Author: tirana

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta. Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritja ishte disi më e ulët për Tiranën. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 5.1% ndaj periudhës paraardhëse dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë. Kjo tregon se efektin kryesor në rritjen e çmimeve duken ta kenë…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 12:00 qeverinë, ku në rend dite mësohet se është vendimmarrja për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas ligjit, është qeveria që ka fjalën e fundit për përfundimin e mandatit të një kryebashkiaku, ndaj vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Ministrave. Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, tanimë një godinë e re e rikonstruktuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo godinë ka laboratore moderne, terrene sportive dhe kushte dinjitoze për të studiuar. “Mirëmëngjes dhe nga shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, tanimë një godinë krejt e re, me laboratore moderne, terrene sportive dhe kushte dinjitoze për të studiuar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Kjo e entje do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë. Gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë prezente në të gjithë territorin. Dita do të vijojë me alternime të vranësirave dhe motit të kthjellët. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius, teksa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 30 gradë. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 3 ballë.

Read More

DASHI Ndihesh sikur je në lëvizje. Kjo është një kohë kur nivelet e energjisë po rriten përsëri dhe dëshira jote për të kryer gjërat është e fortë. Nëse të është dashur të përballesh me vonesa ose frustrime në muajt e fundit, tani është koha për të reaguar. Në punë, mund të marrësh telefonata të rëndësishme ose konfirmime të shumëpritura. Në dashuri, më shumë pasion: nëse je beqar, mund të takosh dikë entuziazmi i të cilit të godet; nëse je në një lidhje, grindjet e vogla mund ta forcojnë lidhjen tuaj, për sa kohë që shmang të qenit shumë impulsiv. DEMI…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbajti një mbledhje me ministrat dhe deputetët socialistë, kur tha se tashmë duhet t’i hapet rruga dhe të vijojë puna për kryeqytetin. Pas mbledhjes ku mbështeti kandidaturën e Ogerta Manastirliut si dhe dha porositë për bashkitë e vendit për disa problematika që duhen rregulluar, Rama është fotografuar duke pirë kafe me kabinetin e tij, në një ambient lokali pranë selisë rozë.

Read More

Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha zhvilloi një takim me zëvendësuesin e tij, Elis Halili i cili mori detyrën si kryetar i komanduar i Bashkisë pas dorëheqjes së Dredhës. Dredha e përshëndeti Halilin dhe shprehu besimin e tij të plotë për kapacitetin dhe angazhimin e tij për qytetin. Në një postim në Facebook, Dredha shkroi: “Me bindjen dhe besimin që do të bëjë më të mirën për qytetin, i uroj Elisit dhe gjithë ekipit, punë të mbarë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Vlorës së bukur!”. Elis Halili u emërua si kryetar i komanduar i Bashkisë së Vlorës pas dorëheqjes…

Read More

Lezha vijon që të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, edhe pas përfundimit të sezonit turistik. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga grupet e shumta të turistëve që mbushin qendrën e qytetit dhe pikat historike dhe kulturore të Lezhës. Një prej atraksioneve kryesore mbetet Shëngjini, që edhe pas mbylljes së sezonit turistik, vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota. Një grup prej 45 gjyqtarësh polakë dhe stafi i tyre po kalojnë një pushime në këtë zonë, duke shijuar bregdetin e bukur dhe pasuritë natyrore dhe kulturore…

Read More

Pirja e kafes në Tiranë duket se është kthyer në një lojë rastësie, ku çmimi ndryshon në varësi ku ulesh. Në kryeqytet një filxhan kafeje mund ta shijosh me 70 lekë, por dhe me 200 lekë. Por si e shohin qytetarët këtë situatë? “Shumë të shtrenjta.” “Varet ku e pinë, e pinë edhe më lirë”. “Në disa vende të shtrenjta, në disa vende normale.” “Nuk më duket ndonjë çmim i arsyeshëm për të pirë kafen ne që jemi të rinj për shembull nuk besoj se është diçka normale çmimi”. “Me e krahasuar me shtete të tjera është pak më e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkarkimin që ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, i bëri zëvendësit të saj pasi tymosi cigare në një ambient të mbyllur. Rama sulmoi opozitën për reagimin e saj për këtë shkarkim, duke thënë se në vend që ta përshëndeste këtë veprim, bëri të kundërtën. Kryeministri e krahasoi opozitën më tej me, “një bisht cigareje të mbetur në taketuken e jetës demokratike”. “Llomotitje e madhe nga ata që iu ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presim gjatë derisa ta marrin veten, por kur të marrin veten do të duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka gjetur një mbështetje të gjerë brendë strukturave të PS-së. Rama tha se në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, asnjë qytetar nuk e ka mendjen te kandidati i opozitës përballë Manastirliut, por te zgjidhja e halleve të përditshme të tyre. “Më vjen shumë mirë që siç edhe ju të gjithë e keni konstatuar, kandidatura e Ogertës ka gjetur menjëherë mbështetjen e plotë të familjes sonë të madhe politike. Të gjithë janë të një mendjeje se është radha e saj ta udhëheqë Tiranën, me…

Read More

Në mbledhjen me ministrat e qeverisë dhe deputetët socialistë të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se do të ndërhyhet në drejtimin e ujësjellësit të kryeqytetit, me anë të Operatorit Kombëtar të Ujit që është rikonceptuar tashmë dhe pritet të vihet në jetë. Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet detyrë e bashkive. ”Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet…

Read More