Author: tirana

Lumi Vjosa i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi magjik në jug të vendit.

Read More

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit profesional të të rinjve pjesëmarrës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët është një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. Ky edicion i X-të do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron më shumë mbështetje se kurrë më parë për të rinjtë që kërkojnë një trampolinë drejt…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, i cili sjell ndryshime në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Deputetët kërkonin shfuqizimin e ligjit si antikushtetues dhe pezullimin e tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata rrëzoi një sërë pretendimesh të paraqitura nga deputetët: Liria e kërkimit shkencor dhe siguria juridike: U konsideruan si pretendime të reja, të paraqitura vonë dhe nuk u morën në shqyrtim. Cenimi i parimit të barazisë para ligjit dhe hierarkisë së akteve normative: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh kushtetuese.…

Read More

Kaos dhe dhunë fizike u pa këtë të enjte në Parlamentin e Ukrainës. Dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion. Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, pas protestave masive që shpërthyen në vend. Ligji kaloi me 331 vota pro dhe asnjë kundër. Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në një atmosferë të tensionuar dhe u transmetua drejtpërdrejt, në atë që ishte seanca e parë parlamentare publike që nga…

Read More

Bashkia e Tiranës kryebashkiakun e votuar nga populli e ka në burg në betejë me drejtësinë, por analisti Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen. ”Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve që lidhje me çështjen penale ndaj Veliajt, këtë e ka thënë vet Dumani. Koha për paraburgimin do të zgjatet dhe do të kemi një proces të gjatë. Lidhur me çështjen e Bashksisë së…

Read More

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku. Avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme. Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të mbrëmjes së mërkurë. Turbulencat ishin aq të forta sa pasagjerët dhe karrocat me ushqime u hodhën në ajër, duke përplasur gjithçka brenda kabinës. Disa stjuardesa u rrëzuan. Disa anëtarë të ekuipazhit ishin mes të plagosurve. Të…

Read More

Një grup kriminal ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center dhe i vendosur në Shqipëri. Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta. Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime.…

Read More

Presidenti i Amerikës, Donald Trump tregon për një marrëveshje që do të zgjasë për 90 ditë tarifat aktuale prej 25% për disa mallra meksikane të importuara në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë që tarifa më e lartë prej 30% që Trump kishte kërcënuar do të shtyhet për të paktën tre muaj. ”Sapo kam përfunduar një bisedë telefonike me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila ishte shumë e suksesshme në atë që, gjithnjë e më shumë, po njihemi dhe po e kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Trump. Po ashtu Trump tha se Meksika do të hiqte menjëherë të ashtuquajturat barriera…

Read More

Një çift nga Ohio ka lindur djalë nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke vendosur një rekord të ri botëror. Lindsey 35-vjeçe dhe Tim Pierce 34-vjeç, mirëpritën djalin e tyre, Thaddeus Daniel Pierce. Besohet se është koha më e gjatë që një embrion është ngrirë përpara se të rezultojë në një lindje të suksesshme të gjallë. Çifti Pierce ishte përpjekur të kishte një fëmijë për shtatë vjet përpara se të vendosnin të adoptonin embrionin që Linda Archerd, 62 vjeç, krijoi me bashkëshortin e saj të atëhershëm në vitin 1994 përmes fertilizimit in vitro. Në atë…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur qëndrimet që ai ka në debatin publik për draftin e Kodit të ri Penal. Ai ka trajtuar dy çështje, që sipas tij ky Kod i ri Penal nuk i zgjidh, por që i përkeqëson edhe më shumë. ”Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme. Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve”,-shkruan Manjani. Shkrimi i plotë 1-Përgjegjësi penale për veprime të ligjshme. A mund të ketë përgjegjësi penale për persona që kanë marrë vendime të ligjshme ose kanë përfituar nga vendimet e ligjshme?…

Read More

Dashnor Sula nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të 11 Majit, por kjo nuk e ndalon që të komentojë zhvillimet politike. Ai e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”. Nga ana tjetër, ai shtoi edhe se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy. ”Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha është Zoti që do shpëtojë PD-në. Nuk e bën gjithçka Berisha se ka dhe staf. Duke filluar nga sekretari i përgjithshëm. Për mua është fyerje…

Read More

Qeveria Rama do të ofrojë një paketë mbështetëse për banorët e zonave të prekura nga zjarret, për të kompensuar dëmet e shkaktuara në banesa, bujqësi apo blegtori. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, gjatë një takimi koordinues tha se në qendër të diskutimeve ishin vlerësimi i gatishmërisë operacionale për Emergjencat Civile dhe vlerësimi i dëmeve dhe përgjigjes që duhet të marrin banorët e prekur, veçanërisht në sektorin e blegtorisë. ”Gjatë muajit korrik kemi pasur 59 zjarre masive dhe një mori zjarresh më të vogla në zonat e banuara apo rurale. Në total, mbi 29 mijë sipërfaqe hektarë e djegur. Na rezulton…

Read More