Author: tirana

Asnjë fermer nuk do të marrë dëmshpërblim për bagëtinë, stallën, parcelën apo shtëpinë e djegur nga zjarri pa përfunduar i gjithë inventarizimi i dëmit të shkaktuar nga flakët e zjarrit. Fermerët do të mbështeten nga qeveria vetëm pasi trupat inspektuese të veterinereve dhe agrumeve të kenë dorëzuar statistikat e sakta të dëmit që shkaktoi zjarri në blegtori dhe bujqësi.Me pas më pas më anë një vendimi nga këshilli i ministrave do të përcaktohet sasia dhe vlera e dëmit, e kjo më shumë gjasa do të ndodhë atëherë kur kryeministri do të formojë qeverinë e re. “Së pari do të përfundojë…

Read More

Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Ata dyshohet për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.Gjatë zhvillimit të seancës avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, kanë zhvilluar debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu debat kanë bërë me prokurorin edhe dy të dyshuarit sa i takon provave që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim. Avokatët…

Read More

Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën, por temperaturat më të ulëta kanë rritur shpresat për kontroll. Rreth 373,000 hektarë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, tha Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, duke shënuar sezonin më të keq të zjarreve në vend që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2006. Totali tashmë ka tejkaluar vitin 2022, kur u shkatërruan 306,000 hektarë, shkruajnë mediat e huaja. Pjesa më e madhe e shkatërrimit ka ardhur nga zjarret masive për më shumë se një javë…

Read More

Një 20-vjeçar me banim në Finiq është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre në fshatin Sopik. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, vatra e zjarrit u shua dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda. Autoritetet apelojnë te qytetarët dhe u kërkojnë të tregojnë kujdes pasi do të përballen me pasoja ligjore në rast se dëmtojnë pronën dhe pasurinë publike.

Read More

Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook”.Shefi i qeverisë shkruan se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore. “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. 🔍⛏️🧭📜🏺 🪡Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.

Read More

Një 50-vjeçar i identifikuar si Endri Nisi është arrestuar nga Policia pasi tentoi të kontrabandote mallra nga Greqia. Blutë kanë sekuestruar mallarat e kontrabanduara. Njoftim i Policisë: Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën…

Read More

Në Yzberisht është zbuluar një banesë, e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, Gjatë aksionit janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu. Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë Shkëlqim Krrashin, pronar i banesës. Nga hetimet dyshohet se ai siguronte sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht. Ndërkohë vijojnë hetimet…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të veçanta nga “Shtegu i Ngjyrave” në zonën malore të Shishtavecit, në Kukës, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të kësaj zone. “Mirëmëngjes nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec të Kukësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetin social “Facebook”. Në video shfaqen motoristë duke lëvizur nëpër majat e larta të maleve, në një sfond mbresëlënës me natyrë të gjallë dhe të paprekur. Shtegu i Ngjyrave, i gjendur në bjeshkët e Kukësit, po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion për…

Read More

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”. Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë – i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë. Ai ndodhet rreth katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë. Plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni…

Read More

Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke…

Read More

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire. Demi Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore.…

Read More