Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volkswagen Passat”. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse. Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, çka solli përplasjen mes tyre.
Author: tirana
Rama: Domosdoshmëri që të gjithë ne së bashku që qeveria e re do të jetë shumë e fokusuar do qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë ku e kemi shqepur dhe bërë copë copë, duke harruar që hiret e Shqipërisë, luksi i Shqipërisë është ky është bukuria e vet, është tradita e vet, do mbetet në historinë e zhvillimit, pergoalatë mendon një hardhi plot gjelbërim dhe rrush, është hekur kartonxhes dhe llamarinë dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje, u kthye në një argument për të legalizuara ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar, duke marrë lejet nga bashkitë që ta…
Rama: Ndryshe nga cfarë është thënë lidhur me prurjet e këtij viti, aktualisht dhe këto janë shifra jo opinione, sezoni turistik veror, ka sjellë që deri tani ne të kemi mbi 9 milionë vizitorë, gjysmë milioni më shumë. Kjo është ‘rënia’ e komentuar ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj është se nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron. Përkundrazi ka një rritje, që nuk është e madhe pasi ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri Vlen të theksohet rritja nga…
“Elevador da Glória” doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Policia po bashkëpunon me kompaninë që menaxhon tramvajin për të përcaktuar saktë kush ishte në bord, dhe çfarë e shkaktoi përplasjen. Në mediat lokale, fokusi është vendosur tek te kablloja që mundëson funksionimin e sistemit të kundërpeshës, dhe që e lejon tramvajin të udhëtojë lart e poshtë kodrës shumë të pjerrët në qendër të Lisbonës. Ky sistem është përdorur që nga viti 1914. Fillimisht funksiononte me bazë ujin,…
Padia e PD është rrëzuar 12 herë, s’ka bazë ligjore. Është zbardhur qëndrimi i përfaqësuesit të Partisë Socialiste në Kolegj Zgjedhor, avokatit Eridian Salianji, lidhur me padinë e koalicionit PD-ASHM për rrëzimin e vendimit të KQZ mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Salianji theksoi se kërkesa e opozitës nuk qëndron as nga ana formale e as nga ana thelbësore. Ai kujtoi se sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor, shpallja e rezultatit bëhet vetëm pas përfundimit të procesit të ankimeve. “Kërkesë-padia e Partisë Demokratike nuk mund të ngrihet as nga ana formale, pasi sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor shpallja…
Një 22-vjeçar kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari në Tiranë. Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municion luftarak. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy VanHorn ka pasur një takim pune në Kryesinë e Kuvendit. Ajo vizitoi Kryesinë rreth orës 11:00 dhe mësohet se ka zhvilluar takim me kryetaren e parlamentit, Elisa Spiropali. Vizita e VanHorn në Kryesinë e Kuvendit vjen vetëm pak ditë përpara se të nisë sesioni i ri parlamentar. Takimi në Kryesinë e Kuvendit vjen pas një tjetër vizite të zhvilluar disa ditë më parë në Kryeministri.
Postimi i plotë:Një urim, një ndjesë dhe tre këshillaTë dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës,Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre.Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por, kjo s’duhet të na…
Kombëtarja e Shqipërisë luan të mërkurën përballjen e saj miqësore me Gjibraltarin. Sfida nis orë 18:00 dhe luhet në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit. Trajneri Sylvinho ka punuar me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Deri tani i gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet. Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Tekniku kuqezi e konsideroi takimin testues ndaj Gjibraltarit si një mundësi të mirë për lojtarët që nuk…
Një aksident me pasojë një të plagosur ndodhi një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi A. Gj., 18 vjeç, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasen M. N., 22 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. N..
Një 52-vjeçar, i dënuar me burg në Itali është arrestuar në Peqin. Në pranga ka rënë shtetasi Rudin Gripshi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Njoftimi: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”. Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që…
Qeveria portugeze ka shpallur ditën e enjte si ditë zie kombëtare, në nderim të 15 viktimave që humbën jetën të mërkurën. Tragjedia ndodhi në Lisbonë, ku një tramavaji elektrik doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë gjatë orarit të pasdites. Në mesin e 18 të plagosurve, ndodhen edhe pesë persona në gjendje kritike për jetën dhe një fëmijë i mitur. Kryeministri Luís Montenegro anuloi të gjitha aktivitetet publike dhe institucionale, duke konfirmuar pjesëmarrjen vetëm virtuale në një samit ndërkombëtar në Paris. Ndërkohë, Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa anuloi një event të planifikuar në Pallatin Belem. “Është një ditë…