Author: tirana

Në Gramsh, ku dje pati gjithashtu situatë të rëndë zjarresh janë shkrumbuar 6 fshatra. Sot ka ende vatra flakësh në pyje, mbi të cilat tre helikopterë po hedhin ujë nga ajri. Dëmet janë të konsiderueshme në shtepi, bagëti e të mbjella. Qindra banorë janë evakuuar nga 8 fshatra. “Ne jemi të zhvendosur në dalje të fshatit të Nartës, ka ende pak banorë që kanë mbetur këtu. Kemi të bëjmë me 3 helikopterë që ndodhen në Gramsh. Kemi 39 banesa që janë shkrumbuar në orët e fundit. Era e fortë ka qenë faktor kyç në përhapjen e zjarrit në këto zona.”,…

Read More

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon të lërë shtëpinë pasi thotë se i ka gjithë kujtimet aty. “Më dhimbset shtëpia, kam kujtimet e mia këtu. Jam për pushime, më bërtasin të gjithë nuk iki dot. Me dhimbset, kam gjithë kujtimet, si të iki”-shprehet banorja. Ajo thotë më tej se organet kompetente nuk reaguan në kohë për zjarrin duke mos ndërhyrë me avionë.

Read More

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta dhe ka lënë në fuqi masa e arrestit në burg. Gjatë masës prokurori i çështjes Arben Kraja sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës ka thënë se nëse Ilir Meta lirohet ekziston rreziku që të intimidojë dëshmitarët. Avokatët sugjeruan më parë një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, ndërkohë avokati i tha gjyqtarit Erjon Çela se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të largohet dhe arratiset. Pasi lexoi parashtrimet avokati i Metës Kujtim Cakrani braktisi seancën. “Ne e dimë afërmendsh se çfarë vendimi do…

Read More

Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale. Lufta me flakët ka qenë heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse të bashkive të jugut, ekipeve të ardhura nga Tirana, forcat e ushtrisë dhe banorët lokalë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pranë qytetit. Sikurse duket edhe në foton e mësipërme, të rraskapitur pas zjarrit apokaliptik në Delvinë, zjarrfikësit janë shtrirë për të pushuar në stole e në tokë.

Read More

Flakët kanë pushtuar Europën teksa kontinenti I vjetër përballet me temperature përvëluese që kanë tejkaluar 40 gradë Celsius. Situata dramatike paraqitet në Greqi, kryesisht në Akai, ku flakët janë përhapur në tre fronte. Autoritetet kanë mbyllur disa rrugë, mes tyre edhe rrugët nga Patras për në Pyrgos. Dhjetëra vatra të tjera zjarri janë active edhe në Kios, Arta e Prevezë, teksa situate kritike mbetet në ishullin e Zakynthos, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit sidomos në fshatin Agalas ku janë djegur edhe shtëpi. Në Spanjë mbi 6 mijë qytetarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në veri, qendër dhe jug…

Read More

Zjarrfikësit në të gjithë Spanjën, Portugalinë, Greqinë, Turqinë dhe Ballkanin po luftonin me zjarret e egra të martën, me një valë tjetër të nxehti që i shtyu temperaturat mbi 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit) në pjesë të Evropës. Ngrohja globale po i shkakton rajonit të Mesdheut vera më të nxehta dhe më të thata , thonë shkencëtarët, me zjarre që shtohen çdo vit dhe ndonjëherë shndërrohen në “vorbulla” . “Po na ziejnë të gjallë, kjo nuk mund të vazhdojë”, tha një kryetar bashkie në Portugali, Alexandre Favaios, ndërsa digjeshin tre zjarre. Në periferi të kryeqytetit spanjoll, Madridit, një zjarr…

Read More

Gjatë ditës së sotme, në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata e zjarrit në fshatin Xath është paraqitur më e qetë, krahasuar me intensitetin e ditëve të mëparshme. Aktualisht banesat janë jashtë rreziku, ndërsa në terren vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.Forcat e angazhuara janë: 50 forca të ushtrisë me 2 mjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së me 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 bota uji, 18 inspektorë të shërbimit pyjor, 30 persona nga administrata, shërbimet dhe njësitë administrative Blerim dhe Qafë-Mali. Operacioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të AKMC-së, duke synuar vendosjen nën kontroll…

Read More

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan i cili i shfaq para tre ditës. Në Tërnovë të Bulqizës zjarret po bëjnë kërdinë në pyje. Pranë Liqenit të Zi janë shkrumbuar dhjetra hektarë me drurë të ndryshëm. Sot më shumë se 70 forca të ushtrisë, bashkisë dhe vullnetarë po luftojnë me flakët, por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq, ku e vetmja zgjidhe për shuarjen e zjarrit ngelet vetëm ndërhyrja nga ajri.

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme seancën për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari për këtë cështje është caktuar Erjon Çela, i cili do të vendosë mbi kërkesën e paraqitur nga avokatët mbrojtës të Metës. Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli pas masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, në kuadër të një hetimi të SPAK për çështje korrupsioni dhe pastrimi parash, akuza të cilat Meta i ka mohuar me forcë, duke i cilësuar “të motivuara…

Read More

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që lidh Artën me Janinën në vendin e quajtur Filipiadha. Situata ishte e rrezikshme pasi autobusë dhe autovetura u detyruan të ecin mbrapsht në krah të kundërt për më shumë se 1 kilometër në autostradë për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve nga zjarri. U desh ndërhyrja e zjarrëfikësve të cilët vunë nën kontroll flakët për të bërë të mundur kalimin e sigurtë të autobusëve me udhëtarëve. Ndërsa situata në zonën e Ahajias në afërsi të patrës mbetet dramatike. Disa shtëpi…

Read More

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas po digjet dhe fshati i fundit. Gjithsej 6 fshatra të shkrumbuar totalisht, fshati i 7 sapo është përfshirë nga flaket dhe një tjetër shumë afër. Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri tjetrin.

Read More