Dy persona janë arrestuar në Malësi të Madhe pasi u kapën në flagrancë në një parcelë ku po kultivonin bimë narkotike, në fshatin Alijaj. Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy vëllezër, si dhe u procedua një tjetër person në gjendje të lirë. Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Author: tirana
Kristian Kola, 34 vjeç, sapo kishte dalë nga hoteli kur u qëllua me armë zjarri. Pak minuta më parë, ai kishte parkuar makinën përpara lokalit dhe ishte futur brenda për të takuar një mikun e tij. Ata qëndruan vetëm pak minuta dhe sapo dolën së bashku, Kola u vra.Pranë hotelit ishte ndaluar një motor i zi dhe njëri prej personave ka qëlluar disa herë drejt të riut. Sipas policisë, vrasësi mund të ketë qenë profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore, edhe pse shumë afër viktimës ndodhej shoku i tij. Në momentin e ngjarjes, në zonë ka pasur shumë lëvizje…
Drejori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli dha një deklaratë për median për marrjen e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore publike dhe jopublike, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025-2026 dhe në vazhdim. Fjalimi i plotë:“Përshëndetje dhe faleminderit për praninë tuaj sot, për të informuar qytetarët dhe prindërit, për masat e marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me aktorët e tjerë që i ngarkon ligji për sigurinë në shkolla. Me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla…
Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe hartues i projektkodit penal, ka thënë publikisht se:”… jam model për t’u ndjekur..” Nuk dua asapak të merrem me arsyetime etike apo estetike të deklarimit të Tij. Në fund të fundit çdokush ka të drejtën e fjalës së lirë si kur flet për veten ashtu edhe për Belulin”. Por halli është se edhe nëse ndjek Arben Rakipin dhe modelin e tij, prap mund të hysh në burg me kodin penal që Ai ka shkruar. Kështu që më shumë sesa modeli i Tij na intereson produkti skandaloz që ka shkruar. Me atë produkt,…
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge. Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli rezulton i dënuar në Itali me 5 vite e 1 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Vendimi ndaj tij është dhënë më 6 maj 2025 nga Gjykata e Apelit në Milano. Interpol Tirana po punon me procedurat për të bërë të mundur ekstradimin e tij drejt Italisë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”. Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar…
Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e sotme. Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë. Por tashmë është gati! Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë do të hapet sot (5 shtator) në orën 11:00. Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin. Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro.
Sot është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares trupvogël me zemër të madhe, që u bë simbol i bamirësisë, vetëmohimit dhe shërbimit ndaj të pamundurve. Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka ndarë një thënie të presidentit Donald Trump për shenjtoren shqiptare. Postimi: “Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më…
Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”. Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ku u dogj automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçares. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndrim më të ashpër me mbështetësit kryesorë evropianë të Kievit, duke u thënë atyre se duhet t’i bëjnë më shumë presion financiar Rusisë dhe aleates së saj kryesore, Kinës, për ta detyruar Kremlinin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Udhëheqësit evropianë e ftuan “presidentin Trump në takimin e Koalicionit të Vullnetit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë lidhur me telefonatën e zhvilluar më 4 shtator, pas takimit në Paris që zhvilluan mbështetësit e Kievit. “Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalë blerjen…
Arrestohet në Amerikën Latine, Vilson Pepa, i njohur si anëtar i grupit të drogës qe drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja. Ai është arrestuar nga autoritetet atje me 3 shtator ku me vete kishte dokumente shqiptare dhe Italiane. I jane sekuestruar edhe celulare te enkriptuar. Prokuroria e Posaçme e cila e ka shpallur në kërkim thotë se Pepa lidhet me një ngarkesë prej 11 tonë kokainë, përfshirë 600 kilogramë të kapur në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020, si dhe me financimin e një sasie tjetër prej 10 kilogramësh në të njëjtin qytet.
Republikës Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Presidenti Begaj vlerëson veprën e shenjtores shqiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit. “Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë”, shkroi ndër të tjera Presidenti i Republikës. “Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një urim me ndjekësit në rrjetet sociale në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Rama e cilëson Shën Nënë Terezën gruan me shpirtin sa vetë bora, ndërsa uron shëndet e mbarësi për shqiptarët. “Me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan Rama krahas fotos që ka ndarë në rrjetet sociale. Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku më 5 shtator 2016. Shenjt Tereza u vlerësua dhe me çmimin “Nobel” me përkushtimin…