Author: tirana

Shqiptarët nuk i kanë thënë kurrë “jo” dasmave, e sidomos atyre tradicionale dhe fetare. Ndonëse të mërguar, shqiptarët janë kthyer në vendlindje për të trokitur gotat e gëzimit me familjarët, farefisin dhe shoqërinë në momentin e tyre më të bukur të jetës, në martesë. Xhulio dhe Maria jetojnë prej vitesh në Australi, por vendosën t’i thonë njëri-tjetrit “PO” aty ku kanë rrënjët familjare. Për t’u martuar zgjodhën Katedralen e Shën Shtjefnit teksa Dom Mark Pashkja i priste për t’i dhënë bekimet e Zotit. ”Jetojmë në Australi por erdhëm në Shqipëri të martohemi pasi kemi familjen, kushërirët, është një gjë e…

Read More

Sonte në orën 20:45 ekipi kuqezi zbret në fushë për përballjen kundër Letonisë në ”Air Albania”. Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, event që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sfida është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte. Në të tilla kushte, kur Serbia pret Anglinë dhe ballkanasit kanë dy pikë më shumë se tanët në renditje, detyra e djemve…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku ka ndarë momente nga takimi me ambasadorët shqiptarë në botë. Për të vizioni Shqipëria 2030, është edhe për ta kthyer Shqipërinë në një pikë të rëndësishme për të gjithë Ballkanin Perëndimor. ”Me prezencën e ambasadorëve shqiptarë në botë mbi rëndësinë e diplomacisë ekonomike në funksion të vizionit Shqipëria 2030. Një prezantim sa i takon projekteve tona në infrastrukturë dhe energji, të cilat kanë një rëndësi strategjike për të gjithë rajonin, duke e kthyer Shqipërinë në një pikë të rëndësishme për të gjithë Ballkanin Perëndimor”,-shkruan Balluku.

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bashku me Wizz Air, shpallën sot zgjerimin më të madh të operimeve në Shqipëri. Kompania ajrore lidere në TIA, njoftoi shtimin e flotës me një avion modern Airbus A321neo dhe katër linja të reja nga Tirana drejt Stokholmit, Këlnit, Billundit dhe ishujve Tenerife. “Sot shënojmë një hap tjetër të rëndësishëm në udhëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Shtimi i avionit tonë të 14-të dhe katër linjat e reja ajrore tregon përkushtimin tonë të fortë për t’iu ofruar pasagjerëve shqiptarë edhe më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme dhe destinacione emocionuese. Me këtë rrjet, ne jemi krenarë të…

Read More

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu pranon sulmin e kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht i pavarur i Izraelit. Izraeli e nisi, e realizoi dhe mban përgjegjësi të plotë”. Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Autoritetet e Katarit kanë nisur hetime në nivelin më të lartë dhe kanë paralajmëruar se detaje të tjera mbi incidentin do të…

Read More

Një zyrtar izraelit tha se Shtetet e Bashkuara janë informuar paraprakisht për sulmin që u zhvillua në Doha të Katarit këtë të martë. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi sulmin. Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, tha ushtria në një deklaratë. Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një…

Read More

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë të martë një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kreu i shtetit bëri të ditur se në fokus të takimit ishin “problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. “Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, u shpreh Begaj. Deputeti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi iu drejtua dje me një fjalë konferencës së ambasadorëve shqiptarë “Diplo 2025”. Ai kërkoi që Shqipëria dhe trupa e…

Read More

Fotografi i Reuters në Shqipëri, Florian Goga ka publikuar disa foto të veçanta të Mariana Koçekut, e njohur ndryshe si Neomalsorja, e cila ditën e premte pritet të betohet si deputete e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Nga fotot e shkrepura në bujtinën e Neomalsores në Koman të Shkodrës, duket se zgjedhja si deputete nuk e ka larguar Mariana Koçekun nga stili i mëparshëm i jetesës.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka hedhur dyshime se po synohet qëllimshëm të pengohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe. Osmani dërgoi në Kushtetuese komente për këtë çështje, kërkoi që të lejohet funksionimi normal i Kuvendit të Kosovës edhe në kushtet kur nënkryetari serb nuk është zgjedhur. ”Përderisa kryesia e Kuvendit ka kuorum, përderisa Kuvendi ka zgjedhur në përputhje të plotë me Kushtetutën, Kuvendi si institucion nuk duhet të bllokohet. Një bllokim i tillë si instrument edhe në të ardhmen do të krijonte precedentë të rrezikshëm për paralizimin total shtetëror dhe këtu nuk po flas vetëm për komunitetet”,…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha e cilësoi si qesharake deklaratën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit që sipas këtij të fundit ishin “zgjedhje si të një vendi kandidat për në BE”. Berisha tha se Celibashi lexon se çfarë i shkruan qeveria. Kreu i PD nënvizoi sërish se zgjedhjet ishin një farsë elektorale dhe se opozita e ka faktuar një gjë të tillë. ”Nuk ka deklaratë me qesharake. Zgjedhjet ishin një farsë e vërtetë elektorale dhe ne kemi faktuar me qindra mijëra fakte se në këto zgjedhje u shkelmuan standardet më elementare…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i dërgoi një mesazh efektivëve të Policisë Shkodër, duke theksuar se reagimi i tyre “i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm”. “Gjej rastin që nëpërmjet këtij mesazhi, të ngushëlloj familjarët e 2 viktimave, të uroj shërim të shpejtë për të lënduarit, si dhe t’i garantoj se Policia i ka vënë të gjitha kapacitetet e saj më të mira hetimore dhe operacionale në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me krimin e djeshëm, por edhe të ngjarjeve…

Read More

Është marrë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, që dyshohet se ishte shënjestra e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në mes të Shkodrës. Ai i mbijetoi atentatin, por jo dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja. Sipas gazetares Dorjana Bezat, ai ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të. “Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”, ka thënë ai. Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë…

Read More