Politiku australian Gareth Ward ka dhënë dorëheqjen nga parlamenti i Uellsit të Ri Jugor (NSW) vetëm pak çaste para se të përjashtohej zyrtarisht, pasi humbi një sfidë ligjore për të qëndruar në detyrë pas shpalljes fajtor për sulm seksual ndaj dy të rinjve. Ward, 44 vjeç, u shpall fajtor muajin e kaluar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj dy burrave, të moshës 18 dhe 24 vjeç, në periudhën midis viteve 2013 dhe 2015. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pret dënimin, ndërkohë që ka njoftuar synimin për të apeluar vendimin e gjykatës. Dorëheqja e tij si anëtar i pavarur për…
Author: tirana
Një 47-vjeçar është vënë në pranga, pasi ndezi zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit në fshatin Kryeluzaj. “Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan…
E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e diellit, shkruan Milo Boyd në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”. Kompania ajrore “Wizz Air” ka lançuar një itinerar të ri, duke lidhur Britaninë e Madhe me destinacionin e ri evropian të lirë dhe me diell. Shqipëria është quajtur “Maldivet e Evropës” falë brigjeve të saj të pacënuara me rërë të bardhë dhe ujërave të kristalta që zbukurojnë Rivierën e saj spektakolare. Me një numër në rritje të pushuesve që zbulojnë rajonin –…
Aksioni për çlirimin e hapësirave publike ka vijuar pa ndërprerje në zona të ndryshme në Tiranë, por është shtrirë edhe në qytete të tjera. Kryeministri Edi Rama në Facebook ka ndarë së fundmi pamje nga aksioni i zhvilluar në Shkodër. Siç shprehet kryeministri i gjithë operacioni është në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE. “MIRËMËNGJES dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të…
Territori shqiptar këtë të premte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 39 gradë Celcius në qarkun e Beratit. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era fiton shpejtësi 7-15 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 3 ballë.
DASHI Kolegët e punës nuk duan t’ju ngarkojnë me më shumë peshë dhe përgjegjësi nga sa ju takon të merrni, por situata në të cilën ndodheni ju detyron të ndërmerrni disa nisma të reja. Sido që të shkojnë gjërat, duhet të mendoni vetëm për një rezultat sa më pozitiv. DEMI Jeni lodhur me gjërat rrotull jush, puna, monotonia jeta e përditshme. Është momenti të ndryshoni shumë gjëra rrotull jush. Kërkoni privatësi nga partneri, mbase është momenti për një çlodhje apo diçka të re, aftësitë nuk ju mungojnë. BINJAKËT Ditën e sotme do ua kushtoni totalisht të tjerëve. Do jeni personi…
Mijëra qytetarë protestuan sot në Prishtinë “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar foto nga protesta, ka një pyetje për Kuvendin e Kosovës. ”Pse nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga…
Zjarri që ka përfshirë prej ditës së djeshme një pyll me pisha që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës, po mbahet nën kontroll nga Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë e përfshira. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se tashmë dhe një helikopter i ka ardhur në ndihmë trupave të ndodhura atje që nga dita e djeshme. Postimi i plotë Zjarri që ka përfshirë prej dje një pyll pishash që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës, po kontrollohet nga Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë e përfshira. Tashmë…
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet më preferuarit për mijëra vizitorë vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga mbrëmja në Pogradec në këto netë vere. “Hëna si poezi më vete mbi liqen”, shkruan Rama. I zgjedhur masivisht për qetësinë dhe freskinë që ofron në ditët e nxehta të verës, Pogradeci mbetet destinacion shumë i kërkuar edhe gjatë stinëve të tjera, ndërsa është rritur edhe numri i turistëve të huaj.
Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se një i burgosur në Qendra e paraburgimit në Mitrovicë, është arratisur pasditen e 7 gushtit. Policia tha se bëhet fjalë për Gjorgje Radomiroviq, ndërkaq Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. “Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri GJ.R”,-tha Shërbimi…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një video në Facebook, ku e ka shoqëruar me një status. ”Asfalti i fushatës është ryshfeti më i madh i demokracisë. Tenderat nuk janë për qytetarët, por për blerjen e votës”,-shkruan Berisha. Sot gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se promovimet dhe inaugurimet janë një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u duk se konfirmoi planin izraelit për të marrë kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës, përpara një takimi kyç të Kabinetit të Sigurisë së vendit. “Ne synojmë që për të garantuar sigurinë tonë, të eleminojmë Hamasin, t’i mundësojmë popullsisë të çlirohet nga Gaza dhe ta kalojmë atë nën një qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe askush që mbështet shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu për transmetuesin amerikan “Fox News”. “Ne duam të çlirojmë veten dhe popullin e Gazës nga terrori i tmerrshëm i Hamasit”, shtoi ai. Raportet për mbështetjen e Netanyahut për një pushtim…