesorët ishin të thjeshtë dhe me stil –…

Read More