Author: tirana

Parku Kombëtar i Alpeve, një nga destinacionet më të vizituara natyrore në Shqipëri dhe shtegu i njohur Theth-Valbonë, që përshkohet çdo vit nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, po ofron një përvojë më të përmirësuar për vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje prej këtij shtegu, teksa u shpreh se kjo është rezultat i një projekti të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, i cili përfshin ndërhyrje përgjatë 15 kilometrave për përmirësimin e infrastrukturës dhe sinjalistikës orientuese, ngritjen e ballkoneve panoramike, krijimin e platformave pushuese dhe zonave rekreative. ”Parku Kombëtar i Alpeve dhe veçanërisht shtegu Theth-Valbonë që përshkohet nga…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, bashkë me kryeministrin Edi Rama ishin të pranishëm në hapjen e rrugës së re Qukës-Qafë-Plloçë ku prej ditës së sotme është i aksesueshëm për të gjithë automjetet. Teksa ka ndarë foto nga ky moment, Balluku nënvizon se ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor. ”Hapet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Rruga e shumëpritur e juglindjes tashmë është e aksesueshme për të gjitha automjetet. Një projekt i trashëguar me shumë problematika që sollën jo pak vonesa, por…

Read More

Aktorja dhe moderatorja Delinda Disha, bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në televizionin MCN TV. Kjo ka të bëjë sepse ajo nuk është paguar dhe se kolegët e saj nuk kanë marrë rrogën që prej prillit. ”Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ “Xhadat” si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë që tashmë ish-kolegët e mi nuk kanë marrë rrogën që në muajin prill”. Më pas ajo publikoi edhe foton e një punonjëseje, të cilën e akuzoi se nuk…

Read More

Zv/kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbante në kabinetin e kryeministrit Keir Starmer. Vendimi vjen në mes të një skandali që lidhet me akuzat për shmangie taksash dhe deklarim të rremë të transaksioneve të lidhura me një apartament bregdetar me vlerë 800 mijë paundë. Mediat britanike raportojnë se këshilltari etik i qeverisë ka nisur një hetim ndaj saj, për mosshlyerje të plotë të taksës së pronës së dytë. Pas kësaj dorëheqje Starmer është drejtuar në një riorganizim radikal. Kryeministri ka emëruar David Lammy si Zëvendëskryeministër dhe Ministër të Drejtësisë, duke ia…

Read More

E ardhmja e Ernest Muçit sipas meideve turke është e sigurtë. Siç raporton “Sports Digitale”, Besiktasi ka arritur një marrëveshje për huazimin e yllit shqiptar te Trabzonspori për një vit. Muçi dhe klubi i Trabzonspor aktualisht po diskutojnë detajet e kontratës për të finalizuar huazimin dhe për të siguruar që gjithçka të jetë e gatshme para nisjes së kampionatit. 24-vjeçari kuqezi ishte pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, por për shkak të një dëmtimi, tekniku Sylvinho zgjodhi që ta zëvendësonte me Kristian Shpendin.

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka një qëndrim lidhur me përfundimin e rrugës Qukës-Qafë-Plloçë, një aks prej 43 kilometrash, ndërtimi i të cilit sipas tij zgjati 16 vite. Berisha akuzoi qeverinë se projekti, i nisur në vitin 2009 dhe i parashikuar të përfundonte në vitin 2014 me një kosto prej 73 milionë euro, është shoqëruar me vonesa të gjata dhe rritje të ndjeshme të shpenzimeve, duke arritur sipas tij, mbi 260 milionë euro. Ai e konsideroi këtë proces si shembull tipik të abuzimit dhe korrupsionit me fondet publike. ”Kjo rrugë, ndërtimi i të cilës zgjati 16 vite si asnjë rrugë…

Read More

Mes Arbetinës dhe Feros është rindezur debati. Të dy po reagojnë në Instastory. Menjëherë pas reagimit të Feros, Arbenita ka ndarë një tjetër story tronditëse në llogarinë e saj në Instagram. Në këtë postim, ajo publikoi një bisedë private që kishte marrë nga një person i cili rrëfente përjetimet e tij personale dhe lidhjen me familjen e Feros. ”Babai i tij është edhe babai im biologjik. Ai bëri të njëjtën gjë me nënën time atëherë. Saktësisht të njëjtat gjëra. Unë kurrë nuk e kam takuar Fero-n apo babanë tim biologjik. Nëna ime nuk e dëshironte këtë. Kur u rrita, ajo…

Read More

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani zhvilloi pak ditë më parë një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u prit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan. DASH në përgjigjen elektronike dërguar për Report Tv, informon se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qëllime të përbashkëta sa i përket luftës kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Shefin e Prokurorisë Speciale (CSP) Dumani…

Read More

Sonte në orën 20:45, zhvillohet përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Grupi B. Takimi do të luhet në Zvicër dhe pritet me shumë interes nga të dyja kombëtaret, të cilat kanë objektiva të qarta për të siguruar një vend në turneun më të madh të futbollit botëror. UEFA ka caktuar gjyqtarin polak Szymon Marciniak si kryesor të ndeshjes, një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në shkallët e stadiumit, pasi përballja ka një ngarkesë të veçantë emocionale për shkak të lidhjeve të forta mes…

Read More

Pas 35 akuzave dhe deklaratave të forta nga Arbenita Ismajlit, ku modelja hodhi akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj Fero, nuk ka vonuar përgjigjja e reperit. Në një postim në Instagram, ai i ka cilësuar pretendimet e saj si “të rreme” dhe “shpifje”. ”3 vite më vonë tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din, je analfabete”,-shkruan Fero, duke ironizuar Arbenitën. Ai shton se fama e saj e vogël erdhi vetëm nga fakti se ishte pranë tij, duke i mohuar gjithë akuzat që ajo kishte bërë. Reperi pretendon se Arbenita ka…

Read More

”S’ka pushim”, shkruan kryeministri Edi Rama në videon e rradhës që tregon vijimin e aksionit për çlirimin e vendit nga bllokimi që i është bërë hapësirave publike. Ndaj dhe lirimi i hapësirave publike shihet edhe si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

Read More

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi. Sipas njoftimit të policisë ata u kapën teksa po ndërtonin me blloqe betoni dy objekte në tokë publike, pa leje nga organet kompetente. “Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025,…

Read More