Gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës pas 30 vitesh po vijojnë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga puna e arkeologëve në kalanë e Gjirokastrës duke shtuar se zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V-VI pas Kr.). ”Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V-VI pas Kr.). Punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij dhe poashtu, janë zbuluar objekte…
Author: tirana
Dua Lipa ka sjellë një tjetër atmosferë elektrizuese në Prishtinë. Mbrëmjen e së mërkurës, ajo është parë në një nga ambientet më të njohura të Prishtinës, përkrah të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner. Çifti ka zgjedhur të kalojë një natë të ngrohtë verore të rrethuar nga miq të afërt, kokteje dhe muzikë, duke shijuar një mbrëmje intime larg skenës, por jo larg vëmendjes së publikut. E veshur me stilin që e karakterizon dhe e buzëqeshur, Dua ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve, duke reflektuar po aq shkëlqim jashtë skene sa edhe mbi të. Prania e Duas në…
Drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike, Ervina Gjana tregon se cila është vepra penale më e shpeshtë që hasin në punën e tyre. ”Falsifikimi kompjuterik dhe ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike, që lidhen me keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve, sidomos për t’i përdorur për rrjetet sociale. Këtë vit kemi bërë të mundur uljen e veprave penale, sepse kemi ofruar asistencë teknike për zgjidhjen e këtyre rasteve. Qytetarët duhet të kujdesen çfarë klikojnë, në çdo mesazh që u vjen, të kujdesen për mesazhet që janë attach, duke besuar se janë mesazhe që vijnë nga banka, japin të dhënat bankare, duke…
Kampionati Botëror i Futbollit FIFA 2026 do të jetë më i madhi deri më sot, me ndeshje që do të zhvillohen në 11 qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe në Meksikë e Kanada. Ambasada e Amerikës në Tiranë, ftoi këtë të enjte qytetarët që dëshirojnë të ndjekin këto ndeshje të aplikojnë sa më shpejt për vizë amerikane. “Ne nxisim të gjithë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë tani”,-thuhet në një postim të Ambasadës në rrjetet sociale.
Oliver Hofsman, drejtuesi i palës gjermane në operacionin ”Pandora”, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK-ut, se hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh. ”Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh. Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Kosovë, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. Ky operacion çoi në goditjen e 12…
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit. Postimi i plotë Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë. Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë…
Zjarret që ranë në vend, që shkaktuan pasoja të rënda, do të vlerësohen nga institucionet përgjegjëse, që të ketë edhe një faturë. Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit. Kreu i qeverisë shkruan se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend. ”Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së…
”Arrest me burg” është masa që dha Gjykata e Korçës për autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec. Avokati i këtij të fundit, Denis Mekolli në një prononcim për mediat tha se Ilirjan Selmani asnjëherë nuk e ka pranuar se e ka kryer krimin. “Fillimisht dua të shprehim një ndjesë për viktimën, pavarësisht nëse është apo jo i mbrojtur nga unë. I mbrojturi nga unë në asnjë moment nuk e ka pranuar autorsinë e kryerjes së veprës penale, as në polici, as para gjykatës dhe as gjithë procedurës të pyetjeve të bërë ndaj tij. Ka mbajtur një qëndrim…
Nga data 1 gusht 2025 në Shqipëri do të aplikohet receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ky model i recetës së re ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve. ”Mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë”,-shkruan Rama. Postimi i plotë Nga 1 gushti, Receta e re mjekësore hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat. Ky model i…
Kryeministri Edi Rama përgjatë një interviste të dhënë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit”, thotë se është 8 cm më i gjatë se presidenti i Amerikës, Donald Trump. Nga ana tjetër, nënvizon edhe se kandidatët më të gjatë fitojnë 80% të fushatave zgjedhore. Ju ishit dikur një lojtar profesionist basketbolli. Jeni 2.02 metra i gjatë. Jo, 1.98 metra i gjatë. Si Friedrich Merz. Tetë centimetra më i gjatë se Donald Trump. A është avantazh të jesh i gjatë në politikë? Është e mundur. Unë di një statistikë që thotë se kandidatët e gjatë fitojnë…
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar koordinimin mes misionit të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacionin e kërkim-shpëtimit per 33-vjeçarin që ishte zhdukur në liqenin e Ujamanit në Zubin Potok. Në reagim nënvizohet se ky operacion është dëshmi e aftësive të shkëlqyera të FSK-së në kërkim dhe shpëtim dhe se bashkëpunimi me KFOR-in është në përputhje me marrëveshjet mes dy institucioneve. Edhe Ambasadori i Francës në Kosovë ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit francez për KFOR-in dhe Komandantin e tij. ”Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një takim informal me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Spiropali bëri të ditur se gjatë bisedës u ritheksua miqësia e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, e rrënjosur në shkëmbime të hershme, e mbi të gjitha në aktin e rrallë kolektiv të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike si siguria, mbrojtja kibernetike, teknologjia, energjia dhe…