Author: tirana

Rama: Elisa Niko Taulanti bashkë me Majlindën Adean kishin detyrën e hartimit të një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare, në funksion të procesit të integrimit. Kanë studiuar skemat dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit me strukturën e procesit të negociatave. Dua të mbroj disa mendime që janë diskutuar gjatë këtij procesi. Në më shumë se tre dekada nga zgjedhjet e para pluraliste, na duhet një cikël i reformimi dhe riorganizimi për disa institucione ndër to edhe për Kuvendin e Shqipërisë. E para gjë, që gjen dakord cdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit…

Read More

Edi Rama: Programi ri qeverisë nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret. Misioni i bashkimit më B nuk ka qenë kurrë më konkret dhe i pasqyruar në program se sot. Detyra jonë si mazhorancë nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të 4 të PS për Shqipërinë 2030. Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të ngremë deri në fund të dekadës flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel Këto nuk janë 3 stacione, por 3 majat që…

Read More

Rama: Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, as një kryetar bashkie të dënuar lidhur me detyrën. Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë të cilit ju….e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik madje në shkelje të hapur të ligjit dhe çdo zakoni janë nxjerrë nga brenda nga ato tezgat edhe bisedat me familjarët nga telefoni i burgut,. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur, më flagrante më brutale në…

Read More

“Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, nuk mban më”-kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalimit të tij në Asamblenë e PS. “Shiu po bie me të madhe për të lajmëruar bereqetin e punës për Shqipërinë 2030 në BE. Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4 vjeçarit tonë më sfidues, për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt qeverisës që nis me betimin e kuvendit. Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, Nuk mban më, dua të them që në fillim sa më qartë atë që…

Read More

Kuvendi i Ulët i Spanjës ka bllokuar një projektligj të rëndësishëm që synonte shkurtime të javës së punës për të ulur orët e punës me 2.5 orë, duke i dhënë një goditje të rëndë qeverisë socialiste të udhëhequr nga kryeministri Pedro Sánchez. Ky ligj ishte një nga reformat kryesore që shoqëronte planin e qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe balancimin më të mirë të jetës dhe punës për punonjësit. Në një votim të mbajtur, deputetët e opozitës, së bashku me grupin katalanas Junts, i dhanë fund mundësisë që ky projektligj të kalonte në shqyrtim. Ata e kundërshtuan ligjin,…

Read More

Policia e Tiranës arrestoi 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj. Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç. Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara,” shkroi kreu i shtetit. Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë…

Read More

Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake, Erion Veliaj! Dje Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, 7 biznesmenët dhe 8 persona të tjerë të përfshirë.

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25. Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona e Skelës,Bulevardi Kryesor I.Qemali , rruga pranë Bibliotekës se qytetit . Gjithashtu nën ujë janë edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”. Ujërat e mbledhura në rrugë vijojnë të jenë të pranishme, ndërkohë që punonjësit e bashkisë janë në terren për hapjen e pusetave.

Read More

Ora 10:00 e kësaj të enjteje do t’i gjejë të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese. Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj. Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030. Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial…

Read More

Shiu i dendur që ka rënë gjatë natës ka shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve të qytetit të Durrësit. Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, ndërsa uji ka mbuluar kryesisht segmentet e ulëta të qytetit. Ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur punën për të larguar ujin nga zonat më të prekura. Situata po shkon drejt përmirësimit.

Read More

Kontakti me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë rrugës i ka shkaktuar vdekjen një burri. Viktima është Fatbardh Kaloshi, 44 vjeç, baba i 3 fëmijëve. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të. Prej të paktën një ore, viktima në rrugë në pritje të kryerjes së procedurave. Policia ka vendosur shiritat kufizues në vendin e ngjarjes.

Read More