Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi vodhi shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete, në zonën e Borshit . Blutë kanë sekuestruar 1 automjet tip “Volkswagen” dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje. Inspektorët e IMT në bashkëpunim me policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme. Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet. Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerime për ata…
Kapela mortore e Giorgio Armani-t, mjeshtrit të padiskutueshëm të stilit italian, është hapur që në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm në Teatrin Armani, në Via Bergognone 59, Milano. Por që nga ora 7:00, qindra qytetarë kishin mbërritur për të qëndruar në radhë e për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës. Kapela do të jetë e hapur për vizitorët gjatë gjithë ditës së sotme dhe nesër, të dielën më 7 shtator, deri në orën 18:00. Atmosfera në Via Bergognone është mbushur me admirues, turistë dhe qytetarë, që kanë ardhur për të nderuar “Mbretin George”. Dy radhë janë krijuar…
Një ndërtesë nëntëkatëshe në ‘White City’, në Londër është përfshirë nga flakët. Të paktë 15 automjete zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes, dhe rreth 100 zjarrfikës u angazhuar për të shuar flakët. Zjarri ishte përhapur në katet e sipërme të ndërtesës. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ndërtesa është qendra e vjetër televizive e BBC-së e cila ishte selia e organizatës deri në vitin 2013. Autoritetet menjëherë mbyllën rrugët përreth dhe u bënë thirrje qytetarëve që të shmangnin zonën deri sa situata të ishte nën kontroll.
Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës mbrëmjen e së enjtes në Shkodër vijon të mbetet pa autor e pa shkaqe. Ndonëse krimi i rëndë ndodhi në mes të qytetit, nën syrin e dhjetëra dëshmitarëve dhe të dhjetëra kamerave të subjekteve private, atentatorët mundën të largohen me një motor me të cilin arritën të kryenin edhe vrasjen. Në momentin e ekzekutimit, Kristiani ka qenë i ulur në një tavolinë përjashta lokalit, në anë të rrugës, çka do të thotë se nuk ka qenë në dyshim për ndonjë akt ndaj tij, ndërkohë bëhet me dije se në tavolinë me të ka qenë edhe…
Kaosi dhe protestat masive kanë përfshirë sërish Serbinë. Mijëra protestues kërkuan gjatë një tubimi të premten zgjedhje të parakohshme në Serbi. Ndërkohë policia ndërhyrë duke tentuar të shpërndajë turmën në gaz lotsjellës. Serbia është përfshirë nga protesta masive prej kohësh. Qytetarët denoncojnë korrupsionin, dhe vazhdimisht në tubimet e tyre kanë kërkuar hetim transparent dhe bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, pas disa orësh pune intensive e profesionale, policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin. 26-vjeçari i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes. Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi,…
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve.
Gjirokastra ka pasur një numër të lartë turistësh shqiptarë dhe të huaj. Nga janari deri në korrik, Gjirokastra ka pritur të paktën 500 mijë vizitorë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga qyteti i gurtë, ndërsa shprehet se mijëra turistë kanë përjetuar magjinë e këtij qyteti. “MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila nga janari deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me termometrin që në disa qytete do të shënojë 35 gradë Celsius. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s.
Dashi Qielli i dashurisë do jetë goxha i trazuar gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhë ashtu si ju e kishit menduar. Debatet do jenë të pafundme. Beqarët nuk duhet t’i dramatizojnë gjërat sepse edhe vetmia ka të mirat e veta. Duhet ende edhe pak durim. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes dhe maturi. Demi Dite goxha e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do ecin ashtu si i kishit menduar dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqare do kenë një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim impresionues. Gjithsesi falë miqve nuk do…
Ish-presidenti amerikan, Joe Biden i është nënshtruar një operacioni. Mjekët i hoqën kancerin e lëkurës. Biden po e merr vetën nga operacioni. Mbetet e paqartë se kur saktësisht iu nënshtrua operacionit. Në fund të gushtit, ish-presidenti u fotografua duke dalë nga një kishë në shtetin e tij të lindjes, Delaware, me një fashë të dukshme në ballë. Një teknikë kirurgjikale e quajtur Mohs u përdor për të hequr kancerin e lëkurës, në të cilën shtresa të holla të lëkurës hiqen dhe ekzaminohen nën mikroskop derisa të mos dallohen shenja të kancerit, deklaroi më tej zyra e Biden, sipas mediave amerikane.…